Tiranë, e shet si grabitje me armë të lokalit, arrestohet 24-vjeçari mashtrues

anazapta

Ka denoncuar një grabitje me dhunë të lokalit ku punonte, por pas hetimeve i rezulton mashtrim për të fshehur humbjet. Policia e kryeqytetit ka zbuluar ditën e djeshme një kallëzim të rremë për grabitje me armë. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Komisariatit nr. 3, Laurent Jashollari, 24-vjeç, ka denoncuar në polici se persona të pa njohur dhe të armatosur kishin grabitur lokalin ku punonte në orët e para të mëngjesit të së hënës. I riu pretendonte se grabitësit i kishin marrë një shumë parash të konsiderueshme, mbi 50 mijë lekë të reja. Por pas 8 orë hetimesh, policia zbuloi se nuk kishte ndodhur asnjë grabitje. Paratë 24-vjeçari i kishte humbur në kazinonë brenda lokalit ku punonte dhe kishte fshehur xhiron me këtë humbje. Pas zbulimit të bërë, efektivët e Komisariatit nr. 3 në kryeqytet arrestuan 24-vjeçarin, duke thënë se kanë ngritur ndaj tij akuzat e “kallëzimit të rremë” dhe “vjedhjes”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *