Sonja Mamaqi*
Ne të ish Kinostudios kemi një miqësi që i rezistoi te gjithë kohërave. Kur takohemi na duket sikur po vazhdojmë filmat që na presin… sigurisht në mendje… Kanë kaluar tre dekada dhe ne flasim për kujtimet tona sikur sapo kemi mbaruar filmin e fundit.
Në shtëpinë e kineastëve, AQSHF ne mblidhemi kur organizohen dhe premiera të filmave të porsadalë nga dora e kineastëve të rinj, apo dhe ata me përvojë.
Kështu u mblodhën për premierën e filmit “Praga, gjurmë kujtimesh”!
Libri i Abaz Hoxhës, “Ne u shkolluam në Pragë”, frymëzoi një grup krijuesish, regjisorin Ilir Harxhi, skenaristen Angjelina Papalilo, operatorin Ilir Demi, formuluesit e muzikës Nina Andoni e Skënder Jaçe, folësin e ngrohtë Sokol Angjeli si dhe Pjerin Logorecin e Amarilda Brahon, për montazhin!
Protagonisti ishte Abaz Hoxha, që u ndoq nga kamera në vizitën e jashtëzakonshme në Pragë, mbas 70 vitesh!
Filmi të fut në atmosferën e qytetit te artë në kërthizë te Europës, me aparatin fotografik që fikson si një dëshmitar i gjallë kujtime të paharrueshme nga jeta studentore. Kujtohen një për një shokët e shoqet.
Kamera merr e vetëkomanduar çdo detaj që ringjall te dikurshmen!
Si në një mozaik plot ngjyra, montohen fotografitë, të bëra me dy, tre, katër shokë e grupe të mëdhenj studentësh!
Abazi flet me një kujtesë të rrallë. flasin edhe të tjerë pranë tij…
Ksenofon Dilo tregon si Abazi e shoqëroi dhe e ndihmoi konkretisht, i papërtuar, i gjindshëm, për studentët e rinj… kujtimet burojnë deri tek shakatë e tyre, kur Abazi në një çast i kish thënë, njërit në një lloj përplasje… “mua s’më ka frikësuar gjermani, jo të më frikësosh ti!…” Të gjithë kishin qeshur!
Kujtimet nga konviktet tek auditoret e fakulteteve. Diplomat e shkollës, ambientet fantastike, të xhiruara thjesht, ndoshta jo me kamera profesionale, por të lidhura me mendim dramaturgjik, me muzikë, që tingëllon si e kompozuar pikërisht për filmin!
Kujtimet origjinale krijojnë një aliazh fantastik, që të çojnë në Pragë, por prekin kaq herë edhe shokët e mjediset e punës në Kinostudio, me intervista nga personalitete të filmit.
Janë Kujtim Çashku, Saimir Kumbaro, Ylli Pepo, Josif Papagjoni, i ndjeri Kujtim Gjonaj, Luan Rama, vetë regjisori i filmit, Ilir Harxhi… të gjithë mbështesin dhe përshëndesin kontributin e pamohueshëm te studiuesit e historiani të kinemasë Abaz Hoxha!
Saimiri e quan një nga themeluesit e Kinostudios, muze të gjallë të kinematografisë shqiptare! Kujtimi Çashku e Luan Rama flasin për mbështetjen e fortë që ju bënte kineastëve të rinj! Ylli Pepo e quan “arkeolog” të kinemasë shqiptare dhe krijuesve në Shqipëri e botë, që mbështet themelimin e artit të shtatë. Josif Papagjoni thekson zbulimin prej Abazit të figurave shqiptare në botë që bënë emer në kinematogrfi, nga Aleksander Moisiu deri tek Vëllezrit Belushi, etj
Dokumentari ka një gjetje të bukur filmike, gjurmët e avionëve në qiellin e Pragës e rrethina të saj, me gjithë detajet shprehëse të marra plot frymëzim nga operatori.
Futet në këtë dokumentar dhe shprehja aq e njohur e dialogut të mençur të filmit shqiptar… “Po hëngre një lugë çorbë të prishur, e vjell gjithë jetën…” nga skenari i shkruar nga Abaz Hoxha e Peçi Dado!
Nuk di çfarë të them më parë.
U emocionova shumë kur pashë këtë film, për herë të parë… E kërkova ta shihja për së dyti e më pëlqeu akoma më shumë. Episodet e njëpasnjëshme të filmit tregojnë me dinamizëm një jetë të gjalle të studentit te Pragës, që u bë figurë e njohur me librat e shumtë të botuar për kinematografinë shqiptare dhe atë botërore.
28 libra që rrijnë me krenari, më të spikturit, si Filmi artistik shqiptar, 100 vet kinema shqiptare, Shqiptarët në kinematografinë botërore, Në gjurmë të filmave për Shqipërinë, etj., janë pasuri në duart e brezave, një thesar i madh filmik … Skenariste, regjisorë, aktorë…njerëz te të gjitha profesioneve gjejnë vendin e tyre në librat e këtij studiuesi pasionant.
Filmi u bë në kuadër të 90 vjetorit të lindjes, ndërsa ai ka në sirtar, gati për botim edhe libra të tjerë. Analizat e tij i qëndrojnë kohës, me një logjikë të saktë të studiuesit që hap shtigje për teza që hanë në diskutim, duke marrë në përkrahje kineastë të talentuar, që krijuan vepra me forcë emocionale, edhe pse në kushte të vështira , kur liria e krijimit ishte nën vëzhgim të rreptë.
Filmi ndërtohet me poezi dhe me një informacion të bukur për studentët, që u diplomuan në Pragë, veçanërisht në fushën e komponenteve që krijojnë filmin, nga regjisorë të shquar si Hysen Hakani, Gezim Erebara, Piro Milkani, operatorë të njohur, si Sokrat Musha, Agim Fortuzi e Niko Theodhosi, piktorë me emër si Ksenofon Dilo e Namik Prizreni, aktorë të mrekullueshëm si Kadri Roshi, Lazër Filipi e Serafin Fanku, etj.
Problem mbetet shfaqja e këtyre filmave në sallat e sotme moderne, bashkë me filmin artistik!
*Kineaste


Ka mbi 30-te vjet qe vendi i xhirimit dhe prodhimit te filmit Kinostudio “Shqiperia e Re” ne Tirane, nuk funksionon per filmin artistik, vizatimore dhe dokumentar.
Kjo ndodhe sepse dy partite kryesore politike si PD + PS nuk e duan ne pergjithesi artin dhe kulturen sepse i duket sikur harxhojne para kot.
Aty ku duhet te harxhohet per arsim, art, kulture, duke perfshire edhe shendetesine keto dy parti politike dhe drejtuesit e tyre te korruptuar, pa vizion, duke filluar nga Sali Berisha dhe nga ky sharlatani i fundit qe ndodhet ne pushtet, ne qenefere EDMUT RAMAVICI nuk e duan arsimin, kulturen dhe shendetesine e shendetshme sepse nuk duan te harxhojne leka per te miren e vendit dhe popullit.
Sepse ndermjet korrupsioninit, PPP-ve keto leka i fusin neper xhepat e tyre, me sakte ne thaset e tyre.
Shikoni, mbas prishjes te Teatrit Kombetar ne cfare godine ndodhet Teatri Kombetar, ne godinen e ish laboratorit te ujrave te hidrocentraleve me emrim Teatri Turbina ne Tirane.
Ky EDMUT RAMAVICI eshte plehra me i madh i situates ekonomike, te mireqenies se popullit, arsim-kultures, ku edhe shendetesine e shkaterroj duke e bere pothuajse komplet private. Keto jane turpe.
Sonja,
Falemnderit shume per kete shkrim kaq te ngrohte, njerzor dhe plot dashuri
Ju thoni “ne te ish Kinostudios” , ne te ish televizionit shqiptar themi te njejten gje, pa ka se TV akoma egziston dhe nuk eshte vetem nostalgia, por shume me teper. Urime per 8 Marsin dhe shendet e te mira
E moj Sonja e gezuar,miresi ke rrezatuar gjithmone.
Prandaj thone:I miri zhytet,por nuk mbytet.