Sot çmimi i naftës nisi të ulet/ Nga 260 lekë që shkoi një ditë më parë, zbret në 243 lekë për litër

Ornela

Në Shqipëri tregu i karburanteve po has në luhatje të vazhdueshme. Çmimet në tabela kanë rënë me 15 lekë/litër nga niveli rekord i 260 lekëve dhe kjo duket se vjen si reflektim nga bursat.

Në tregjet ndërkombëtare një fuçi nafte e papërpunuar ka arritur vlerën 110 dollarë nga 140 me të cilën arritën kulmin mes tensioneve të luftës në Ukrainë.

Kjo ulje e menjëhershme në bursa vjen pas deklaratës së Emirateve të Bashkuara se do të shtojnë furnizimet e naftës në tregun ndërkombëtar, për të kompensuar fuçitë që la Berisha.

Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se për tregun e hidrokarbureve që në datën 25 shkurt ,kur çmimet qëndronin në nivelin e 192 lekëve ka nisur një hetim paraprak për të vlerësuar nëse pikat e karburanteve kanë rritur në mënyrë të koordinuar çmimet.

Në deklaratën e saj AK thekson se nuk mund të ndërhyjnë dot për të ulur çmimet dhe si institucion ligji i ka dhënë kompetenca vetëm për të hetuar nëse tregu është me konkurrencë të lirë apo oligopol, ku kompanitë bashkëpunojnë në mënyrë të fshehtë me njëra-tjetrën për të fiksuar çmimet.

Në lidhje ndryshimet e befta të çmimit, Shoqata e Hidrokarbureve Shqiptare është shprehur se zhdoganimi i rezervave të sigurisë që mbahen sipas ligjit bëhen me çmimet e bursës dhe prandaj kjo reflektohet menjëherë në pikat e benzinatave.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *