- Ndihmoni veten!
Lutu sa të duash,
deri natën vonë,
po s’ndihmove veten,
Zoti s’të ndihmon!
Zoti na dha sy,
që ne të shikojmë,
rrugët nga ku erdhëm,
rrugët ku do shkojmë!
Gruas i dha duar,
për të tundur djepin,
burrit i dha zëmër,
të durojë tërmetin!
Na dha sy të shohim,
dritën-errësirën,
na dha shpirt të njohim,
të keqen-të mirën!
Zoti të ndihmoi,
xhan-more Njeri,
kur ty të frymojë,
me kaq dashuri!
Ndaj dhe ato fjalë,
s’dolën kot së koti,
po s’ndihmove veten,
s’të ndihmon as Zoti!
10 Maj 2017
- Ne dhe Shqipëria!
Shpërndarë pa fund e pa fillim,
si zogjtë e korbit nëpër Botë,
mallkuar qofsh-o shteti im,
që as me bukë nuk na mban dot!
Ca sharlatanë-ca ujqëri,
na turpëruan njëmijë breza,
moj rrënjëdala Shqipëri,
ç’m’i pate ditët kaq të zeza!
Gjithë djalëria që ti nxore,
dhe nuk i ndave kurrë prej prakut,
shkrihen çdo ditë si vesë dëbore,
se bëjnë punën e zezakut!
Një pikë ujë t’u kërkosh,
dot nga asnjë nuk merr përgjigje,
ndaj lidh në kokë shami të zezë,
dhe ulëri brigje më brigje!
Vitet dhe shekujt pa mëshirë,
moj-Shqipëri sa shumë të tretën,
që kur ka lindur Europa,
ti si një qyqe mbete vetëm!
Sikur të biesh në greminë,
kjo botë-kurvë s’lëviz as gishtin,
rron Izraeli shumë më mirë,
dhe pse ka varur Jezu Krishtin!
Athinë, 1994
Botuar në Dita, 15 Maj, 2017

EDEN SHQUPI-LUL-ADAMI DHE GJETHJA E FIKUT
Na dha sy të shohim,
dritën-errësirën,
na dha shpirt të njohim,
të keqen-të mirën!
Kështu thoshte Duka, që Zoti na dha shpirt të njohim të keqen dhe të mirën. Por në fakt, në bibël thuhet e kundërta. Te zanafilla, kapitulli2, paragrafi16 thuhet: Dhe Zoti Perëndi e urdhëroi njeriun duke i thënë: “Ha lirisht nga çdo pemë e kopshtit; 17 por mos ha nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes, sepse ditën që do të hash prej saj ke për të vdekur me siguri”.
Pra Zoti nuk donte që njeriu të njihte të mirën dhe të keqen. Eva dhe Adami hëngrën mollën e dijes dhe kuptuan diferencën mes të mirës dhe së keqes, mes të vërtetës dhe gënjeshtrës. Si ka mundësi që Duka i shkretë nuk e pati kuptuar këtë gjë? Pyetja më e rëndësishme është kjo: Nëse Zoti do ekzistonte, ai do ishte e vërteta. Atëherë, pse e vërteta nuk donte që Adami dhe Eva mos të hanin mollën e dijes? Pse e Vërteta nuk donte që të mësohej e vërteta?
Përgjigja sipas biblës është kjo: te zanafilla, kapitzlli3, 22 Dhe Zoti Perëndi tha: “Ja, njeriu u bë si një prej nesh, sepse njeh të mirën dhe të keqen. Dhe tani nuk duhet t’i lejohet të shtrijë dorën e tij për të marrë edhe nga pema e jetës kështu që, duke ngrënë nga ajo, të jetojë përgjithnjë”. 23 Prandaj Zoti Perëndi e dëboi njeriun nga kopshti i Edenit.
PRA, ZOTI NUK DONTE QË NJERËZIT TË ISHIN SI AI, ATA DUHEJ TË ISHIN DY BUDALLENJ QË NUK DININ DIFERENCËN MIDIS TË MIRËS DHE SË KEQES, E KËSHTU PËR ÇDO GJË DUHET TË PYESNIN E TI BINDESHIN DIKTATORIT QIELLOR, PERËNDISË.
SHËNIM: PYETJA NGA AKTUALITETI POLITIK ËSHTË: LUL BASHA, MOS VALLË NUK DI DIFERENCËN MES TË MIRËS DHE SË KEQES, E SI RRJEDHIM NUK DALLON DOT FITOREN NGA HUMBJA? MOS ËSHTË VALLË KJO ARSYE QË AI NUK KA TURP PËR ASGJË E NUK E NUK KËRKON TË MBULOHET AS ME GJETHE FIKU EDHE PSE “ËSHTË LAKURIQ” SI POLITIKAN I DËSHTUAR”? MOS VALLË DUKE QËNË I TILLË, LULI NUK DUHET NXJERRË NGA EDEN-BUNKERI I BLINDUAR i SHQUPIT? DUKE QËNË I NGJASHËM ME ADAMIN PARA NGRËNIES SË MOLLËS, LULI NUK DEL NGA PARAJSA PD (dhe nuk heq dorë nga privilegjet që ka fituar pa bërë asgjë), por puna është cili është diktatori që e mban akoma Lulin në Eden-Shqupin e bunkerizuar? Ambasadorja Kim, Sorosi, EdRama, apo e gjitha ishte një lojë e madhe e” AT” Saliut, se vetëm me një “budall” teatroxhi asgjëbërës si adam-Luli është më e lehtë të rimarrësh partinë në këtë ditë të vështirë (qoftë edhe duke u provuar me votë, sepse midis një budalli dështak dhe një NonGrata fitues motivues, militantët sigurisht që nuk do zgjedhin budallin)?? A mund ta vriste një budall gënjeshtar (si Luli), At Saliun? Si do e vriste? Me gënjeshtra? Tani, cili ishte kurthi që përmend Basha? 6 marsi, pra marrja pjesë në zgjedhjet lokale. Luli thotë se qe i detyruar. Nga kush? Nga “Djall”-Meta. Hyrja në zgjedhje ishte si të hante mollën e dijes, të mësonte të vërtetën, pra, që nuk ka shumicën në PD. Pyetja që lind është: Pasi Luli mësoi të vërtetën (që sigurisht e dinte që më parë por bënte sikur), si ka mundësi që nuk ka turp e vazhdon bën si budall? 1-Ai ose është i tmerruar nga e vërteta e ka frikë të japë dorëheqjen e të largohet nga Eden-Shqupi (se ose e kërcënojnë amerikanët me dosje apo Rama me drejtësinë e kapur e me mosdhënie favoresh atij apo kunatit), se po u largua s’dihet ku përfundon. 2-Ose Eden-Shqupi i Lulit nuk është parajsa, por Ferri ku Luli është “kurva politike” e më të fortit të momentit, qoftë kjo SHBA apo Ramsesi.