Çfarë dëshmoi 6 Marsi, votimet treguan se njerëzit janë të lodhur nga politika, e drejta e votës po shfrytëzohet nga militantët

J L

Bedri Islami

Botuar në  DITA

 

Megjithëse të pjesshme, në vetëm gjashtë bashki të vendit, zgjedhjet e 6 marsit sollën disa risi, hapën shumë pikëpyetje dhe vendosën një raport të ri në përpjesëtimet opozitare. Ato e kaluan hapësirën në të cilat u zhvilluan, dolën nga korniza ku ishte menduar se do të rrinte forca e tyre dhe, më shumë se zgjodhën 6 krye bashkiakë të rinj, hapën enigma të reja.

Si është e mundur që, pas 9 viteve qeverisje, jo gjithnjë e suksesshme, e majta shqiptare vazhdon të jetë forca kryesore politike, që në shumë raste dominon edhe mbi dy të djathtat, nëse do të ishin të bashkuara? Zakonisht, pas kaq viteve, duhej të kishte ndodhur e kundërta dhe, në politikën shqiptare kemi shembuj kur mohimi ka ndodhur shumë më shpejt. Në vitin 1992, pas fitores plebishitare të PD me 2 mars, pak muaj më pas ndodhi përmbysja në zgjedhjet vendore, e njëjtë edhe në Kosovë, kur, pas 14 shkurtit të vitit të kaluar, ndodhi kalimi i besimit në shumë komuna drejt forcave opozitare në parlament.

Kopertina e Ditës, 8 Mars 2022

Si mund të ndodhë që pikërisht në një kohë kur çmimet janë rritur në të gjithë anët, nga karburanti deri te buka, kur jeta është bërë më e shtrenjtë dhe perspektiva më  e mbyllur, pikërisht tani kur qeveria duket e lodhur dhe pa asnjë identitet të spikatur, për më tepër e rënduar nga korrupsioni, ajo përsëri merr një mbështetje dërmuese në 5 bashki dhe ka rritje edhe në bastionin e mbyllur të bashkisë së Shkodrës? Është e mundur që bashkia e Durrësit të ketë bërë ndonjë mrekulli në muajt e fundit që, megjithë qeverisjen e së majtës në kaq shumë mandate, në katrahurën e krijuar nga stër- ndërtimet, kur kryetari i shumë viteve është i shpallur non grata nga Departamenti i Shtetit, e, përsëri e majta fiton në mënyrën dërmuese, edhe më shumë se në zgjedhjet politike të një viti më parë? Duket e pabesueshme, por ka ndodhur, Berisha, po ashtu, non grata, nga Departamenti i Shtetit, rikthehet në politikë dhe e shpartallon rioshin politik, Basha, megjithëse ky i fundit ka gjithë mbështetjen e ambasadores amerikane, të diplomatëve ndërkombëtarë dhe fonde qeveritare të mjaftueshme dhe , si duket, opozita do të ketë një kryetar de jure, me bravat, vulat, firmat dhe rrethin e tij delikuent përqark vetes, dhe kryetarin faktik, 78 vjeçar, i cili, po ashtu ka rreth vetes një trupë që e ka rritur veten, por që pak prej tyre mund të bëjnë ndonjë punë të duhur. Pa Bashën, grupi rreth tij do të ishte një tufë që do i shkonte pas Berishës, si ka ndodhur në të shkuarën. Pa Berishën, trupa qark tij do të ishte askush, me përjashtime të vogla, të cilat nuk e prishin rregullin.

6 marsi dëshmoi;

Mund të  emërojnë drejtues të një force politike, qoftë edhe të partisë më të madhe opozitare, si ndodhi me Bashën, por drejtues real nuk bëhesh kurrë. Pasi humbi 6 apo 7 palë zgjedhje njëra pas tjetrës përballë kundërshtarit të tij të së majtës, tani ai humbi edhe brenda vetes. Grupi i shkëputur nga ai që prej 9 shtatorit, në të gjitha bashkitë e provës e përmbysi forcën e tij, që edhe ashtu ishte e vakët. Çuditërisht, edhe kaq humbjeve, politike e lokale, ai ende beson se ka fituar, çka do të sjellë humbjet e tjera të tij.

6 marsi dëshmoi se njerëzit janë lodhur nga politike dhe e drejta e votës, e shfrytëzuar, tani është veti vetëm e militantëve. Shumica e qytetarëve heshti. Bora, shiu dhe moti i ftohtë ishin alibia e dukshme. E vërteta është se ato , njerëzit, më shumë se nga i ftohti janë ngrirë nga politika. Për një shumicë të madhe njerëzore , ndoshta për më të shumtët, ndërrimi i pushtetit nuk do të thotë asgjë, veçse ndërrimi i pasunarëve, të cilët zënë vendin e njëri tjetrit, duke u vet – pasuruar gjithnjë e më shumë. Për shumë njerëz në Shkodër nuk ishte më interesant se kush do e drejtonte bashkinë më të madhe të Veriut shqiptar, pasi asnjëri nuk e ngrohte shpirtin e tyre. Ata që votuan ishin më të shumtët militantët, si ndodhi edhe në Durrës, në Lushnje, në Dibër. Për fat të keq ata janë më të ngrirë nga opozita, se sa nga qeverisja; kanë humbur besimin në dobinë e tyre nga politika, por edhe nga njerëzit që e përfaqësojnë atë.

E, megjithatë, si mund të shpjegohet që këto njerëz, të zhgënjyer, të lodhur, gjithnjë e më të varfër, përballë çmimeve që rriten dhe heshtjes qeveritare, përsëri, më shumë se më parë, mbështetin pikërisht partinë në pushtet?

Socialistët, ndoshta me përjashtim në bashkitë e Dibrës dhe të Lushnjës, bënë një fushatë të dobët, nganjëherë sa për të kaluar radhën, dhe këtë nuk e mbushi dot as Edi Rama me mitingjet e tij në ditën e fundit të fushatës. Nuk premtuan asgjë, nuk ishin as çfarë të paraqitnin si diçka spektakolare, që nga viti 2019 disa krye bashkiakë të saj ishin larguar si të padëshirueshëm, kryetari i dikurshëm i Lushnjës pret gjykimin e tij për korrupsion, ndonjëri i shpallur në kërkim. Në Durrës mungonte Lefter Koka, edhe ai në pritje të gjykimit, po për korrupsion, pra, mungonin votat e mbështetësve të tij të shumtë që në 25 prill 2021 ishin ndoshta faktori që vendosi në fitoren e së majtës, ish kryetari i disa mandateve, Vangjush Dako, i shpallur non grata, e përsëri ishte shumë më lart se në zgjedhjet e shkuara. Të gjitha llogaritë dhe sondazhet ranë, ata do të vazhdojnë të qeverisin.

Më shumë se meritë e tyre, ajo që ishte vendimtare qëndron në zbehjen gjithnjë e më të ndjeshme të opozitës, e cila, edhe pse është në rënien e saj që nga viti 2013, nuk ka asnjë shenjë ri ngritje dhe nuk ngjall asnjë shpresë së mund të jetë vizionare apo të tërheqë pas vetes të pakënaqurit. Prova e 6 marsit ishte një dëshmi më tepër se në thelbin e opozitës qëndron meskiniteti politik, pa aftësia për të sjellë diçka të re dhe besimi i humbur. Lulzim Basha dhe ekipi qark tij, si edhe më parë, është në gjendje nokdauni , më tepër ato interesohen se cilat brava dhe çfarë hekuri mbështetës do i vënë dyerve të selisë ku janë barrikaduar, se sa hapjes së tyre, kërkimit të një mendimi ndryshe, tërheqjes së një force intelektuale pa mëkate dhe me dëshirën për të ndryshuar shumë gjëra. Në fakt, edhe po të duan, ky ekip, i traumatizuar, nuk mund të bëjë asgjë.

Përballë tyre Edi Rama u duket njerëzve shumë më i pranueshëm, edhe kur nuk bën asgjë, edhe kur futet në lojën e politikës zgjedhore në momentin e fundit, edhe kur nuk premton asgjë, veç heqjes së plehrave, një çështje që duket se vetë atij i ka përvëluar shumë gjëra dhe mund të hapë plagë të reja në trupën e tij drejtuese.

Në 6 mars bastionet ndërruan drejtues pikërisht aty ku ishte menduar se do të kishte pa ndryshueshmëri. Dibra dhe Vora, bastione të njohura të opozitës , ndërruan lehtësisht drejtues. Shkodra mbeti në mendjen e saj, të cilës, në 31 vite, sidomos në 7 vitet e fundit, nuk i ka parë asnjë dobi. Ajo do të vazhdojë të qeveriset nga njerëzit e Sali Berishës, si ka ndodhur në 31 vite dhe do të vazhdojë të jetë e pa kënaqur, pa ndërruar mendje, megjithëse e di fare mirë se është gabim. Spahiu , që pak lidhje direkte ka pasur me Shkodrën, veç turrit të tij në djegien e shkollave, nuk është gjetje e re, pak njerëz besojnë se mund të bëjë ndryshime, ai do të jetë aty si njeriu i Berishës, që , si kurrë më parë, duke e ditur se kjo ishte beteja e jetës së tij, zgjodhi të ishte i pranishëm aty ku e dinte se fjala e tij ende kishte peshë.

Çfarë do të ndodhë më tej? Frontet janë hapur. Fillimisht brenda opozitës, pasi të dy palët, tani e tutje, edhe më shumë se më parë, do të përplasen për të drejtën mbi Partinë Demokratike. Lulzim Basha do të vazhdojë të thërrasë fitore, dhe fitoren ai e mat me çfarë fut në thesarin e tij; Berisha do e trajtojë fitoren e pjesshme si të përgjithshme. Edi Rama do e shfrytëzojë edhe më tej këtë dhuratë, që, si duket, e kishte pritur, në mos e kishte përgatitur, së bashku me Bashën. Ky i fundit, tani e tutje, frikën nuk e ka nga drejtuesi qeverisë, me të cilin mund të gjejnë një gjuhë të përbashkët, por nga skifterët e Berishës, të cilët, të joshur nga fitorja e 6 marsit, do të jenë edhe më trima në ,muajt pasues, duke pritur zgjedhjet e ardhshme lokale.

Deri atëherë Edi Rama do të qeverisë i qetë, çmimet do të vazhdojnë të rritet, niveli i jetës, në vazhdoftë kështu do të bjerë, të shpallurit non grata do të jenë pjesë e fitimit të garave, e në fund të fundit, bota do të rrotullohet rreth një elite oligarkësh, të cilët do të jenë të lodhur duke numëruar pasurinë e tyre.

6 marsi do të pjellë “ marse” të tjerë….fara e keqe është ende e pranishme.

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Share This Article
18 Comments
  • Me 6 mars 2022 fitoi serish ai, bojkotuesi i zgjedhjeve!
    Eshte Bojkotuesi pra qe nga mengjezi ne darke shan dhe mallkon qeverine neper biseda kafenesh per varferi, papunesi, shtrenjtesi jetese. Dhe kur vjen puna te beje ate qe ben kushdo neper bote, te dale ne zgjedhje dhe te votoje KUNDER atij pushteti qe e ka varferuar, rri aty ne kafene dhe ben ekspertin …se si duhet zgjidhur konflikti ne Ukraine!

    • Redaktori.
      Ne teori ke te drejte, ne praktike jo!
      Ky popull eshte i detyruar te zgjedhe mes mu… dhe ka..!
      Me mire mos te marrim pjese ne zgjedhje!

      • Po mor po, kjo qe shkruan ti eshte motoja qe perdor ky pushtet per ti zgjatur ditet vehtes, por ama edhe uji sikur qelbet kur rri ne nje vend e jo me nje qeveri e qelbur mu…e ka…. bashke.

  • Përgjigjen e pyetjeve tuaja e di unë z. Bedri. Opozita drejtohet nga të njëjtit persona kriminalë, të pa ndëshkuar, ndërsa pozita drejtohet nga të njëjtit persona të fajshën, por jo kriminelë. Kur nuk ka alternativë tjetër, për kë do të votohet?! Kuptohet, që votohet për ata që nuk janë përlyer në krime. Duhet një parti tjetër e majtë, që të zëvëndesojë Ramën dhe duhet një parti tjetër jo mëkatare e djathtë që të zëvëndësojë Berishën, Bashën dhe Metën. Ky veprim do të sillte besimin dhe numrin e votuesve.
    Si shkodran që jeni z. Bedri, mund të n’a e spjegonit më gjërë votimin në Shkodër. Si mund të votohet njeriu i Berishës “non grata”, kur shkodranët njihen si pro-amerikanë?!

  • Z.B.Islami Ok 80 %:Kam vën re se mëkatet e politiqënve në 30 vite u vendos shënjën e barazimit.Unë them se jo të gjithë jan një lloi.Ashtu si gishtat e dorës.Nuk mund të vihen në barasim Sb+Im+Lb,Mk,Ndoka,Mediu,Shehi,Dule,etj me E.R,ku të parët me zë e figuarë janë kapur në vjedhje e vrasje.Ndërsa E.Rama nuk ka vrarë as një zog thiu..dhe nuk ka dosje posaçërisht për Të në vjedhje në tër vitet e qeverisjes së tij në bashki e Qeveri.E.R u cilësua kryeBashkiaku më i mirë në botë dhe si KM drejtoi OSBE,Tashmë është në KS nr.2 me Amerikën.Drejtoi tërmetin dhe pandeminë 2 fatkeqsi të mëdha në vënd dhe ka përkrahje nd/kombëtare 100 %.Ndaj populli e vlerëson si punëtor,Vizionar,Orator,jo shpifs me retorikë helmuese kombëtare e Nd/Kombëtare sipas DASH për Sb. Dhe këto nuk janë rastësi.Ndaj fitorja e E.R në 5 bashki ishte e meritueshme.Kjo edhe sepse votuesit demokrat janë zhgënjyerë totalisht nga Sb dhe Lb të cilët i kan zbathur brekët njëri-tjetrit në mixhilis për 101 krimet që kan bërë në vite për turpin e tyre duke u bërë LEGEN,Sanço-Panço.
    -Për mendimin tim as Shkodrën nuk duhet ta kishte marrë S.Berisha.Pasi Sb në Shkodër vrau në 2 prill 1991.Dhe ky krim i pandëshkuarë nga Drejtësia e tredhur prej tij që në 1992 ka sjell pasoja të rënda për vëndin të pariparueshme për 100 vitet e ardhëshme.Ndaj Sb është fatkeqsi Kombëtare për vëndin por edhe për PD që për fain e tij u bë copash mish për qënt e rrugës dhe që duhet të nxirrej jashtë ligjit që në 1996,97,98,19,2021 me vrasjen në Elbasan..Dhe Sb dhe Lb duhet të ishin në burg..të paktën për 21 janarin.Dhe Ju kritikoni E.Ramën pse nuk fituan Sb,Lb,Im..! Kjo më duket absurde në vënd që si kalemxhi ekstra të shkruani se: 1.Sb duhet të ishte larguarë nga politika në 2013..ose më 19 maj 2021 kur u shpall non grata.
    2.Ndërsa me humbjet e 6 marsit 2922 Lb të japi dorheqjen dhe PD të zgjedh një kryetar të RI pa Sb dhe Lb..!
    -Sb është futur në listën e zezë Amerikane..dhe Ata që votuan birin e Ali Spahisë gabuan rëndë duke dalë kundër Amerikës aleatit to n të madh.Dhe bashkia e Shkodrës do të ngelet e izoluarë për faje të S.Berishës Putinit të dytë në Shqipëri.
    -Ju thoni se në qeverisjen e ER po rriten çmimet.Por nuk jeni të bindur se nën qeverisjen e Sb do të ulen Ato.Por mund të ndodh që Sb nuk do mbledh taksat si në 2005-2013 që falimentoi Shtetin për hatër të militantëve votues të tij të rrethinave të prurë kontabandë duke shkaktuarë katraurën urbane të shekullit pa kthim.
    -Me Sb,Lb,Im kryetar opizite Ajo nuk vjen kurrë në pushtet.Dhe për këtë nuk është fajtor E.Ramës..por të vet Atyre si babë e nënë të shpifjes,Vjedhjeve e vrasheve të pakoregjueshëm në 31 vite.
    -Unë jam futur në burg në 1996 nga Sb për zgjedhjet që na vodhi.Por si unë ka shumë që e duan të pjekur në hell edhe për 97-tën,98-tën,Gërdecin,2 prillin e Shkodrës,Aferat korruptive,përdhosjen e demokracisë,të drejtësisë,Të Medjeve e çdo qelizë të jetës në Shqipëri.I tillë është edhe Luli,Like,etj.Athere si mundet që populli djathtë ti votoj këtë mostra në 2022..!?
    -FLM DITA.

  • Ne dhjetor 1990 Ramiz Alia u detyru te pranoje pluralizem. Ne 20 shkurt 1991 rrezohet emblema e Diktatures e shokut Enver mes Tiranes dhe…
    …ne fund marsi 1991 fiton zgjedhjet Partia Punes, deri kur doli nje fare Ylli Bufi qe na bindi te votojme ndryshe duke i thene
    “Kemi edhe 6 dite buke”
    Pa dale serish Ylli Nr-2 qofte ky Buf a qofte Sorr, nuk levizim nga istikami ne zgjedhje aty prapa Rames si ahere pas Ramizit.

  • Pjesmarrja 30 % në këto zgjedhje tregon jo vetëm zhgënjimin e popullit ndaj klasës politike, por edhe atë që shumica e atyre që janë rregjistruar për të votuar, ndoshta më tepër se 50 % të votuesve, janë në emigrim dhe janë pjesa më aktive e popullit duke përbër ndoshta numrin më të madh të votuesve. Këtë e provon edhe fakti që shumica e votuesve janë pleqë dhe

    e dëshmon edhe tjetra që shtohet nga zgjedhja në zgjedhje si përqindje numri i votuesëve pro Edi Ramës, armikut të fukarenjëve,mikut të biznesmenëve të pasur dhe të pangopur, të marrosurit që ngre çmimet për këta të pangopur, ngre taksat dhe shton PPP dhe konçensionet e kusarisë dhe nuk ndalet duke mar borxh deri në çmëndurinë e mjerimit në nivelin e jetvrasjes, kombçfarosjes.

    Rritja e përqindjes të votuesve të tillë pro Ramës dhe zvogëlimi i përqindjes së pjesmarrjes në votime shkaktohet nga ajo që nga zgjedhja në zgjedhje numri i shqipëtarëve që emigrojnë nuk ndalet dhe

    shkaku tjetër që shtohet numri i votuesve pro Ramës është që numri punonjsve të qeverisë në administrata rritet vazhdimisht në mënyrë artificiale nga tërmet bërsi zgjedhor Edi Rama. U punësuan para 25 prillit gati 10 000 veta që do të thotë që shtohen bashkë me familjarët e tyre edhe përafërsisht 30 000 votues për krye kusarin që na qeveris për të na vjedhur dhe

    me këtë dinamikë emigrimi dhe rritjes së punësimit elektoral të patronazhistëve zgjedhorë në administratë, në vitin 2030, kur do të përfundoj mandati i katërt i qeverisjes së kryekusarit Edi Rama, ai, në zgjedhjet për mandatin e pestë, do të mar pothuaj 99, 99 % të votave sepse në Shqipëri do të ngelet

    vetëm kryekusari Edi Rama , patronazhistët e tij biznesmenë që do ken 100 fishuar çmimet dhe punonjsit e administratës ndërsa popull që ata do të qeverisin do të jen jo shqipëtarët por bagladeshasit dhe zezakët

    “jo dembela, profesionistë, jo thashethemexhinjë,që s’kërkojnë rroga të larta dhe për më tepër nuk flasin shqip” por ama edhe këta

    “po mësuan shqipen,” shton me sinqeritet disa herë shoku i nerum Edi ” do ti përzem edhe këta si shqipfolsit,” duke treguar vendosmërin e tij

    për të realizuar spastrimin etnik të trojeve shqipëtare, ëndrrën makabre antishqipëtare të Millosheviçëve serbë dhe Zervave grekë që atje në ferr ku janë do të lumturohen kur të marin vesh bëmat e Sali Berishës, Fatos Nanos, Ilir Metës dhe Edi Ramës që arritën të çfarosnin kombin shqipëtar duke e shëndrruar në një tribu endacakësh që në këtë shekull do të asimilohen nga popujt ku ata po emigrojnë.

    • !!? Po shkruaj gjera konkrete , more hajvan , more i lajthitur , more psikopat . Leri , more pergjithesimet , leri more akuzat e sharjet pa dhene asnje prove . “kryekusari Rama , biznesmene patronazhiste !! , shpifje qe i atribuon Rames per gjera te pa thena kurre , spastrim etnik , kryeminister qe nje qind fishon çmimet !! , armik i fukarenjve etj., etj. çmendurira te nje mendje patologjike prej te semuri psiqik” . Se pari , jemi dy dite nga fitorja mbi 60% e 6 bashkive te shtrira ne gjithe teritorin gjeografik te vendit , pra nje test i vertete , keshtu qe siç thote populli , fitimtari nuk gjykohet . Se dyti , ti more zagar , sikur paske qene prezent kur Edi Rama mbushte thaset me euro !! . Se treti , Rama thuajse nuk morri pjese fare ne fushaten elektorale dhe prape fitoi . Po pse , more , hajvan njerzit qe kane emigruar na qenkan te gjithe demokare ? Po pse , more psikopat , ata qe nuk morren pjese ne votime , na qenkan te gjithe demokare ? Se katerti , çmimet dhe nafta e energjia , jane ngritur ne menyre maramendese ne gjithe boten . Edhe ne vendet e BE-se dhe SHBA , Rama i ngriti çmimet ?! Komentet dhe akuzat , nuk behen kuturum , me fjale te pergjitheshme e shprehje letrare , por behen duke permendur fakte e prova konkrete . Lexo , p.sh. komentin e KOLONEL P . Ai , per çdo insinuate , flet me fakte , me vepra reale , me gjera qe kane ndodhur . Ndersa ti , nuk ndal dot logorene (diarene) prej nje mendje te çoroditur nga urrejtja dhe e derdh ne faqet e internetit . Çudi , si nuk pesove ndonje infarkt , kur po shifnje si po fitonte Rama ne te gjitha bashkite , perjashto Shkodren , qe i ka mbetur ora ne vitin 1990 . Dhe çfare fitore , mbi 60% , si kurre ndonjehere . Vazhdo shaje e akuzoje Ramen , sepse eshte ne te mire te tij , ju shani , ai FITO , sharjet ne vota ; sikur çdo muaj te behen votime , te gjitha i fiton Rama , jo per gje po , atij nuk ja ha qeni shkopin . Akoma nuk kane lindur kundershtare qe te garojne me Ramen , kjo ishte fitorja e njembedhjete e tij , madje pa u angazhuar fare .

  • Zoti u nderuar Bedri Islami . E verteta 6 Marsit eshte
    se populli ska mare pjese fare ne votime Perqindja nuk eshte me shume se 20 % . Te kuqt e PS jane shume te organizuar . Ata edhe pa buke ti lesh ,hane dhe bar per rilindjen .Jane dhe aresye te tjera , ja nje shembull .Konkretisht nje fatorino autobuzi ne Durres e pohoi me gojen e vet ,se kam pasur presion ,se po nuk votove per rilindjen do te largojme nga puna . Bile i dhane dhe nje oferte duke i thene te cojme me mjetin tone ne adresen e kutise se votimit . Jam i shokuar edhe nga Shkodranet , si shpjegohet te votoje ai qytet nje njeri NON GRADA si Saliu . Prandaj i nderuar Bedri …..????

    • Adih Cari , populli ka mare pjese ne votime edhe kesaj rredhe , si gjithmone . Pjesemarrja ishte ne masen 30,30% te numurit te pergjithshem te votuesve , te regjistruar ne listen e gjendjeve civile te rretheve qysh ne vitet 90-te . 49% e votuesve (sipas statisticienit Eduard Zaloshnja) , ndodhet ne emigracion . Mbeten 50% e votuesve ne Shqiperi . Me nje llogari fare te thjeshte , 30% e 100% eshte e barabarte me 60% te 50% , pra , ne votimet e 6 marsit , kane marre pjese ne votime 60% e gjysmes se elektoratit prezent ne Shqiperi , si çdo here tjeter , kur eshte votuar .

  • Sa per dijeni – Ky KOLONEL P-ja 80% eshte i perhershmi Ethem Lalaj nje ish-KAPTERR qe sheh enderra me grade Kolonel andej nga Corrushi katundi i Mehmet Shehut.

  • !!?-kur permend termin “klase politike” iu ke bere nder te madh cubave qe ndajne pasurite e grabitura.Ata shohin njeri tjetrin dhe qeshin me gojen vesh me vesh dhe pyesin njeri tjetrin te cuditur :Ne jemi pirate pse na i ndryshojne emrin ?”

  • Z.Bedri,më vjen keq per analizen.Analiza Juaj nuk ka dritë,është një analizë qorre.
    Populli Opozitar,zoti Bedri nuk votoi për të djathtën,mbasi ajo e ka diferencuar Opozitën si një kthim nënë një udhëheqje Inferiore nëse Ajo do të vinte në Qeverisje.
    Ju mund të pyesni:pse atëhere Shkodra arriti ta votonte Opozitën?:Pergjigjia është e thjeshtë.Pjesa e votuesve të së djathtes në Shkodër janë të sëmurë.Ata janë nënë një PANDEMI që e kanë krijuar vetë mikrobin.
    Semundjen e Tyre mund ta gjeni te proverbi i vet Shkodranëve,që Ju,Bedri e dini mirë.Mikrobi që ka shkaktuar Pandeminë e Popullit Opozitar Shkodran është:”Të hyftë vedia në qef”.

  • Ne fakt keto zgjedhje nuk kishin fare rendesi pervec kurreshtjes se sa vota do merrte Saliu. Por as kjo nuk u kuptua, si gjithmon Saliun e ringjall LSI-ja ashtu si ka bere historikisht. Pa votat e LSI-se(e te tjere aleat) Saliu do te ishte aty me Bashen. Shume e cuditshme qe askush nuk e permend kete fakt. Basha duhet te ishte njeriu me i interesuar por as kete here nuk kuptoi asgje ashtu si nuk ka kuptuar kurre asgje nga politika, cfare do qe te bej gabon..edhe kur nuk ben asgje si kesaj radhe perseri gabon. Sa per cudine se pse PS fiton e eshte shumice ne Shqiperi nuk ka asgje per tu cuditur, e majta gjithmon ka qene shumice ne Shqiperi edhe kur ka humbur zgjedhjet ose i ka lene vete si 1992 ose eshte percare si ne 2005( ringjallja e pare qe LSI i beri Saliut, e dyta ishte ne 2009, kesaj radhe e treta). Shtoi kesaj edhe votat qe Rama personalisht i sjell asaj nga pjesa gri qe si ideal ka vetem interesin personal edhe llogarite dalin( ti merrni te keqen militantve me qe ra fjala). Mund te krijoni cfare te doni, mund te shpikni teori me regjim e me vjedhje votash sic eshte bere keto 8 vjet , sikur edhe Merkel ta merrni e te vij e te bej parti te djathte ne Tirane, sa te jete Saliu gjalle nuk ka shance .Degjenerimi i fatkeqesise kombetare PD dhe i anti-komunisteve te 90′ do te vazhdoj . Shkodra qyteti i pare anti amerikan ne Shqiperi… C’te mbjellesh do te korresh-thote populli ..nuk ka menyre me te bukur per te mbyllur historine 30 vjecare te trazicionit .

  • Ti Anti !!? dhe zagar që leh e tërbohesh sa herë tregohen të vërtetat për katër dinosaurët kombngrënës të hales politike shqiptar që janë zhyer fund e krye me fekalat e qelbura të krimit , kusarisë dhe korrupsionit, Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta dhe Edi Rama Mbaje mënd o mjeran që

    ndërsa Enver Hoxhës që mirë keq bëri shumë gjëra për vëndin dhe popullin, i tërhoqën statujën zvarrë nëpër rrugët e Tiranës,

    populli i tallur , i vjedhur, i përbuzur nga horri Edi Rama do ta zvarris jo statujën por atë vetë në rrugët e Tiranës para se ta fusin në burg bashkë me Sali Berishën, Fatos Nanon dhe Ilir Metën, antishqipëtarët më të mëdhenjë në historin e kombit tonë.

    Pse po demostrojnë njerëzit në rrugët e Tiranës o zagar i kusarit Edi Rama o mjeran që na paske model komentet e oficerit me gradë të lartë, kapterit Teme që me nuhatje prej kapteri me gradë të lartë e kuptoj që , sikurse komenton ai, “lufta në Ukrainë do të ketë pasoja ………(o zot na ruaj nga injorantët) .. ndërplanetare”?

    T’ më falin kapterat e nderuar të ushtrisë që të gjithë armatimin horrat e PD së Sali Berishës,dhe ata të PS së Edi Ramës bashk me horrat e LSI së kusarit president ja kthyen në skrap duke vën miljarrdat në torbën e tyre të kusarisë, por ushtaraku Teme nuk është kapter normal por i gradës së lartë që meret me luftra ndërplanetare, ama i ka me fakte konkrete dhe stonon me mua kur them që Edi Rama disa herë ka deklaruar dhe po ti përsëris edhe një herë

    “Shqipëtarët janë dembela, jo profesionistë, thashethemexhinjë dhe kërkojnë rroga të larta” dhe u rekomandon biznesmenve patronazhistë në fushatën zgjedhore para 25 prillit, të marin punëtorë bagladeshas që nuk i kanë këto cilsi të flliqura madje i paralajmëron biznesmenët që edhe bagladeshasit ” po mësuan shqipen ti përzini” deklarata fyerse që

    edhe antishqipëtarët më të përbetuar serbë dhe grekë, nuk i kanë shkruajtur e as nuk i kan thën ndonjë herë , Edi Rama po. dhe o Anti !!?

    votuan 30%, dhe mesatarisht po mendojmë që Edi Rama sikurse thua ti (dhe të jap të drejtë se PS nuk ekziston, është kthyer në gestapo të tij zgjedhore) mori 60% të votave në 6 mars dhe

    60% e 30% = 60% X 30% = 18% e votuesve janë pro Edi Ramës tënd që është një turp që bashkitë të qeverisen vetëm nga votat e 18% të votuesve, vetëm në Shqipëri ndodhin këto çudira në kundërshtim me arsyen normale , norrmale mund të jen për ty dhe horrin e tërmeteve zgjedhore dhe kusarin profesionist të votave Edi Rama,sepse janë 82% e votuesve që janë në lista por që nuk kanë votuar për këtë individ.

    • Sa per pjesemarrje ne votime , more zoteri , ne shume vende te BE -se , pjesemarrja eshte 15-20 per qind , nuk i pjerdhin shume votimet . Edhe sikur vetem 100 veta te votojne , fitoni ai qe ka me shume vota dhe naten e mire .

  • E di që je edhe Patrioti edhe Anti !!?, Tiransi, psikiatri ……., je një patronazhist (spiun, agjent ) i gestapos zgjedhore, ish PS, infiltëruar në këtë faqe të Ditës për të shar me gjuhën e Edi Ramës, Damjan Gjiknurit, Ulusi Manjës…….që

    mbasi shanë drejtorët e shkollave në në tërmetin zgjedhor të Dibrës, mbasi shpërndan paratë ethas mjelli për të bler bagëti zgjedhore, mbasi kërcënuan me çuna problematikë (kriminelë të hurit e litarit) dhe

    fituan,

    Damjani ulërin i emocionuar si albak që është duke raportuar horrit Edi Rama me fjalor rrugeçërish.

    “Tërmet …..oleleeeee ….oboboooo vërtet tërmet……..u q……m nënat dibranëve ……”.

    Këta janë fituesit e zgjedhjeve që nga 2013 deri në 6 mars, janë kusarët e ish PS që është shëndrruar në një gestapo të frikshme patronazhitësh që, nëpërmjet “tërmeteve” zgjedhore të nëndheshme për të cilat janë bër profesionistë kobzinjë deri në shkencë diabolike, i japin në dorë kusarit Edi Rama qevrisjen dhe bashkitë që të çoj deri në fund eksodin e plotë të shqipëtarëve nga trojet mijvjeçare

    duke i vjedhur deri në marrëzi si këto ditë, në bashkpunim me me patronazhistët biznesmenë të babëzitur deri në jetëvrasje me çmimet dhe taksat që i rrisin në mënyrë të frikshme edhe brënda orës dhe

    vetë me parimin e bordellove politike e qevrisëse shqipëtare “Stambolli digjet , kurva krihet”

    ikën në vizita diplomatike turistike argëtuese me harremin e tij qevrisës duke vazhduar shoun mediatik të përditshëm të bukëve nga porti turistik arap i Durrësit kur

    kolegët e tij në Ballkan, në krye të detyrës po bëjnë atë që kurr nuk e bën ky horr se është …o zot na shiko dhe bëj drejtësi….. armik i përbetuar i shqipëtarëve.

    • Ti je psikopat , sa here te kam rekomanduar spitalin psikiatrik ? Bjeri vehtes mbrapa , se sa me shume kalon koha , aq me bosh te mbetet koka . Idiot i lindur .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *