Forcë e dytë më 6 mars, Berisha: U tregua kush është opozita e vërtetë

Ornela

Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ ka arritur që të dalë forcë e dytë në këto zgjedhje të 6 marsit, e ky rezultat për Sali Berishën, tregoi qartë se opozita e vërtetë nuk është Lulzim Basha.

Ai ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryedemokratit, duke e cilësuar si një ‘klloun’, i marrë peng e që nuk arrin dot që të marrë as votat minimale. Edhe pse i shpallur, ‘Non Grata’, Berisha premton ringritjen e opozitës.

Ai ka pasur një falenderim për Shkodrën, ku kandidati i koalicionit ‘Berisha-Meta’, Bardh Spahia arriti të fitonte, me një diferencë të madhe votash nga Luan Hoti i Bashës, por edhe nga Majlinda Angoni e PS. Shkodrën, një bastion historikisht i djathtë. e ka cilësuar si ‘ Rozafa e lirisë së shqiptarëve’.

“Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike falenderon me mirënjohje të thellë, të gjithë demokratët dhe anëtarët e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për mbështetjen e tyre të madhe në zgjedhjet e 6 Marsit. Një falenderim për Shkodrën dhe qytetarët e saj të cilët me mbështetjen e tyre për kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” Bardh Spahia, dëshmuan se Shkodra si gjithnjë mbetet Rozafa e lirisë së shqiptarëve. Në këto zgjedhje ne u përballëm jo vetëm me kreun e Meduzës, por edhe me shtojcat e tij, që duan ta mbajnë Partinë Demokratike opozitë fasadë, peng të regjimit.

Gjithsesi, vota e popullit opozitar tregoi qartë se demokratët dhe opozita e vërtetë nuk mund të nënshtrohen dhe nuk mund të merren peng. Ajo është gati për t’u ringritur plot besim dhe shpresë. Vota e qartë e 6 Marsit tregoi se demokratët nuk duan t’i shkojnë pas në greminë, një kllouni që pas 6 humbjesh deklaron se nuk ka humbur kurrë dhe që provon se nuk do të arrijë të kalojë dot as pragun elektoral. Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike, opozita e vetme dhe e vërtetë: I bën thirrje të gjithë anëtarëve, mbështetësve, drejtuesve, deputetëve që janë në Partinë Demokratike për shkak të idealeve dhe jo të interesave, t’i bashkohen vullnetit të popullit opozitar për një Parti Demokratike të Rithemeluar më të hapur, më të fortë dhe më të bashkuar”, shkruhet në deklaratë.

Zgjedhjet e 6 marsit, më shumë se një garë për Bashkitë ishte një test për lidershipin e partisë Demokratike, ku ‘themelet’ e Bashës janë tronditur fortë, duke e vështirësuar pozitën e tij në radhët e demokratëve. Ai nuk arriti që të fitonte asnjë Bashki, por jo vetëm kaq, doli forcë e tretë. Megjithatë, edhe pse humbi në 6 Bashki, Basha nuk pranoi sërish humbjen duke thënë se “s’ka humbur asnjë garë, pasi të gjitha zgjedhjet kanë qenë në masakër elektorale’.

O.J/DITA

Share This Article
5 Comments
  • O legen, kriminel. Po ti nuk je pranuar fare nga KQZ. Cfare pretendon qe LSI eshte zero. Kujt i gezohesh, ne nje kohe qe opozita mbetet ne bisht te kavallit, ku eshte suksesi?
    Lul Basha, karafili akoma do e mbaj Partine se ti je i pushkatuar nga USA. Shko kaloje pleqerine ne Vicidol se ketej mund te marrin te futin mbas hekurave.

  • pamvaresisht cfare thua, se kush eshte oposite e vertete,
    edhe ti, na e more te keqen .
    bashke me katundarin e cepanit dhe bashen
    vete, prape ne opozite ngelet .
    heqsh kemben zvarre dhe marsh ne opozite (ose ne boten e pertejme) edhe
    ca, nga llumi politik i Shqiperise tone te dashur (te majte ose te djathte, qofshin) .

  • Po mona me burrin e saj hajdut,cfare mendimi kane,se po qe ti opozita ata duhet te jene vasalet e tu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *