Gjatë periudhës së karantinës nga mars-maj 2020, tregjet shqiptare reaguan me rritjen më të lartë të çmimeve të ushqimeve, ndërkohë që në vendet e tjera të rajonit reflektuan me ulje.
Një studim i SWG, si një platformë për bashkëpunim rajonal, tregoi se, ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën me shpejtësi me ritme 4-5% në mars-shtator 2020, nga rreth 2% që ishin ritmet vjetore të rritjes në muajt e parë të vitit 2020 janar dhe shkurt (shih grafikun bashkëngjitur).
Studimi tregon se shqiptarët ishin më të ekspozuar ndaj panikut gjatë pandemisë pasi bënë blerje jo të zakonta, gjatë fillimit të karantinës çka ndikoi në rritjen e çmimeve, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit që treguan më shumë maturi.
Gjithsesi çmimet e ushqimeve mbetën relativisht të qëndrueshme në rajon me luhatje që varionin nga 2% në 6% në 7 -mujorin 2020. Nuk u vërejtën luhatshmëri të mëdha çmimesh dhe u shmangën krizat e çmimeve dhe furnizimeve me ushqimeve.
Në Bosnjë dhe Hercegovinë, indeksi i çmimeve të ushqimeve ra me 1% – 2% nën nivelin e një viti më parë gjatë pandemisë, për shkak të kërkesës në rënie.
Në Bosnjë rregullatorët kufizuan marzhet e çmimeve për produktet ushqimore me kushtin që çmimet e ushqimeve të mund të rriteshin vetëm nëse kostoja e blerjes rritej.
Kosova kishte çmimet më të qëndrueshme në periudhën nga marsi deri në shtator 2020. Megjithatë, edhe atje çmimet e ushqimeve u rriten nga 1 deri në 3% (në varësi të muajve) gjatë pandemisë krahasuar me 2019.
Në Mal të Zi, gjatë çdo muaji i pandemisë, pati një rënie të lehtë çmimet e konsumit, deri në 1 për qind krahasuar me çmimet e një viti më parë. Në të njëjtën kohë, çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike u rriten nga 1.3 për qind në 1.9 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2019.
Mali i Zi ka varësi të më të lartë nga importet ushqimore. Rritja e çmimeve erdhi nga kryesisht për shkak te efektit zinxhir nga tregu botëror.
Një rritje e moderuar e çmimeve ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut gjatë pandemisë. Duke filluar nga qershori, indeksi u rrit deri në 2%. Çmimet e ushqimeve filluan të rriten pas muajit mars, me më shumë në qershor (5.9% më i lartë se në 2019).
Në Maqedoninë e Veriut, çmimet e ushqimeve u rritën më shpejt se çmimet e tjera. Në Serbi, inflacioni shënoi rritje e moderuar deri në 2% krahasuar meë 2019-s, ndërkohë që indeksi i ushqimeve ishte 2% deri në 5% më shumë sipas muajve.
Edhe pse është prodhuesi më i madh i ushqimeve në Ballkanin Perëndimor, Serbia gjithashtu pa në terma relative rritjen më të madhe të çmimeve të ushqimeve gjatë pandemisë – nga marsi deri në shtator 2020.
Rritja e çmimeve të ushqimeve në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor ishte më e ngadaltë se rritja mesatare globale gjatë 7 muajve të parë të vitit 2020, përveç Shqipërisë, thotë studimi.
Monitor
j.l./ dita


Kjo është prova më e qartë se rritja e menjëhershme e çmimit në fillim me 400 lekë për litër e pastaj edhe me 300 lek të tjera ishte SPEKULLIM dhe ZHVATJE e pastër nga Karteli i Çetit dhe i politikanëve pushtet-opozitë që marrin rregullisht valixhet me miliona euro dhe janë aksionerë në bizneset gjoja të Çetit.
Në datë 5 mars kur si asnjëherë tjetër më parë në Shqipëri çmimi shkoi brenda ditës nga 1900 në 2300 lek,në Maqedoni ishte 75 dinarë(1500 lek) dhe në Itali ishte 1.7 euro. (https://mk.fuelo.net/fuel/type/diesel/week?lang=en)
Në të dyja vendet fqinje me ne çmimi ka ardh duke u rrit gradualisht këto ditë e nuk ka pas ndonjë ulje. Sot është 95 dinare(1900 leke)në Maqedoni dhe 2 euro në Itali.
E provuar qartë që Karteli ka shitur me çmim spekullativ naftën e blerë me çmimin e para krizës.
Këta janë për burg e jo hallexhinjtë e shkretë që lidhin telin e korentit se nuk kanë me se të paguajnë dritën e llampës.
Eh ku ka arritur Shqiperia.Te krahasohet me Kosoven dhe Bosnjen.
Natyrisht se ne asnje vend ballkanik ekonomia nuk eshte 100% ne duar te ortakeve te ministrave.
Kjo qeveri qe nuk i shpeton asnje kjoske pa e tatuar e marre taksa, nuk e di se kush i rrit cmimet e ca me keq, ben dhe avokatine e ketyre rritje cmimesh duke dale vete Edi Rama dhe inkurajuar me frazen idiote “Jemi ne lufte e shtrengoni dhembet”
KJO TREGON SE JEMI POPULL QELBANIK QE JA FUSIM NJERI TJETERIT USHQIMORET SOT KETU NE LAGJE NGA FRIKA I KAN ÇUAR ÇMIMET SI ISHIN NE PAR KJO TREGON SE TREGETARET SPEKULLOJN NE KURRIZ TE POPULLIT KUSH SPEKULLON TE BUKA E GOJES PER POPULLATEN TI BEHET KANCER TE FEMIJET E VET
Nuk te heq asnje presje nga ajo qe thua. Vertete Rama eshte idiot por edhe ne jemi te babezitur dhe per te fituar nuk e kemi problem tia marrim shpirtin tjetrit.
Shqipnija prodhuese e naftes ne krize per nafte !! Siku nafta qe prodhohet ne shqipni te deponohej sa nafte do te kishim rezerve shtetnore !! Po sa fiton shteti nga shitja e naftes sone !!