Zonja e Parë e Ukrainës nxjerr fotot: Edhe sa fëmijë duhet të vdesin që rusët të ndalen?

J L
FILE - In this file photo taken on Saturday, Nov. 23, 2019, President Volodymyr Zelenskiy and his wife Olena pay tribute at a monument to victims of the Great Famine in Kyiv, Ukraine. Olena Zelenska, the wife of Ukraine's President Volodymyr Zelenskiy, announced Friday she tested positive for the coronavirus. ( AP Photo/Efrem Lukatsky, FILE)

Bashkëshortja e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka dhënë një mesazh tejet prekës për luftën, që po zhvillohet nga agresori rus prej 12 ditësh në vendin e saj.

Olena Zelensky iu është lutur mediave që “të tregojnë të vërtetën e tmerrshme se trupat e Putinit po vrasin fëmijë me vetëdije dhe cinizëm”.

Zonja e Parë e Ukrainës e nis mesazhin e saj me pyetjen therëse se “Sa fëmijë të tjerë duhet të vdesin për të bindur trupat ruse të ndalojnë”?

Ajo i ka kërkuar NATO-s të zbatojë një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë “për të shpëtuar fëmijët tanë, sepse nesër do të shpëtoni edhe tuajt”.

“Më duhet t’iu tregoj se të paktën 38 fëmijë kanë vdekur tashmë në Ukrainë. Dhe kjo shifër mund të rritet pikërisht në këtë moment, për shkak të granatimeve në qytetet tona paqësore”, është shprehur Olena Zelensky, ndërsa ka publikuar disa foto tronditëse të fëmijëve të vrarë, duke shkruar se “Kur njerëzit në Rusi thonë se trupat e tyre nuk  po dëmtojnë popullin ukrainas, tregojuni atyre këto fotografi”.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *