Agjentët e Seksionit Kundër Narkotikeve, arrestuan dje personin në kërkim ndërkombëtar, Leonard Musaj, 33 vjeç, banues në lagjen nr 3., të Cërrikut. Burime zyrtare konfirmuan aksionin me urdhër të Interpol Tiranës, e cila kishte dosjen e homologëve të Romës ndaj të dyshuarit. Sipas materialeve hetimore, Gjykata e Firences në Itali, në bazë të vendimit të dhënë, ka caktuar për Musajn masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.
