Serbia do të ndalojë eksportet e vajit, grurit, misrit dhe miellit, është vendi nga Shqipëria merr 36% të drithërave

Ornela

Serbia do të ndalojë eksportet e vajit, misrit, grurit dhe miellit duke filluar nga e enjte, si një mënyrë për të siguruar çmime të qëndrueshme si për vendin ashtu edhe për rajonin në rast se Rusia ndalon eksportet e grurit dhe misrit, ka deklaruar presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

“Në dy ditët e fundit, eksportet e vajrave bimore u rritën me 109% krahasuar me nivelin mesatar, kështu që ne duhej të reagonim”, tha Vuçiç në një intervistë për B92.

Në fund të janarit, qeveria zgjati me 90 ditë ngrirjen e çmimeve të sheqerit, miellit të grurit të llojeve T-400 dhe T-500, vajit të lulediellit, mishit të derrit dhe qumështit me 2.8% yndyrë në nivelet e tyre të 15 nëntorit, në një përpjekje për të zbutur ndikimi i inflacionit në kostot e jetesës.

Sipas vlerësimeve të Zita Srbije, shoqata e prodhuesve serbë të drithërave, në vitin 2021 vendi parashikonte të eksportonte 1.8 milionë ton grurë dhe 1.6 milionë ton misër.

Sipas të dhënave institutit të statistikave serbe, vitin e kaluar janë korrur në Serbi 3.54 milion ton grurë dhe 6.24 milion ton misër.

Vuçiç tha se Serbia do të përballet me probleme serioze nëse Bashkimi Europian ndalon importin e karburanteve nga Rusia.

“Ne jemi duke u përballur me një problem nëse BE-ja ndalon importin e të gjitha karburanteve, sepse nuk kemi nga ta marrim”.

Ai tha se Industria Serbe e Naftës (NIS) po kërkon nga vendet e treta për naftë.

“Ne po kërkojmë të shohim se ku mund të marrim naftë dhe gaz pasi NIS po kërkon nga vendet e treta për importe. Qeveria ka hartuar një dokument për të përjashtuar disa mallra nga taksat doganore në vitin 2022 dhe që do të përfshijë, nëse është e nevojshme, naftën e vendeve të treta”.

Nga Serbia u importua 36% e drithërave në 2021

Serbia është një partner i rëndësishëm i Shqipërisë për importin e drithërave.

Në vitin 2021, sipas të dhënave të INSTAT, në Shqipëri u importuan 326 milionë kg drithëra, nga të cilat 36% erdhën nga Serbia dhe 46% nga Rusia.

Importuesit e drithërave dhe përpunuesit e miellit pohuan se që nga fillimi i luftës, importet e drithërave nga Rusia u diversifikuan, teksa gjetën tregje të tjera në Europë (Bullgari, Francë, Rumani, Itali) dhe në Amerikën Latine.

Për importet e grupmallit “Vajra dhe dhjamra kafshore apo vegjetale”, nga Serbia në 2021 erdhi rreth 6% e totalit të importeve.

o.j/dita

Share This Article
13 Comments
  • Popullia ka thene nuk mbahet shtepia me miell te huaj. Kjo thenie, ne kete kohe, ka me shume kuptim.

    • Tani po ju kujtohen porosite e xhaxhit Enver.
      Prodhoni buken ne vend.
      Ne kohe te mire, apo te keqe, ke buke te hash.
      Po vijne kohe te keqija, o Safa Ymeri.

  • Po vëllazërimi Rama-Vuçiç i pagëzuar dy herë si Mini-Shengeni Ballkanik dhe Open Ballkan,përfundoi në letër higjenike?

  • Cfarë katastrofe ! Ne që duhet të furnizonim të gjithë Ballkanin por edhe më gjërë varemi nga serbi ! Ky është rezultati i politikave antikombëtare të politikanëve shqiptarë të paa viteve 90 pa përjashtim të majtë apo të djathtë. Myzeqeja mund të furnizonte të gjithë Ballkanin me fruta dhe perime, ultësira jugperëndimore mund të furnizonte gjysmën e europës me naftë dhe nënproduktet e saj, jugu dhe verilindja kanë burime të mëdha hidrike dhe të erës për të na bërë vendin nr 1 në eksportin e energjisë. Dhe cfarë është bërë nga politika në shërbim të grekëve serbëve dhe disa oligarkëve ? Gjithcka ju është dhënë atyre ndërkohë që ne importojmë gjithcka Vetëm burgu për këta plehra do të ishte njëfarë lehtësimi për shqiptarët për dëmin e parikuperueshëm që i kanë bërë këtij vendi

  • Ne mund te hame bar, problem eshte se as ate se kemi me, e kemi perveluar gjithcka ne ate vend, kete te fundit e importojme nga Maqedonia. Ngelet vetem qe, te vetmin ‘produkt’ te cilin e prodhojme me shumice per ta tymosur, pra hashishin e famshem nga sot e tutje do ta konsumojme ne vend te barit(bukes), mund te krijoje disa peshtjellime ne stomak por do te mesohemi. Nje kafe ne lokal, lajme nga bota per hallet e saj, nga politika e brendshme sigurisht se behet nami, ne darke Big Brother, telenovela, o nje ndeshje futbolli, cdo gje ne rregull, mbi te gjitha, do te jemi tere kohes tap, ku ka me mire!

  • Diktator …
    Mer shembull ne naltmadhnia jone ai nuk nderhyn ne asnje menyr te shitblerjet e biznesit sepse qeveria eshte per te tjera gjera jo per keto dite te bukura
    Meqe jemi a ju duhet noj leje ndertimi anej nga serbia?
    Apo ju duhen mend si te dilni nga kjo cmenduri qe po doni te bllokoni biznesin??
    Po pse nuk ja lini ppp ju ta menaxhojne situaten ne serbi???
    Ja psh ne duam te japim edhe doganat me ppp
    Po qeveria mund te jepet me ppp?

    • Eshte Rusija ne Open Ballkan?
      Harta e Importeve te drithit para 3 vjetesh , eshte njesoj si harta sot.
      Nuk e ka fajin Open Ballkan per import, e ka fajin ai qe i tha fshatareve te mos mbjellin drithera.

  • Keto lajme per drithrat me kujtuan nje te fiksuar te dikurshem qe ngulte kembe o ta prodhojme buken ne vend o s’ka. I tha atehere rusi sa grure konsumoni ju e hane minjte ne Rusi . Ky Putini nuk na e jep ate rracionin e minjeve apo jemi ne qe e rrefuzojme ? Kete nuk e kam kuptuar.

  • O te dhjefsha enverin,se enveri nje mut prodhonte ne vend,,Asnjehere nuk prodhoi aq drithe sa u duhej banoreve,asnjehere nuk prodhoi ushqime,qumesh,mish,,Te pakten per dhen e per dhi ishim me te pasurit per fryme ne kohe te Zogut.
    Lloqe kongresesh,Armiq te popullit prodhoi enveri.,me shumice,tejkalim plani.

  • Po turp moj qeveri nuk ke qe nuk arrin te te inkurajosh sigurimin e bukes ne vend. Po se miell te serbit ha populli . Miellin e armikut . O, vajmedet me cfare kemi te bejme ne. O ministresha e bujqesise a ke bere ndonje plan zotrote pranvera po vjen a ke ndermend te sigurosh buken popullit. Kjo eshte detyra jote numer 1. Si e keni planin askush nuk flet me kollaj te importojme se te prodhojme . Fatekeqesi e madhe gjithcka u shkaterrua se do behej nga demoracia e leshit . Gjumi i nates nuk duhet te zere zonja ministreshe .filloni mbjelljet sa nuk eshte vone o ku je myzeqeja hambari jone qe vdiq .

  • Populli thote nje fjale te Mencure.
    Cfare do besh do te te bejne.
    Veziret, Pashallaret, Bejleret, Agallaret, Hoxhallaret, Muhipet, Dervishet etj dhe shumica e Popullit te vetequajture Skiptare u turqizuan duke ndryshuar Kombesine Greke Bizantine.
    Kete e beri per “aresye Strategjike” Vorio Epiroti nga Emathia Greke (sot Mat) Jeorgios Kastriotis.
    Kete e thote me gojen e Tij “historiani” i famshem Boterore Xhufi.
    A ka Njeri me pak Mendje (poco mind) ta besoje kete dhe te ankohesh per Arvanitet qe u ndryshojne Emrat Arabe te Arnauteve ne Greqi?
    Si mund te mashtrohen nje popull dikur i Lashte me qender Kostantinopolis Polis kjo ne Nder te Perandorit Ilyre Megas Kostantinos qe Greket Jane “Te poshter” dhe kane Pretendime?
    Per kete Pashallek te kata-ndisur si mos me keq?
    Kudo qe te germoni o Arnaute Greqisht do te gjeni o Skip-Tare.
    Germoni Tare (Marin Mema) germo se qenin e ngordhur do te gjeni.
    Keshtu eshte kur ndryshuat te gjitha Topo-Onomat (toponimet) Greke te Vorio Epirit ne Emer te nje Pashalleku turk te krijuar (criate angl) nga Fuqite e Medha Imperialiste sidomos Italise Fashiste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *