VIDEO: Shpërthime në Odessa, momenti kur goditet nga raketat ruse

J L

Një qytetin port të Ukrainës, Odessa janë dëgjuar tri apo katër shpërthime të fuqishme që vinin nga pjesa perëndimore.

Madje mediat e atjeshme raportojnë se mbrojtja ukrainase u ka bërë thirrje qytetarëve të strehohen si pasojë e raketave ruse të shkrepura nga disa luftanije nga brigjet.

Tensionet në Odessa dita-ditës po rriten, pasi cilësohet si pikë strategjike për Moskën.

Forcat ukrainase të dielën kanë njoftuar se kanë goditur një prej anijeve ruse, duke i shkaktuar dëme të mëdha.

Madje pak qaste më parë janë dëgjuar sirenat në këtë vend, duke paralajmëruar banorët për sulme të mundshme ajrore nga ushtria ruse.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *