Transmetimi i gripit, ja deri në sa ditë jeni infektues për të tjerët

J L

Autoritetet e Institutit të Shëndetit Publik sqarojnë se për shumicën e njerëzve gripi është një sëmundje kalimtare, por në disa raste, mund të kthehet në një sëmundje serioze që mund të çojë në gjendje të rëndë shëndetësore, me shtrime në spital dhe ndonjëherë deri në vdekje. Gripi transmetohet nga njeriu tek njeriu me spërkla gjatë teshtimave, kollitjes apo gjatë bisedimit. Në raste më të rralla, një individ mund të infektohet duke prekur objekte të ndotura me virusin e gripit dhe më pas ai i kalon në gojën apo në hundën e tij me duart e infektuara.

Një individ i infektuar mund të infektojë të tjerët, 1 ditë përpara se simptomat të shfaqen. Ai vazhdon të jetë infektues për 5-7 ditë pasi është sëmurur. Simptomat shfaqen 1-4 ditë, pasi virusi është futur në organizëm. Kjo do të thotë që mund t’ia transmetoni virusin dikujt tjetër, përpara se ta kuptoni që jeni sëmurë, si dhe e transmetoni atë edhe kur jeni të sëmurë.

Ekspertët e shëndetit publik sqarojnë se individë të tjerë mund të jenë të infektuar me virusin e gripit, por nuk kanë simptoma, e gjatë kësaj periudhe këta individë mund të transmetojnë virusin e gripit tek të tjerët. Çdokush mund të sëmuret nga gripi dhe mund t’ia transmetojë kujtdo-edhe pa pasur ndonjë simptomë. Gripi mund t’i ngjitet kujtdo, pavarësisht se sa i fortë mund të jetë sistemi imunitar.

Përkundrejt këtyre fakteve, specialistët e Institutit të Shëndetit Publik sqarojnë se nuk duhet të nënvlerësoni gripin dhe sa herë nuk do të ndjeheni mirë ju duhet të konsultoheni me mjekun. “Nëse keni vështirësi me frymëmarrjen, drejtohuni menjëherë tek mjeku”, udhëzojnë ekspertët e shëndetit publik.

Share This Article
4 Comments
  • Propaganda e frikes vazhdon. Mos u dridhni kot njerez. Nuk ka viruse.

    • …Prandja o njerez dridhuni prej frikes te se vertetes,,, : te vertete qe ne kete Dynja na e din vetem Qakua,.., e qe Perendia e urdheroi Fred-Rreth-Katrorin te na e TheshTe neve…..

        • …Shume i poshter…?!…
          …S’besoj… Jo aq shume derisa te le Ty te derdellisesh gjepura e gomarlleqe…
          …Je mashtrues qe ben pjese ne nje grup mashtruesish ordinere te kryesuar prej “gjenialit” Qako.. :: Ay mo Ay Qakua qe shkoVi ne cdo televizion qe te TheshTe te “vertetat” e “misteret” e botes…
          Pika.. pika….. Mbi “i”…, natyrisht…
          Eee mmooo…. Shkovi,,, shkovi…
          Te mjeret juve.., qe na jetoni ne mister mistrecesh…. Eee Shkovi shkovi.. ,,, aY mo qe te TheshTe….. pika, pika, pika qe s’ju bie “i”- ve tuaja…
          Yyyyyyýyyyyyyyyyyyaaaaaa……
          ….. ……. ……. ….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *