Duma refuzon ftesën e Berishës: PD duhet të ecë përpara, jo pas!

Amelda Amelda

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka refuzuar ftesën e Sali Berishës për t’iu bashkuar Komisionit të Rithemelimit, pas humbjes në 6 mars e ku bëjnë përgjegjës kryesor Lulzim Bashën.

Duma tha se PD-ja duhet të ecë përpara dhe jo pas, duke iu referuar Berishës si e shkuara. Ajo theksoi se Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen pasi tani më nuk ka mbështetjen e gjysmës së deputetëve demokrat.

“Shumica e grupit të PD ka kërkuar që partia të shkojë drejt zgjedhjeve dhe e mban kreun e partisë edhe pse s’ka shumicën e PD. Nuk më shkon ndërmend të kandidoj tani, dua që të kthehet debati real dhe të dëgjojnë që ka një shpresë. Besoj se si çdo gjë në jetë ka zhvillime, etapa, një minimum dhe maksimum, tani situata ka shkuar në maksimum dhe PD nuk mund të mbahet kur nuk ka mbështetjen e shumicës. Unë kam thënë që PD duhet të ecë përpara dhe jo pas. Të gjitha vendimet që kemi marrë në momentin që duhet ta çojmë PD drejt suksesit, perëndimit, partnerëve strategjikë”, tha Duma.

a.m/dita

Share This Article
1 Comment
  • Nese nuk arrin qe zeri jot te degjohet ne parlament, qeveri etj, te pakten bej gjene e duhur “JIP DOREHEQJEN” si deputet dhe ndoshta hapin tend e ndjekin edhe ata pak politkane qe i ka ngelur nje fije sedre e burrnie. Po Ju jeni te gjithe hiena,mashtures,te pangopur, dallavere,antikombetare e te shitur ke Palla i Madh, ju ka tredhur te gjitheve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *