Vijon procesi i numërimit në bashkitë e vendit, në të cilat u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme lokale.
Rezultati final u shpall në Vorë, pasi u aplikua numërimi elektronik. Kjo bashki u fitua nga Partia Socialiste, ndërsa në vend të dytë u rendit “Shtëpia e Lirisë”, duke lënë Partinë Demokratike në vend në tretë.
Sakaq, numërimi vijon në Rrogozhinë, Lushnjë e Shkodër. Ndërsa me shumë vonesë u hapën kutitë e para në Dibër.
Nga të dhënat e deritanishme PS është në avantazh në bashkitë e tjera, veç Shkodrës.
Janë numëruar 29 kuti votimi në Bashkinë e Shkodrës ku Bardh Spahia kandidat i ‘Shtëpisë së Lirisë’ vijon të kryesojë me 2497 vota të marra.
Ndërkohë në vend të dytë është kandidatja e PS-së Majlinda Angoni me 1917 vota, ndërsa kandidati i PD-së Xhemal Bushati me 955 vota.
n.s. / dita
