Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet për kompanitë që tregtojnë produktet e shportës

Amelda Amelda

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetimin për kompanitë që tregtojnë produktet e shportës. Kjo lëvizje e Autoritetit të Konkurrencës vjen në një kohë kur çmimet e produkteve të shportës kanë pësuar një rritje të ndjeshme.

Njoftimi i plotë:

Autoriteti i Konkurrencës, siç ka njoftuar më herët, në datën 3.02.2022 ka nisur monitorimin e tregut të karburanteve naftë dhe benzinë dhe, pas evidentimit të disa dyshimeve të arsyeshme për shtrembërim të mundshëm të konkurrencës, ka filluar hetimin që në datën 25.02.2022, me Vendimin nr. 866, “Për hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e tregtimit me shumicë të karburantit naftë dhe benzinë”.

Autoriteti i Konkurrencës, me përgjegjshmëri të lartë ligjore, i shfrytëzoi maksimalisht kompetencat që i jep Ligji nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, ndaj edhe procedura e mësipërme e hetimit filloi që me marrjen e sinjaleve të para dhe konstatimeve se, në muajt e fundit, çmimet e karburanteve naftë dhe benzinë kishin një tendencë për tu ngritur, pra pa pritur agravimin e situatës së ditëve të fundit.

Bëjmë me dije se, të gjitha kompanitë e tregtimit të karburanteve janë nën hetim dhe, për ato kompani që do të provohet se kanë shkelur dispozitat e ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, masat e Autoritetit të Konkurrencës do të jenë në përputhje me penalitetet e parashikuara.

Ndërkohë, Autoriteti i Konkurrencës, në zbatim të nenit 28 të Ligjit nr.9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, nxitur edhe nga informacionet e shqetësimet e marra nga media për rritjen e menjëhershme të çmimeve për produktet e shportës, nëpërmjet Urdhrit nr.190, datë 11.03.2022, dhe Urdhërit nr.192, datë 11.03.2022, ka vendosur menjëherë nën monitorim subjektet të cilat operojnë në tregun e produkteve vaj vegjetal, miell, vezë, oriz dhe sheqer.

Sqarojmë përsëri publikun e nderuar se, në respekt të qëllimit për të cilin është ngritur Autoriteti i Konkurrencës, të gjitha këto monitorime apo procedura hetimi kryhen vetëm në zbatim të ligjit nr.9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, pa hyrë në atributet që janë përgjegjësi e institucioneve të tjera ligj zbatuese në vend.

Autoriteti i Konkurrencës vlerëson të theksojë se, do të ofrojë të gjithë mbështetjen e tij, kurdo që do i kërkohet, me ekspertizën më të mirë të mundshme në fushën e mbrojtjes së konkurrencës, për çdo institucion apo bord publik, gjithmonë duke ruajtur kompetencat dhe pavarësinë e tij.

a.m/dita

Share This Article
2 Comments
  • Kush i beson Denarit , si ai denari naqedonas qe i sherben vetem Gruevskit….
    Po deri tani ku ishte ky fare Autoritet konkurence? Apo u kujtua tani qe njerzit u ngriten, per tu trsguar se po punon..Jo or jo…autoriteti ko kursncez eshte vegel e qeverise dhe nuk ja bere e nuk be asnje hap oer te evidentuar abuzuesit me cmimet e ushqimevx dhe naftes.
    Gjithcka tani behet oer demagogji.

  • Sa te mbani ate biben ne krye te autoritetit mos e cani koken fare. Çdo gje do te shkoje ne vendiun e “duhur” pa asnje merak. E ka treguar qarte vehten e tij dhe te komitetit qe drejton, paguar sa qimet e kokes me parate e rrogave dhe pensioneve tona. Nqs qeveria do te beje shkurtime te ketyre komiteteve, komisioneve, bordeve, gjykatave, administrates se kuvendit dhe deputeteve, e ku di se cfare tjeter, te cilat nuk i sherbejne per asgje ketij vendi, vetem e vjedhin dhe zhvasin paqrate tona te nxjerra me djerse dhe gjak, atehere shikoni sa do te jene pagat dhe pensionet. Por nuk po ndodh keshtui, cdo dite po na shtohen agjencite e ndryshme qeveritare, qe as emrin nuk u a kemi gedhuar dhe nuk vlejne per asgje per kete vend. Shembulli i thjeshte akademija e shkencave ka ngritur akademine e fizikes berthamore!!! O zot perse na duhet kur kemi me shumice katedra fizike, institut te fizikes berthamore, etj. Pra a duhet menduar se keto cibane duhen shfarosur per te ulur pagesat e njerzve pa asnje vlere per shoqerine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *