Një tjetër lajm tragjik raportohet nga Ukraina, ku ditën e sotme është sulmuar konsullata e Përgjithshme Greke në Mariupol.
Nga burime qeveritare greke mësohet se jashtë godinës ka ndodhur një shkëmbim zjarri. Raportohet për 12 viktima.
’Stafi i konsullatës së bashku me konsullin janë transferuar në një strehë të sigurt’, thonë burime.
Konsulli grek në Mariupol, Manolis Androulakis, mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka kontaktuar autoritetet greke përmes telefonit satelitor.
Prej rreth një jave shërbimet e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë janë transferuar në godinën ku strehohej Misioni Special i Mbikëqyrjes së OSBE-së në qytet, i cili u godit nga përleshjet në rrugë mesditën e së dielës.
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias ka kontaktuar me Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së Helga Maria Schmidt dhe është diskutuar për strehimin e shërbimeve dhe koordinimin për krijimin urgjent të një korridori humanitare për daljen e civilëve nga qyteti.
n.s. / dita

SShko or grekafon gjakdhjere tek Putini, jepi urdher te hapoi rrugen,si yrdherove Ramen te fali detin,.Shko njehere tek birazeri orthodhoks!
Keni gjetur keta dezertoret e Tiranes.
Me Rusët as nuk i degjohet zëri grekëve ndërsa me Shqipërinë bëjnë si cuba
Ela re malaka, ju bombardoi o adherfos.
Shi sa urt qe u rri rraca greke nga Anadolli Ruseve.
Kujdes Anastas se te iku koka