Rusia lajmëron largimin nga Këshilli i Evropës

Amelda Amelda

Ministria e Jashtme e Rusisë ka njoftuar se ata nuk do të jenë më pjesë e Këshillit të Europës, organizatën kryesore të të drejtave të njeriut në kontinent, e themeluar pas Luftës së Dytë Botërore.

Kremlini tha se anëtarët e NATO-s po minonin aleancën europiane të krijuar për të mbështetur të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe demokracinë. Në realitet, marrëdhënia e Rusisë me Këshillin e Evropës ka qenë gjithmonë e tensionuar.

Rusia u bashkua me Këshillin e Evropës në 1996, pas aplikimit nga Boris Jelcin si pjesë e një përpjekjeje për ta bërë vendin më demokratik.

Të drejtat e përfaqësimit të Rusisë u pezulluan më 25 shkurt – një ditë pas pushtimit të Ukrainës. Kjo masë u mor edhe njëherë më parë në 2001, pas luftës së dytë çeçene, dhe në 2014 kur Vladimir Putin pushtoi Krimenë.

Këshilli i Evropës është një organizatë që nuk ka lidhje me BE-në.

a.m/dita

Share This Article
1 Comment
  • “25 shkurt – një ditë pas pushtimit të Ukrainës.”
    mor copat e mishit,nuk mund të quhet akoma sot “pushtim i ukrainës sepse ajo nuk është pushtuar!ajo po lufton!ajo nuk ka kapitulluar,as nuk ka ndaluar rezistencën!!
    në datën 24 shkurt ka filluar AGRESIONI KUNDËR UKRAINËS dhe po vazhdon akoma!!
    sipas jush as një ditë nuk ju ka dashur rusisë ta pushtojë ukrainën??
    vetëm me avionë mund ta përshkojë brënda ditës tërë ukrainën rusia!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *