Amerika refuzon transferimin e avionëve ushtarakë në Ukrainë

Amelda Amelda

SHBA-të e kanë quajtur një akt me “rrezik të lartë” dhe nuk e kanë mbështetur transferimin e avionëve ushtarakë polakë drejt Ukrainës.

Është ky zhvillimi i fundit në kampin e Pentagonit, pas lëvizjes së djeshme të palës polake, për të transferuar avionët MiG-29 që disponon në një bazë amerikane në Gjermani.

Lajmin e ka bërë të ditur Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, pas shkresës që i ka çuar homologu i tij polak mbi çështjen.

Kjo përgjigje e Pentagonit, vjen si rrjedhojë e një rreziku të shtuar që akti mund të ketë. Përpos kësaj, edhe për shkak të mosdëshirës amerikane për të pasur luftime të shtuara në territorin e Ukrainës.

Mbi çështjen, ka pasur edhe një telefonatë ndërmjet ministrave të Mbrojtjes, ku pikërisht kjo gjë u theksua.

Ideja fillestare, u dha nga Polonia – ndër shtetet më mbështetëse të Ukrainës në këtë kohë të vështirë.

Më pas, ishte Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ai i cili tha se SHBA-të do të jepnin dritën jeshile për një lëvizje të tillë.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *