Kryeministri Edi Rama tha në një konferencë për media se çmimi i naftës ka kërcyer sërish sot, ndërsa shtoi se do të vazhdojë rritja, teksa foli për krizën energjetike.
Rama u shpreh se kur paralajmëroi para disa muajsh krizën energjetike, nuk e kishte menduar në asnjë moment se do të kishte lëvizje të armatosur nga Rusia.
Sipas tij, kërcënimi i djeshëm nga Rusia se do ta çojë çmimin në 300, nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e tregtisë së naftës, as në krizat më të mëdha.
“Kërcënimi i përditshëm ekonomik, si rezultat i daljes nga binarët e normalitetit të kostove e vlerave të mallrave të konsumit. Sot dëshirojmë të flasim në mënyrë specifike për energjinë, pasi është palca e shtyllës kurrizore të sistemit ekonomik. Ndërkohë që kërcënimi i thellimit të krizës energjetike vjen vetëm duke u rritur dhe jo më cdo muaj, por cdo ditë. Ju e kujtoni se para disa muajsh unë e paralajmërova atë që po vinte, por natyrisht pa më shkuar ndërmend për asnjë sekondë se lëvizja e lexueshme gjeopoolitike e Rusisë në ato momente për të ndikuar mbi çmimet në energji dhe hidrokarbure ishte preludi i një lëvizjeje të armatosur.
Sot, çmimi i brendit të naftës ka kërcënuar dhe vazhdon të rritet. Nuk ka qenë e largët koha kur fuqia ishte 40, dhe sot jemi në 127, në këtë moment, para se të hynim këtu. Jo më larg se dje një prej përfaqësuesve të lartë të qeverisë ruse ka kërcënuar me një çmim në 300, që është një gjë e pandodhur në historinë e tregtisë së naftës, e pandodhur as në krizat më të mëdha”, u shpreh Rama.
j.l./ dita

Robshkerdhyeri me bushtren ,njeri flet per naften ,tjetra per energjine ,del dhe bushtra e bujqesise pastaj dhe flet per perimet dhe grurin , se cfare duhet te bejne njerzit e shkrete pastaj nje zot e di ,te hane dhe o plehre e rilindjes ,,,,,cohuni dhe bjeruni ,i merni zvare ne mes te tiranes ,se keta e duan me keq se Kadafi
Demagogji dhe asgje me shume. Pse e shkaterruan rafinerine e Ballshit????Per te shitur naften tone jashte me fitime per ta?????
Le te na dokumentoje qeveria se kur ka importuar nafte Kastrati per here te fundit qe e rriti cmimin 2300 leke per liter???Po dhe gazetaret me pyerjet e tyre i bejne temena qeverise…dhe nuk i kapin problemt konkretisht per ti jerkuar llogari qeverise. Kujtojne se populli i ha te gjitha???? Jo…
Prandaj lerini demagogjine dhe jepni llogaru si qeveri e pergjegjeshme, po jo keshtu, apo rrofte sebepi qe nuk ja opozite.