SHIFRAT: Çmimi u rrit për të gjithë, por nafta në Shqipëri, ndër më të shtrenjtat në krahasim me vendet e rajonit dhe botës

J L

Çmimi i naftës në Shqipëri ka shkuar në stratosferë.

Nafta së fundmi duket se po i afrohet nivelit të 300 lekë për litër.

Në disa pika të karburanteve në kryeqytet nafta shitet për 234 lekë për litër, një çmim jashtëzakonisht i lartë që rëndon xhepat e shqiptarëve.

Më poshtë do të shihni një tabelë krahasuese të çmimit të naftës në Shqipëri me ato të rajonit dhe të botës, të përpunuar nga Dosja.al.

Kur në Shqipëri çmimi është rritur 2 herë, brenda 2 ditëve dhe ka kapur 230 lekë ose 1.9 euro për litër, duket se në botë nuk është e njejta situatë.

Diferenca e çmimeve:

Shqipëri- SHBA 230 lekë me 1 dollarë për litër

Shqipëri -Kiev 230 lekë me 1 euro për litër

Shqipëri- Manchester 230 lekë me 1.36 paund për litër

Shqipëri- Londër 230 lekë me 1.54 paund për litër

Shqipëri-Bologna 230 lekë me 1.81 euro për litër

Shqipëri- Gjermani 230 lekë me 1.93-2.2 euro (në varësi të landit) për litër

Shqipëri- Francë 230 lekë me 1.8 euro për litër

Shqipëri- Athinë 230 lekë me 1.6 euro për litër

Shqipëri- Maqedoni e Veriut 230 lekë me 160 lekë për litër

Shqipëri-Zvicër 230 lekë me 1.3 euro për litër

Shqipëri-Kosovë 230 lekë me 1.52 euro për litër

Shqipëri- Danimarkë- 230 lekë me 1.9 euro

Me naftën që në Shqipëri shitet me 1.9 euro për litër, kemi konkurrencë vetëm me Danimarkën dhe me Gjermaninë, ndërsa të gjithë të tjerët, përfshi dhe Amerikën kanë çmime më të ulta.

j.l./ dita

Share This Article
7 Comments
  • Edepsezet shqiptare, mbeshtetur nga qeveria i rrisin cmimet sipas qefit. Cmimet mund te rriteshin pas nje muaji, jo pas nje jave, nderkohe qe depozitat e
    ketyre kokepalareve, Kastrati e compani kane ne depoziota naften e blere para luftes se Ukraines. Te fitosh nga fatkeqesia, nje nga veset me te ndyra te njerezimit!

  • Mos u krahasoni me amerikën, se asnjëherë nuk është shtrejtuar më shumë se Europa! Pra, është treg tjetër dhe nuk ka lidhje me Europën. Çmimi prej 3.7 dollarë/për gallon, konsiderohet shumë i lartë, që vetëm një herë është kaluar 4 dollarëshi. Arsyeja është se ka rezerva dhe i hedh në treg. Po në Shqipëri ka rezerva?! Tregtarët blejnë kur është lirë, e depozitojnë dhe e shesin kur shtrejtohet. Kështu I nxjerrin fitimet. Gjatë këtyre 30 vjetëve është bërë batërdia në sektorin e naftës dhe tani Shqiperia është e varur nga krizat e jashtëme. Në vënd që të qaheni, mbërtheni këta politikanë, që meritojnë çdo epitet negativ. Berisha akoma është në politikë, i cili duhej të ishte pas hekurave.

  • Jepni edhe rrogat e nje mesuesi, doktori, punetori ne vendet ku keni bere krahasimet, qe ta kuptojne keta qe jetojne ne kullat e fildishta says:

    Po, tani na jepni dhe sa i kane rrogat mesatare ne Danimarke e Gjermani, meqe me cmimin e naftes qenkemi ne nje nivel.

  • filloni te ecni ne kembe se ju ben mire per kolesterolin, zemren dhe tensionin…

  • Keta jane xhahila , dhe kaluar xhahilave. Nuk eshte vetem cmimi . me i larte ne bote , se nuk mbaron ketu .Une personalisht edhe do ja falja kete cmim te larte , por lepuri i maskarallekut fle ne vend tjeter .. VIDHET DY HERE ; ESHTE PANGOPESI , po ja u shpegoj . , Merni e lexoni me poshte komentin tim . Ketyre kopilave te Enverit PS ,PD dhe LSI karburanti i vjen nga rafineria e naftes ne WIENE me e madhja e me modernja ne Europe (afer aeroportit
    te Wienes ) Keta politiqaret tane hajdute , kane pikat e tyre qe furnizohen me tollone ,dhe nuk ka shanc as edhe njeri
    te furnizohet qofte me flori ose xhevahire . Kurse ne popullit kokpalare na i shesin te piset ,, plus na shkateruar motoret per cilesine shume te dobet dhe te pa paster, ska fuqi terheqese mjeti .. Besoj se kam te drejte kur them se djemte e Enverit te PPSH , te ndare ne tre a kater pjese , nuk jane kundershtare ne politike me njeri tjetrin . Tme dale ndonje burre ,po te kete oreks tme kundershtoje , por e di qe sdo ja mbaje ,se ska surrat , se ja vertetoj.Ku eshte ai xhuxhi Brace kllohuni i Katovices qe luan rolin , qe ja “perplas ” Saliut letrat ne parlamentin e dhjere Shqiptar . si ”
    “kundershtar ” i Saliut . Cohu Brace pse nuk ke llapur as edhe nje here per nafte te piset popullit dele qorre , dhe te paster per ju politikanet , ne parlamentin e dhjere Shqiptar ?? Apo e ke vendosur o Brace ,kur te dalesh ne opozite atehere do “luftosh ” me maxhorancen ??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *