SHBA i jep sot goditjen e fortë ekonomisë ruse! Biden pritet të vendosë embargon ndaj naftës, gazit dhe qymyrit të Putinit

Ornela

Presidenti i SHBA, Joe Biden, pritet t’i japë sot një tjetër goditje të fortë Presidentit rus, Vladimir Putin, teksa nuk ndalet në pushtimin e tij në Ukrainë, duke vrarë edhe gra e fëmijë.

“CNN” raporton se Presidenti Biden pritet të ndalojë sot importet e naftës, gazit natyror dhe qymyrit rus në SHBA, sipas burimeve të njohura me vendimin.

SHBA do ta bëjë këtë lëvizje të njëanshme, pa aleatët e saj evropianë, për shkak të mosmarrëveshjeve mes vendeve evropiane, nëse do të ndalojnë energjinë ruse. Vendet e BE-së kanë dukshëm më shumë ekspozim ndaj energjisë ruse, sesa SHBA.

Zyrtarët amerikanë vendosën, duke pasur parasysh presionin ekstrem politik në vend, që ta ndërmarrin këtë hap pa koalicionin.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Europa… si gjithmone Fiton gjithmone Russia me keta europianet, sepse ua njeh “vendosmerine” è burrerine. Mjere populli i Ukraines.

    • ka mundësi të jetë dhe kështu si thua ti”epse ua njeh “vendosmerine” è burrerine”,nëqoftëse me “vendosmërinë” në thonjza quan paaftësinë për tu ngritur kundër armikut të vërtetë të tyre!!
      për putanën e kam fjalën!!
      ndoshta është punë pikvështrimi!!
      mua më duket se janë me të vërtetë muzhikë,gati skllevër që nuk kanë asnjë të drejtë fjale!!të vetmen të drejtë që kanë është tu binden çdo urdhëri të psikopatit që kanë në kurriz!
      të paktën këtë herë e kanë zgjedhur vetë!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *