Agresioni rus në Ukrainë, Finlanda shqyrton mundësinë e anëtarësimit në NATO

Ornela

Finlanda do të rishikojë politikën e saj të sigurisë për të vendosur nëse do të anëtarësohet në NATO, th Presidenti i vendit Sauli Niinisto.

Shqyrtimi i mundësisë për anëtarësim është bërë më urgjent që nga fillimi i agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.

Mbështetja publike për anëtarësimin në NATO, tradicionalisht rreth 20%, është rritur gjatë muajit të kaluar.

“Pasi të kemi analizuar alternativat dhe rreziqet, do të dalim me përfundime”, u tha presidenti Niinisto gazetarëve, por pa dhënë ndonjë afat për procesin.

Niinisto u takua me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden në Uashington fundjavën e kaluar dhe do të ketë një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin të premten. Ai nuk pranoi të thoshte se çfarë do të bisedonte me presidentin rus.

Autoritetet e vendit thanë se Finlanda ka shtuar sasinë e rezervave emergjente, përfshirë karburantin dhe mallrat e prodhimit bazë./ VOA

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Stalini humbi nji ml. ushtare ne Finlande ,qe ajo te mos binte ne duart e Hitlerit!Neqoftese kete e ka harruar Finlanda ,po ja “kujton vete Putinit” me kerkesen per tu anetaresuar ne NATO!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *