Bedri Islami
Botuar në DITA
Në drejtimin e opozitës shqiptare, prej 9 viteve, Lulzim Basha do të mbahet mend si njeriu i 9 shtatorit 2021, kur befas, atëherë kur askush nuk e kishte pritur, përjashtoi nga grupi i deputetëve të PD-së, njërin ndër krijuesit e saj dhe liderin e plot fuqishëm, Sali Berishën. Pak kohë pasi kishte shkruar në librin e tij “ famoz” se nuk do e bënte kurë atëvrasjen, ai e vrau “babanë “ e tij politik, njeriun që e kishte marrë për dore, nga zyrat e hetuesve ndërkombëtarë të luftës në Kosovë, dhe e kishte vënë në trupën më të lartë drejtuese të partisë së tij. Ky do të jetë veprimi i tij më i guximshëm, pa dyshim, i vetmi, të cilin e mori të gjithin mbi vete dhe nuk e ndau me askënd tjetër.
Nuk dihet ende përse e kishte bërë këtë, por ja që e bëri. Ndoshta, ngaqë Berisha ishte shpallur i pa dëshirueshëm dhe i ndaluar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ndoshta nga që gjeti mundësinë e artë për të hequr nga shpatullat e tij hijen e rëndë ish kryeministrore, e ndoshta, për të mos ndarë fitimet përrallore me askënd tjetër, si kishte ndodhur jo shumë kohë më parë. Të gjitha këto mbeten ende enigmë, ashtu si ka mbetur edhe e vërteta se ku, në cilën zyrë dhe nga kush filloi ngritja e dosjes së Berishës për korrupsion madhor, pengim të drejtësisë dhe minim të sistemit demokratik të vendit.
Me 6 mars ai humbi përsëri zgjedhjet, që, edhe pse të pjesshme, kishin në vete shumë më tepër se kaq. Njëjtë si në zgjedhjet politike të vitit 2017, ku rrokullisja ishte dërmuese dhe PD u gjet në pragun e humnerës, edhe në 6 mars, humnera e ndolli atë dhe si kurrë ndonjëherë, tani e gjithë përgjegjësia ishte e tij. Nuk mund ta ndante me askënd tjetër dhe, sa më shumë që thërriste se kishte fituar, aq më tepër humbja dukej fatalist e dukshme.
Që nga viti 2013, kur ai ishte krahu i djathtë i Berishës, dhe deri në 6 mars, kur është armiku i tij politik e jo vetëm politik, Basha ka vrapuar nga njëra humbje në tjetrën dhe, përherë ka thirrur se ka fituar, por…e kanë vjedhur, i kanë manipuluar zgjedhjet, e megjithatë, ai ndjehet fitues.
Asgjë nuk ka mësuar nga e djeshmja dhe as që ka ndër mend të mësojë prej saj. Çuditërisht ai ka një hare mburravece apo tekanjoze, edhe kur thuajse e gjithë trupa e deputetëve është kundër tij, pasi kupa është mbushur; nuk duket se do të ketë moral, një vlerë që nuk e ka njohur; nuk fsheh ndonjë rëndësi të rreptë nën kupolën e hokatarit politik, dhe, si nuk ka ndodhur me asnjë lider tjetër, duke mos pasur asnjë vizion për të ardhmen, përsëri i duket se gjithçka ndrit rreth tij.
Që nga 6 marsi opozita zyrtare vazhdon të ketë kryetar, por jo drejtues; ajo ka në zyrë njeriun që e njeh humbjen si fitore, mashtrimin si vlerë dhe të pa vërtetën si realitetin rreth tij. Opozita, e ndarë barbarisht dhe, tani për tani pa asnjë urë bashkimi, është udha e mandatit të ardhshëm të Edi Ramës dhe shërbimi më i natyrshëm ndaj tij. Është ëndrra e keqe e pluralizmit, kthyer në makth dhe në të njëjtën kohë dëshmia se , njeriu që nuk do të mësojë nga gabimet e tij do të jetë fajtori i së nesërmes.
Asnjëherë opozita nuk ka pasur në trupën e saj drejtuese një masë kaq amorfe, të padenjë për të qeverisur, qoftë edhe një kooperative bujqësore të nivelit më të ulët; asnjëherë kaq shumë servilizmi nuk është shfaqur si vlerë, mburrja si trimëri dhe mediokriteti si shkallë e lartë intelektuale. Rrethimi i Bashës nga figurina politike, si Bardhi, Alibeaj, Duma, Salianji, figura të tjera , edhe më të panjohura, e bën edhe më trishtë këtë histori dhe, në të njëjtën kohë, edhe më gazmore për qeverisjen e së majtës.
xxx
Çfarë e josh Lulzim Bashën?
Ndryshe nga shumë të tjerë që politikën e kuptojnë si artin e së mundshmes, ai e percepton atë si artin e fitimit. Asgjë tjetër nuk është më e vlefshme dhe , si pak të tjerë, ai e ka shpallur atë si kredon e jetës së tij.
Ai është mësuar të humbë politikisht, veçse në mënyrë të gëzueshme dhe të pasurohet paturpësisht pa e kundërshtuar asnjëherë seriozisht të keqen. Nëse Rama do i kishte bërë një ofertë të ngjashme, si ajo e majit 2017, ndoshta marrëveshja më e turpshme në politikën shqiptare pluraliste, përmes së cilës hoqi themelet e Çadrës në pak orë dhe shtoi disa milionë në pasurinë e vjehrrit, ai do të pranonte çdo lloj humbje politike. Edhe pse kryeministri i vendit e mori 6 marsin qetësisht, pa shumë interes dhe vetëm se ndryshe do të ishte krejt i zbuluar, opozita, kështu si është, e përçarë, nuk mundi të marrë më shumë, veçse bashkinë e Shkodrës, ku mendësia bllokuese dhe lojaliteti i njohur nuk ndryshoi asgjë, ashtu si edhe ishte parashikuar.
Enigma që e ka rrethuar Bashën ka qenë gjithnjë e frikshme dhe vazhdon të jetë. Ai më shumë, përherë e më shumë, i ngjan një borgjezi të ngopur, se sa drejtuesit opozitar që ka një mision, të përmbytë një qeverisje të kthyer në autokraci dhe një lideri të shndërruar në autokrat të frikshëm. Ai, më ka bërë gjithnjë përshtypje, si gjithë njerëzit e ftohtë, qesh vetëm me gojë, jo me gjithë trupin, hareja e tij nuk konsumohet me vetëdije, apo ndrit një çast, tepër të studiuar dhe nuk përhap rrezatim. Më shumë se sa një fenomen, ai është një personazh i thirrur nga Berisha për të luajtur një rol, dhe që mjerisht, as e ka ndër mend të shembë një oligarki, politike apo financiare qoftë, pasi aty, në mesin e tyre, e ndjen veten më mirë se gjithkund tjetër, pasi është pjesë e tyre.
Nuk e di pse, por e vërteta dhe e panjohura mund të jenë për të dëshira të llahtarshme, të cilat i kalon përmes fjalëve të mëdha, të cilat kanë vetinë të mos të mbeten në mendje dhe nuk zgjojnë dëshirën për të ndjekur një rrugë tjetër, e cila sado e vështirë, mund të sjellë raporte më të sakta në piramidën e shtetit, të kenë kontrollin opozitar si para ndalesë e krijimit të një sekti qeveritar dhe në fund të fundit, të ngjallin shpresë. Nuk di ndonjë njeri të cilit i është ngjallur shpresa nga fjalët e Bashës , apo të jetë frymëzuar prej tyre. Si demon, Berisha është i jashtëzakonshëm, por ai ka vetinë të ngrejë tallaze politike, të marrë pas vetes shumë njerëz, që mund të shkojnë pas tij deri në theqafje. Basha mund të frymëzojë deri në vendosjen e bravave, bunkerizimin e selisë që është ëndërruar si e lirisë dhe sajimin e një video loje si ajo e Babales. Ndryshe nga Berisha, që mund të bëjë njëkohësisht, edhe heroin, edhe viktimën, Basha mund të bëjë vetëm këtë të fundit. Si viktimë, ai është i pazakontë, si hero ai është qesharak.
Joshjen drejt pushtetit e kanë të njëllojtë. Berisha e ka si dehje, Basha e ka si mundësi pasurimi. Edhe pse i lëçitur nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Berisha hyri në betejën e 6 marsit si një toreador. Edhe pse i përkrahur nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Basha hyri si një lojtar pokeri. Fitorja e tashme e Berishës, demokratët të jenë të bindur, është në fakt humbja e së nesërmes, ndërsa humbja e Bashës është humbja e përhershme. As ndarja, as bashkimi i të dyve nuk është e ardhmja. Largimi i të dyve, po. Një rrugë e re, nën një lider të tjetër, por kjo është çështje që mund të zgjidhet nga vetë opozita. Jo nga jashtë saj. Për mua personalisht, si një njeri i huaj ndaj saj por jo i ftohtë, opozita duhet të ketë një drejtues me ide, vizion të qartë, që ngjall kureshtje dhe së bashku me të, edhe besim, që i njeh rregullat e lojës, të cilës i prin dhe si ndodh jo rrallë në politikë, nuk del prej saj kur kundërshtari duket joshës, sektar apo autokrat. Bylykbashi mund të ishte një emër.
Përse Berisha nuk është më i domosdoshëm në politikë – duam apo jo, kjo është në deklaratën dhe në vendimin e Departamentit të Shtetit. Shumë shqiptarë, shumica e tyre, e besojnë se është vendimi i drejtë dhe i vonuar. Nëse Berisha do të qartësonte se në të ardhmen ai nuk kishte asnjë synim në drejtimin e qeverisë dhe dalëngadalë do të kalonte në rrethinat e politikës, do të ishte më i besueshëm dhe do i bënte një shërbim forcës politike që drejtoi.
Përse Basha nuk duhet të jetë më në politikë? – kjo ka të bëjë me gjithë ecurinë e jetës së tij politike, që nga momenti kur atij iu hapën dyert e deri pas 6 marsit të këtij viti.
x xx
Një pyetje e shtruar shumë para kohe, por si shkak për të bërë anatominë e shkurtër politike të një njeriu që nga e panjohura e madhe, sa mirë sikur të ishte vetëm kështu,kaloi drejt posteve të rëndësishme qeverisëse, në të cilat ndërsa nuk la pas asgjë të përmendur për të mirë, pas vetes kishte një humbëtirë të gjithanshme, me një dëmtesë të pazakonshme në jetën ekonomike e financiare të vendit, në jetën politike dhe në vetë shtetin.
I panjohuri i ardhur nga zyrat e të huajve në Kosovë, ku nuk dihej ende se kush e kishte gjetur e që më pas, do të vinte këtu përmes bekimit të një serbo-boshnjaku, Fazlliç, nipi i Stanishiçit, ish shefit të shërbimit sekret serb, nuk mund të paraqiste asnjë kredencial tjetër, veç shtatit të gjatë, pamjes së bukur dhe miqësisë me vajzën e liderit të opozitës që, shumë shpejt, sa po të bëhej kryeministër, postin më të begatshëm, do ia besonte atij. I besuar tri herë, duke përdhosur tri herë postet e tij, përmes vjedhjeve, vrasjeve dhe tradhtisë së kombit, ai të gjitha do i përcillte përmes një buzëqeshje karakteristike të personazheve të Dikensit.
“Njeriu që qesh” ishte thirrur si vajtojcat e dikurshme.
Çuditërisht, ky njeri, pa asnjë mendim të tij politik dhe pa asnjë thërrime vizioni, pa asnjë të shkuar, u bë njeriu i së ardhmes në PD-në e dhuruar dhe nga e cila, pasi skicoi fundin politik , ( të jetë vetëm kaq! ) të Olldashit, fundosi edhe një plejadë, që thënë të drejtën, me ndonjë përjashtim, nuk më janë dhembshur. E keqja është se ato që thirri brenda gardhit të tij ishin në shumicën e rasteve edhe më mediokër.
Njeriu i panjohur, kameaieri i dikurshëm i Rinasit, i emëruar apo i dërguar, këtë askush nuk e di, poseduesi i një pasaporte amerikane, për të cilën askurrë nuk e tregoi se si kishte arritur tek ai, i dyshuari i dosjeve të atyre që kishin bërë luftën në Kosovë, ndihmësi i hetuesve apo vetë hetuesi i çështjeve përvëluese të pas luftës, njëri nga ata, prej të cilëve dyshohet do të dilte e plotë dosja hetimore e Millosheviçit, edhe me ato që ishin thënë në korridoret e në bisedat e lira; njëri ndër krijuesit e legjendës famëkeqe të Shtëpisë së Verdhë, ku, si duket, nuk kishte qenë vetëm përkthyesi por edhe kallauzi që, sapo kishte dëgjuar se diku aty ishin mjekuar të plagosur nga lufta, e kishte përcjellë mbrapsht lajmin; tani do të ishte figura kryesore e opozitës, që të paktën në një rast, tregoi se edhe brenda vathës së tij, ajo që shitet kushton më shtrenjtë se vlera që është fluide. Për të parën herë , në vitin 2017, ai i dërgoi listat e kandidatëve për deputetë të PD si në serialet turke, një pjesë sot e një tjetër nesër…sipas ligjit të kërkesë – ofertës.
Të gjitha këto dihen. Ashtu si dihet se çdo lider i opozitës synon të vijë sa më shpejt në pushtet, të qeverisë. E drejtë e ligjshme, por jo kur tentohet të arrihet me çdo mjet të paligjshëm e për më tepër, aq përfitues.
Nëse dikush, më herët ka pasur dyshimin se pas Bashës qëndron një njeri që vuan nga mungesa e ndjenjës për kombin e tij, apo se veprimet e tij në Kosovë kanë qenë sporadike e të justifikuara nga detyra, tani, që gjërat po rrjedhin ndryshe, mund të jetë i bindur se “njeriu që qesh”, i cili, sipas, mikut të djeshëm dhe kundërshtarit të sotëm , Ilir Meta, “ të gënjen edhe kur të thotë se sa është ora”, nuk ka ardhur rastësisht në atë post dhe se , miqësia e tij me Fazlliçin e “ kalitja” në kudhrën e hetuesisë janë saktësisht të përllogaritura.
Asnjëherë tjetër, nga askush, edhe kur liderë si Nano kanë qenë të burgosur, apo si Rama, të vjedhur masivisht, nuk kanë bërë kështu kundër vendit të tyre, nuk kanë pasur këtë tërbim, deri në verbim ndaj një shteti ku bëjnë pjesë dhe ku rastësisht kanë lindur. Ka disa muaj, por sidomos pas 25 prillit, kur dështimi ishte aq i turpshëm, që Basha dhe një grup rreth tij, shumica të pavlerë brenda vendit, por të fryrë jashtë tij, po bëjnë të gjitha përpjekjet për të deleguar imazhin e një Shqipërie tjetër, krejt tjetër, e cila, edhe pse është larg asaj që njerëzit duan, nuk është ajo e Bashës. Çuditërisht, ndoshta jo edhe aq, ka heshtje për afera të mëdha financiare, si e Portit të Durrësit, tenderëve të dyshimtë, ku brenda opozitës po ngrihen përplasje të ardhshme.
Basha, si askush tjetër, në çdo qelizë institucionale ku ka pasur mundësi ka nisur kasnecët e tij dhe kjo nuk është bërë e nuk po bëhet falas, se ashtu ia do qejfi atyre që marrin përsipër të nxijnë këtë vend. Pagesa të mëdha, nga të cilat vetëm disa dihen e deri tani janë bërë të njohura, janë nisur drejt këtyre grupimeve për një mision të vetëm, nxirjen e një vendi që e dërmoi fillimisht me 25 qershor dhe tani me 25 prill dhe që , nuk e merr veten nga kjo dërmë.
Jo vetëm firmat e ngarkuara por edhe të hollat miliona dollarëshe, janë deri tani të pa gjurmë se nga janë nisur, ku kanë ardhur , e nga kanë vajtur. Verifikimet e deritashme në shtetin amerikan dëshmojnë vetëm për disa firma fantazmë që nisin paratë e pëdëistëve, por jo origjinën e tyre. Hetimet belge janë një tjetër rëndesë në politikën e opozitës, dhe, ndoshta jo rastësisht, ish shefi i tij, tani rivali deri në armiqësi, i citon herë pas here paratë ruse, si lobimin e liderit opozitar. Nëse një ditë do të ketë të dhëna të qarta se këto kanë dalë nga parajsat fiskale, nga Gazpromit rus, apo shërbime të tjera, kjo nuk do të jetë çudi, ashtu si nuk do të jetë e papritur se fillesa e tyre është pikërisht në lidhjet Bashës me Fazlliçin, të njëjta me lidhjet që kishte dikur Berisha, në fillimet e tij, me lobin dhe strukturat e larta serbe. Humbjet e disa liderëve, apo ish liderëve të opozitës së sotme në parajsat fiskale qipriote nuk e kanë pakuar pasurinë e vjedhur prej tyre, por rrugën atyre ua tregoi Fazlliçi dhe njerëzit e tij, për të patur gjithnjë brenda vetes një pjesë e atij grupimi që, edhe kur e ndjen se po mbytet, kërkon të mbysë edhe vendin e tij. Sipas parimit të njohur berishian, “ pas meje, të bëhet qameti”.
Nuk është vetëm etja për pushtet ajo që e shtyn një njeri të politikës, aq më tepër një shef opozite, drejt karriges kryeministrore. Në këtë rast, është shumë më tepër se kaq. Beteja për kryeprokurorin ishte vetëm njëra prej tyre; shfaqja e oligarkisë financiare që mund të shkërmoqet nuk është e gjitha. Krijimi i falangave për mbrojtjen e votës, që e mbrojti me aq pasion sekretari i përgjithshëm i PD-së, kundërshtimi i së keqes përmes dhunës, gazit lotsjellës dhe shkopinjve partiakë, zyra e shtypit si një kërbaç për kundërshtarët brenda llojit, të gjitha bashkë janë reminishenca të botës së autokracisë politike, lidhur me bandat dhe përsëritje e politikës serbe në Ballkan. Detyrime më të mëdha qëndrojnë pas gjithë këtyre përpjekjeve të parreshtura për të hedhur gjithçka në greminë, për të shfaqur para botës një shtet që, megjithëse ka dhjetra probleme të mëdha, shumë nga të cilat të lënë prej atyre që ikën, e më shumë prej këtyre që qeverisin, përsëri nuk është ai që përpiqen të shfaqin.
Në takimet e fundit të Bashës me statura të njohura të politikës së mendimit të djathtë evropian , disa nga të cilat kanë trajtuar ndryshe nga ai shtetin shqiptar, është folur me tërbim të pazakontë, janë sajuar fakte dhe ngjarje sipas “qytetarit digital” dhe është krijuar një tablo sinoptike sipas stilit të hoxhizmit. Pas takimit të fundit me Bashën ka prej tyre që kanë ngritur çudinë dhe kanë dyshuar nëse ky njeri mban vërtet një pasaportë shqiptare. Gjuha e tij ky qenë e njëjtë me atë të diplomacisë serbe, e nganjëherë deri edhe në detaje. Si duket, pas përkthimit në gjuhën shqipe.
Është një e vërtetë e pamohueshme: në të gjithë atë që ka bërë në jetën e tij politike, pas humbjes së parë të madhe, në qershorin e vitit 2013 dhe, si nuk ishte menduar, ardhjes së tij në drejtimin e PD-së me bekimin e të parit të fisit të tij politik, Berishës, ka qenë synimi për të ardhur në krye të qeverisë sa më parë të jetë e mundur.
Është njëra nga pamundësitë e mëdha dhe për më tepër e ditur.
Që të jemi të saktë deri në fund, të paktën me bindjen tonë, qeveria Rama nuk është ajo që është pritur dhe nuk ka sjellë atë që njerëzit kanë menduar. Ka njerëz të devotshëm ndaj saj që janë të zhgënjyer dhe që do të kishin dashur të ishte në shumëçka ndryshe. Është lhtësisht e përfytyrueshme dëshpërimin e zhgënjimin e shumë njerëzve me politikën e mosndëshkimit të së keqes, lejimin e saj e, në jo pak raste, vazhdimin në një formë tjetër.
Arritja befasuese e Ramës në 25 prill, e pangjarë deri tani, nuk ishte meritë vetëm e tij. Edhe e 25 prillit nuk ka të bëjë me të. Ai bëri lojën më të mirë të mundshme politike, për thuajse 9 muaj me radhë, në zgjedhjet politike, duke pasur përballë vetes një drejtues që u kujtua se ka zgjedhje vetëm dy muaj para. Rama, bëri atë që kishin bërë demokratikasit kur kishin qenë në pushtet, atë që bënë në zgjedhjet bashkiake për dërgimin e Bashës në kreun e Tiranës, si një lojë për të fshehur 21 janarin, ku ai kishte qenë pjesë. Më në fund drejtuesi humbës duhej të kishte mësuar se pushteti nuk merret në çastin kur hip mbi makina, pasi këtu nuk është Izrael, por kur zbret prej tyre, jo për të blerë domate me një grua militante, por për të gjetur një risi politike, që ai, as nuk e di dhe as nuk do e mësojë. Atij i ka shkuar koha të mësojë se e vërteta nuk është në zyrën e tij, edhe sikur të jetë e mbyllur me njëqind çelësa, se nuk fiton dot , pasi humbja i duket fitore.
Basha kërkon të rrëzojë një qeveri që nuk është më e mira e mundshme, jo se do të mund të sjellë një tjetër. Ai e di këtë. E di faktin se askush nuk mund ta rrëzojë Ramën nga pushteti, edhe nëse lëshon nga zinxhirët të gjithë bardhë e zi-të e tij. E di se asnjë shtetar i huaj, me mend në kokë, nuk mund të heqë një njeri të autoritetshëm, që jo pak herë edhe ABUZON me këtë autoritet dhe të vendosë një manekin të politikës. Një njeri që kur nuk i ecë i tija, si ato fëmijët plangprishës, thërret kushërinjtë dhe i bërtasin të tjerëve, si këto thirrjet e fundit pas 6 marsit, që as nuk trembin njeri e as nuk ndryshojnë faktin e humbjes.
©️️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Opozita ne Shqiperi do te perfaqesohet nga kryehajduti dhe kryekrimineli Sali Berisha, per sa kohe qe SPAK-u fle gjume.
Kryekrimineli sali po tall menderen me ameriken qe e krijoi dhe e perkrahu si vampir.
Ndersa luli nuk ka humbur asnje here dhe shkon nga fitorja ne fitore duke shtuar vilat.
Grida ben parad mode me pelicet e fshatar salianjit.
Eh!moj Shqiperi ku je katandis,iken nje hajdut dhe vjen nje maskara.
Shajme bllokmenet dhe mburremi e mbrojme gjirin e lalzit me vila sheikesh.
Vendi i mbetur pa opozite – ben zbulimin Bedri Islami, por…
Mos valle ka qeveri ky vend qe gulcon nga kolapsi ekonomiko-financiar me Borxhin Publik rekord ne 30 vite?
Mos valle ka Kryeminister, kur ai qe pretendon se eshte tregon perralla me Lufte e jep direktive “shtrengoni rripat”
Mos valle ka President, kur brenda Presidences ka nje qe ben thirrje “merrni kosore e sopata”?
Mos ka Drejtesi, kur avullojne qindra milion Euro vjedhje dhe gjen…fajtorin te nje ish-zv. Ministre me 1 arke peshku ryshfet e 1 celular?
Cfare ka me bollek ky vend sot me 10 Mars 2022 –
Ka fukarallekun te shtrire kudo e qe shton peshe perdite.
Ka zbrazje nga rinia me motivin ‘Ketu nuk jetohet”
Ka rroga e pensione me te vogla ne Europe
Ka cmimet me te shtrenjta ne Europe
Ka dhe lluksin te pretendoje se i mungon vetem opozita pasi gjithcka tjeter e ka ne perfeksion.
Opozita eshte pjese e ketij vendi dhe si e tille ka mangesi plot, ama ka dhe nje Regjim perballe.
Kjo eshte qe po e zhyt perdite ne kolaps social Shqiperine, se ka ne pushtet jo nje qeveri por Regjim qe kerkon te fshehe rrenimin e varferine e vendit me mungese opozite e ca me qesharake, me Luften ne Ukraine.
Basha eshte thjesht nje IDIOT I DOBISHEM qe i sherben Rames te mbylle edhe 7 vjet te tjera i pashqetesuar ne keq qeverisjen e vendit
Basha eshte nje politikan i paturpshem dhe i peshtire qe humbjet e njepasnjeshme i quan fitore madheshtore qe nuk jane realizuar dot per shkak se Rama i ka blere vazhdimisht zgjedhjet A thua se kjo e justifikon te qenurit e tij perjetesisht ne opozite , cudi me idiotet e tjere qe e ndjekin me shprese se ndonjehere ai mund ti sjelle ne pushtet , kurse pjesa tjeter e PD te ekzaltuar nga fitorja ne Shkoder , po shpresojne ne kufoma tjeter politike SHPELLARI BERISHE PD eshte ne dite te hallit dhe nuk frymezon dot as militantet e saj me te devotshem , LUM SI RAMA qe i ka rrene bingoja me kete opozite dhe mjere ne me kete klase politike qe po na ben gropen , po prisni se nuk kemi pare gje akoma
O Bedri, po te pyes :
PSE KA PAS NDONJEHERE OPOZITE SHQIPERIA?
KE QUAN OPOZITE TI , NJEREZIT E NOMENKLATURES DHE BIJTE E SAJ QE I ZGJODHEN NEXHI ME RAMIZIN dhe sot VAZHDOJNE TI ZGJEDHIN BIJTE E TYRE?
Zaten pse jeni ju zerot qe i jepni fuqi te keqes, prandaj po rrenohet dhe po behet shkrumb e hi kjo bote.
Sa hipokrit mor burr. Ne 100 artikuj qe shkruan 99 i ke kundra opozites. Te pakten nga vetja a te vjen turp?
Ej mor Bedri , ca me te thane ty , pervecse te lumt penda dhe rrespekte. Shume i sakt dhe bindes ne shkrimet tueja. Jo vetem ke zberthy ne hollesi dhe bindese portretin e ” njeriut qe qeshe “Shqiptar por ne t’njejten kohe na zgjove edhe ma tej ndjenjen e revoltes ndaj tij por ne anen tjeter edhe ndaj asaj turme qe i shkojne mbrapa, si te blere me pare dhe qe e ” ujitin ” ate lloj gjallese. Me dhimbje me vjen te pohoj se : Ai vend zor se bahet. Fatkeqsisht te ngjashem me ty apo me ato qe ti keshillon se si duhet te jene per ti sherbye atedheut, jane dukshem pak.
Z.B.Islami: OK me të gjitha.Si Shqipëtar i JUGUT,më ka dhëmbur Shumë,Shumë fare arrestimi i vëllezërve të Shqipërisë së Veriut të udhëheqsve të UÇK,A.Thaçi me shokët e tij.
-Jam 100 % i bindur se arrestimi tyre është bërë nga dosjet e vidiot e përgatitura nga Luli dhe grupi që derejtoi Ai në UNMIK-KOSOVË-SËRBI.Vetëm një fakt: Nuk e dinte Prekurori Hagës(Miku Sërbisë)DikMarty shtëpinë e verdhë Burrel.
-Konkluzioni është i kjartë: Si u përzgjodh Luli nga banakier në Rinas.Për studime në Hollandë.Pa mbaruar studimet shkoi në Kosovë për këtë qëllim.!?
-Si u ndodhën bashkë..Argita,Malltezi,Kunati,Kunata,E.Harxhi..me Lulin dhe ky bëhet i parë në PD mëkëmbësi Saliut,kur vet Sb është agjent që në 1976 qëkurse shkoi mjek pas H.Kapos..!
-Në librin e Lulit të bërë nga F.Açka më bëri përshtypje që Luli ishte kapur nga Sigurimsat në moshën 15 vjeç,ndërsa vet Ajo në moshën 19 vjeç.Këtu nxjerr konkluzionin se miku i S.Berishës DAMIR FAZLLIÇ ka infektuarë rëndë edhe Lulin që sot po vuan pasojat e çorbës së helmur të Saliut dhe Fazlliçit.Puseta e WC duhet të hapet nëse drejtësia del nga koma.
-E fundit për sot..PD nën drejtimin e Sb dhe Lb do jet në humbje të përvitëshme deri sa E.Rama të dal në pesion.Unë nuk i ndaj nga njëri-tjetri Salin dhe Lulin.Të dy janë Shpifs funksional,Hajdut marramëndësh dhe vrasës serial që nga 1991-2021.
-Non grata e Sb nga DASH është gozhdë e ngulur brinjë më brinjë që do i ngelet deri në vdekje.Kush do shkoi pas tij do të marrë të njëjtën gozhdë.
-FLM DITA,B.I.
O Bedri edhe Islam, Shqiperise i kanoset Nongrata si hije qe te marre ne dore opoziten per te luftuar Ameriken. Me nje drejtesi neper kembe qe e mban te nenshtruar Berisha dhe Rama dhe ku ne kthese e pret me thike ne dore Meta ceshtja Basha duhet te shtyhet ne nje kohe te pacaktuar. I gjithe ky shkrim eshte pa vend dhe nuk respekton prioritetet qe ka vendi yne por edhe aleati yne i madh SHBA. Nese nuk perfillet SHBA, dua te di kush do ti dale zot ketij vendi… Dhe mos me thuaj shqiptaret, sepse pastaj do te kerkoj te me japesh listen e emrave te atyre qe nuk do ta tradhetojne e nuk do te arratisen te maskuar me fustane e buzekuq. Sipas meje jemi te rrethuar nga bashibozuke e njerez pa moral qe ne emer te moralit duan te shkepusin te gjithe ndonje cope nga Shqiperia, po ashtu si ky Bedriu qe kushedi ku e blen buken… edhe pse nje ide e kam.
Duan shqiptaret qe te pastrohet kjo Klase e qelbet Politike
apo te rinovohet me kerma ,
qe mbajne po te njejten ere si kto 30 -vjet .
Nji shoqeri e cila deshiron te ndahet nga e Keqja dhe afrohet Botes se civilizuar ,
e ndaloje Kancerin e Trupit te Shqiperise ,
duhet te zhduke nga Politika Shqiptare kte Bande bastardesh te afte vetem per te Bashkpunuar me Te Huajt
kunder interesave te Shqiperise dhe te Ardhmes se Shqiperise , dhe hajdute ordinere te Shtetit te tyre !
Kujt i duhen me kta lloj Politikanesh ne ate vend ?
Eshte skandaloze te diskutoshe per te Ardhmen dhe beshe Patriotin e Atdhetarin ne kte vend , te hiqesh sikur i do te miren ktij vendi ,
e njikohesishte te mbashe ne Politike e Parlament ,
Tradhetaret qe kane shitur Boterishte Hapur i dhuruan Teritorin Detare Greqise ?!
Cfar lloj kombi mundet me qen ne qe pranojme gjaprinje ne Shtepi dhe helmojne femijet tane ,jeten tone ?
Atehere ose duhet te zhdukim Gjaprinjte Antishqiptare ose te zhdukemi ne ,sepse si shkerdhate e si pederast nuk e ka per Tradite e Nder te jetoje shqiptari.
Pa opozite?! Dill pak ne rruge o bedri zeza e kupto se 70% te popullit e keni opozite !
Mos harxho kohe per nje pseudo opozite e mos na bene nje km artikel per nje Basha qe eshte harruar tash se kush eshte e nuk perfason askkend pos marreveshjen me Ramen per punet e tyre te pista rahat!
Dill pak ne rruge qe te mesojsh se iu ka ardhur fund politikaneve te ketyre 30 viteve edhe banalisteve qe na lodhin kot neper media e tyre!
Nje ere e re po fryn ne kete pramvere!
Ma ne fund, se boll na vodhet!