Largimi i ukrainasve prej luftës, shkon në 2 milionë numri i refugjatëve

J L

Më shumë se 2 milionë ukrainas kanë braktisur shtëpitë e tyre që prej fillimit të luftës me Rusinë, më 24 shkurt të këtij viti.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët njofton se ukrainasit janë dyndur drejt vendeve të Europës qendrore, që prej pushtimit të vendit nga Rusia, shkruan The Guardian.

Polonia, e cila ka komunitetin më të madh ukrainas në rajon ka pranuar më shumë se 1.2 milion refugjatë ukrainas që nga fillimi i konfliktit. Vetëm të hënën, 141,500 njerëz kaluan kufirin. Rreth 90% e njerëzve që po largohen janë shtetas ukrainas, kryesisht gra dhe fëmijë.

Mijëra polakë po strehojnë refugjatë në shtëpitë e tyre.

Ndërkohë sot parlamenti i Polonisë do të disktutojë legjislacionin për të kompensuar personat të cilët po strehojnë refugjatë.

Legjislacioni do të lejojë gjithashtu ukrainasit të jetojnë dhe punojnë në Poloni për 18 muaj.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *