Nga Edona Llukaçaj
Botuar në DITA
Në një kohë kur fokusi mbarëbotëror është në luftën që po zhvillohet në Ukrainë, në Shqipëri po zhvillohen zgjedhje të pjesshme lokale në gjashtë bashki.
Pak për arsye se sulmi ndaj Ukrainës pritet të ndikojë të paktën financiarisht jo vetëm kontinentet ku Federate Ruse shtrihet; pak se të zgjedhurit do drejtojnë bashkitë përkatëse vetëm për rreth 1 vit; dhe pak se kandidatët dhe emëruesit e tyre nuk frymëzojnë dhe premtojnë fort, zgjedhjet e 6 Marsit, me të drejtë, nuk po marrin shumë vëmendje.
Në fund të fundit, ata vlejnë vetëm për të mësuar nëse opozitarët janë më së shumti me “vulën” apo me “shtëpinë” dhe kjo në “vaj hallin” e politikës sonë bën pak diferencë.
Sidoqoftë, ditën e fundit të fushatës, Shkodra pati një “paradë liderësh”, ku në një pasdite dëshmoi tre mitingje përmbyllëse. Ashtu si kryetari i Partisë Demokratike Basha dhe ideatori i “shtëpisë” Berisha, edhe kryeministri Rama u shfaq krah kandidates së vet për drejtimin e këtij qyteti.
I përfshirë minimalisht në fushatë, z. Rama, dukshëm, vendosi të ishte i pranishëm atje ku, ndryshe prej bashkive të tjera, të dielën pritej një betejë e mirëfilltë elektorale.
Qytetarët e Shkodrës nuk do jenë impresionuar fort nga vizita e shkurtër. Duhet të jenë të mësuar me vëmendje sezonale, prag votimesh. Për më tepër, javët e fundit, qyteti i tyre ka pritur mjaft “udhëheqësa Tirane”, Madje, vetë presidenti Meta ka shkuar dhe ka kënduar këngët e tyre me Bujar Qamilin.
Ajo që do i ketë bërë përshtypje shkodranëve do ketë qenë se, edhe në ditën kur iu kërkohej mbështetja, ata, ironikisht, fajësohen për ngrehinën e harresës ku janë lënë tash sa vjet.
Kryeministri Rama iu drejtoi gishtin duke i thënë se qyteti tyre ishte krahasimisht më i pistë se bashkitë përreth që kishin votuar kandidatët në kah të pushtetit qëndror. Ai iu përmendi edhe mungesën e zhvillimit, si e meriton një qendër qarku.
Ndonëse retorika e kryeministrit i referohej kryebashkiakes në ikje, në mënyrë të tërthorte ajo shprehte edhe se Shkodra ishte jashtë “hartës zhvillimore” të pushtetit qëndror, ndoshta për arsye se nuk zgjodhi kahun e tij.
Por harrohej se kryebashkiakia në fjalë ishte në atë detyrë sepse fituesi i zgjedhjeve të 30 Qershorit për këtë qytet u dorëhoq pas publikimit të fakteve që hidhnin hije mbi pastërtinë e figurës së tij.
Pra, harrohej se, edhe kur votonte detyrimisht majtas, për Shkodrën nuk u gjet një kandidat i pakontestueshëm. Harrohej se gishti që i drejtohej kryeabashkiakes së shkuar ngarkonte pashmangshmërisht me përgjegjësi edhe prefekten e qytetit, kandidaten e tij, apo kryetarin e këshillit bashkiak, kandidatin e një prej rivalëve të tij, për 6 Marsin.
Kryeministri që nuk e viziton shpesh Shkodrën, si ata që, së fundmi, nuk i ndahen, e di mirë se Shkodrës një incenerator plehrash edhe mund t’i mungojë, por “dy pare mend” për të kuptuar arsyet e moszhvillimit qytetarët atje i kanë.
E konsideruar nga një grup si e pabindur dhe e pamundur, dhe nga tjetri si bastion, prioriteti i nevojshëm Shkodrës nuk i është dhënë ndonjëherë. Ajo ka qenë thuajse gjithmonë e prera në besë, si Rozafa. Një tip laboratori politik ku lënia pasdore, mohimi, harresa eksperimentohen.
Në sinkron me këtë, në fund të zgjedhjeve të pjesshme, shkodranët e frustruar do kenë për kryebashkiak ose një prej figurave që kanë gisht në zhvillimin e munguar të shprehur nga kryeministri ose një zjarrvënës në shkolla. Çfarë zgjedhje!

Nuk e di si e pranoi presidenti Meta kete balotazh te pjesshem, kur ai ishte -me te drejte ligjore- kundra zgjedhjeve lokale te zhvilluara ne qershor! Duket se ne Shqiperi behen lojra, me preteksin per te miren e Shqiperise, mirpo ne fakt keto lojra nuk vendosin nje shtet ligjor, por nje shtet mafiozesh, qe i shkon per shtat vetem mafiozve nderkombetare ne Uashington, Londer, Berlin e Moske!
salih osman bin laden tani hedhe kushteimin e shperthimit te zjarrit ne shkoder
salih osman bin laden per te neser fillon dita e gjykimit
don zoti dhe na e largon kete terrorist qe ka 30 vjet qe ekzekuton njerez si alkaida
Lenci do ta kesh perdor shume biren e sumes tate
Po ku ka t majte e te djathte ne shqiperi, eshte vetem partia e lekut kaq gje duhet ta kishte kuotuar shkodra nese eshte vertet e zgjuar
Loja kriminale e budallenjve militante se gjasme ketu ka parti te majta dhe ye djathta,se gjasme nje pjese qenkan antikomuniste dhe te tjeret komuniste,ka marre fund qe ne 90-ten!
Te mencurit u bene miliardere,ndersa budallenjte maksimumi zune nje vend pune ose shesin banane!
Me budallenjte qelluan shkodranet,qe ne emer te antikomunizmit te tyre idiot lane Shkodren perle si fshat i humbur!
Zoti @Peza jam teresisht i nje mendje me ju dhe vecanerisht persa thoni per shkodranet , “vatren” e kultures dhe qyteterimit Verior , qe e filluan procesin e tranzicionit ne vitet `90 me slloganin , “Shkodra t`i bashkohet “Malit te Zi ” , duke e kapecyer disa here shijen e hidhur qe na ka lene Esad Toptani ! . Me pas , degjuam kryetare komunash ne rrethinat e Shkodres qe benin thirrje per shkeputjen e Shkodres nga trungu i Shqiperise , sepse Shkodra i paska te gjitha resurset per te bere jete parajse . . .! Kushdo mund ta marre me mend se cfar vatre perfaqesojne ide te tilla ! ! !
“…I vetmi Popull ne mbare Boten,
qe Bota i thote “mos shit voten…”
Si c’do Regjim ne bote, edhe ky i Shqiperise,
i Fukarallek-maskarallekut, ketij Ram mavrise,
nuk bie me vota, sic nuk ka ngjare asnjehere,
dhe kjo aksiome gjithmone do te kete vlere !
Regjimi Diktatures edhe pas tij Rrumpalla Sali,
nuk iken me vota, por me protesta ne Shqiperi!
Dhe ky Regjim i Rames i Patronazhist-varferise,
me shkelma jo vota do qerohet prej Shqiperise!
I lumte Berishes
Ka te majte dhe te djathte ne Shqiperi.
Partia Socialiste eshte parti e djathte, por jo ekstremiste.
Ke kandidon PS per kryetare bashkie apo deputet? …….vetem te pasurit, bile mifis tyre konkurenca eshte shumr e madhe.
A ka nje program PS per te afruar shtresat?
Me reformat qe praktikon, po ndodh e kundetta, te varferit me te varfer, te pasurit gjithnje me te pasur.
Partia Demokratike mbeshtetet tek programi socialdemokrat, eshte me afer te majtes.
Kjo eshte dhe arsyeja pse ka humbur mbeshtetjen e te djathtes tradicionale.
Putini dhe Shkodra jane ne nje vije, pavaresisht ruseve qe kundershtojne luften dhe shkodraneve qe s’duan kriminelin Sali e Ilir. Megjithate, zgjedhja e tyre , le te vazhdojne ashtu si duan. Detyra e qeverise eshte vetem te perforcoje ate qe ka ne dore: policine; tu heq dhemballet te pabindureve , hajduteve dhe krimineleve; per zhvillimin e metejshem te saj pergjigjen ata qe votuan Ali Spahine, Sali Kermen dhe Ilir Floririn.