Vdes e mbijetuara e vetme, shkon në 5 numri i viktimave nga aksidenti tragjik i mesnatës në Fushë Krujë – Milot

redaktor

Ka shkuar në pesë numri i viktimave nga aksidenti tragjik në aksin Fushë-Krujë-Milot.

Mësohet se nuk ka mundur t’u mbijetojë lëndimeve as 34-vjeçarja Rudina Haka, e mbijetuara e vetme e aksidentit.

Ajo ishte sjellë në Tiranë, por mjekët nuk e shpëtuan dot.

Aksidenti tragjik ndodhi mesnatën e kaluar, rreth orës 00:15.

Automjeti me drejtues Alfred Dika 39 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues Artan Alushi, 30 vjeç.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë në vend të dy drejtuesit e mjeteve.

Të vdekur kanë.mbetur edhe dy Shkumbin Brati, 20 vjeç, dhe Almenia Karaj, 16 vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte Alushi.

 

Share This Article
2 Comments
  • Hormoni mashkullor eshte shume i rrezikshem , pothuajse vdekjeprus . Ne kete aspekt qeveria duhet te punoje me metoda te vecanta . Dikur funksiononte arsimi , kultura , edukimi dhe shtrengimi . Sot natyra funksionon e lire .

  • E kane nga idjotesia ! Nuk ka dite qe te mos mdegjojmem per krime e ndodhi rrenqethese ne ate zone ! Pse eshte kaq i larte krimi ne pellgun FushKruje Lac ? Pergjigjen mbase mund te na i jepnin strukturat shteterore te specializuara ne keto fusha .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *