“Nuk do harrojmë dhe nuk do falim”, vrasja e prindërve me dy fëmijët në Irpin, Zelenski: “Çfarë tregon guximi i rusëve”

redaktor
KYIV, UKRAINE - FEBRUARY 25: (----EDITORIAL USE ONLY â MANDATORY CREDIT - "PRESIDENCY OF UKRAINE/ HANDOUT" - NO MARKETING NO ADVERTISING CAMPAIGNS - DISTRIBUTED AS A SERVICE TO CLIENTS----) Ukraineâs President Volodymyr Zelenskyy holds a press conference on Russia's military operation in Ukraine, on February 25, 2022 in Kyiv. (Photo by Presidency of Ukraine/Handout/Anadolu Agency via Getty Images)

 

Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky ka reaguar ashpër për atë që ndodhi ditën e diel në Irpin, ku mbetën të vrarë 4 civilë, dy prindërit dhe dy fëmijët.

Në fjalimin e tij të mbajtur mbrëmjen e së dielës, Zelensky ka thënë se do të mbahet mend gjithçka dhe do të ndëshkohen ata që e bënë këtë krim.

“Sot, një familje me katër anëtarë, prindër dhe dy fëmijë, u vranë në Irpin teksa po përpiqeshin të largoheshin nga qyteti. Ne nuk do të falim. Nuk do të harrojmë” – tha ai.

“Guximi i agresorit është një sinjal i qartë për Perëndimin se sanksionet e vendosura nuk janë të mjaftueshme. Nuk mund të fshihesh nga ky realitet. Nuk mund të fshihesh nga vrasjet e reja në Ukrainë”, shtoi Zelensky mbrëmjen e së dielës.

o.p./dita

Share This Article
1 Comment
  • Ore lum miku …! Nuk e detyron dot perendimin te beje ate qe thua ti. Te sulmoje Rusin..! Shif te besh ndonje gje vete. Rusi ka sjelle 60 km atukollone ushtarake ti thua 4 jete te humbura . Po te kishte per tu futur ne valle Europa do ishte futur edhe pa keto jete fatkeqe te humbura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *