Sakrificat janë ekskluzivisht për supet e njerëzve të thjeshtë? Atyre u duhet si përherë të shtrëngojnë rripin pa bërë zë

redaktor

 

Nga Edona Llukaçaj

Botuar në DITA

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës nuk vonoi të “përkthehej” në luftën e rradhës të qeverisjes Rama.

Pasi fitoi betejën me Rindërtimin -pas tërmetit-, ia bëri fora pandemisë, ekzekutivit i duhet të përballet me krizën energjitike dhe rritjen domethënëse të çmimeve, sa prej saj aq edhe prej konfliktit në Ukrainë.

Është krejtësisht e pritshme që një fatkeqësi natyrore si tërmeti i nëntorit 2019, një pandemi si ajo e Covid-19, që ka vrarë miliona, apo dhe problemet globale me sigurimin energjisë, të cilat po shtohen edhe prej luftës së fundit, të kishin ndikim domethënës në ekonominë e vendit tonë.

Por, përpos paqartësisë që karakterizon të tilla situata, ajo që irriton edhe më, është qasja e pandryshuar disavjeçare e kryeministrit Rama dhe qeverive të tij përballë këtyre sfidave.

Duke e pagëzuar secilën si luftë, ai i kërkon, çdo herë, qytetarëve që të durojnë dhe të sakrifikojnë. Ndërsa anëtarët e qeverisë që e shoqërojnë kur jep të tilla kumte, nxitojnë të ofrojnë këshilla teknike e vizionare për popullin injorant.

Kështu, dy-tre dimra të shkuar, bashkëpunëtorët e tij të afërt në qeveri, i tregonin shqiptarëve në çadra e kontenierë se nuk duhej të banonin e blenin shtëpi të keqndërtuara. Vetëm nuk përmendej, të paktën, se si firmat e ekspertëve për cilësinë ishin marrë për ndërtesat e shembura.

Me të njëjtën qasje, për rreth një vit, ministrja përkatëse nuk fliste për mungesat në staf dhe mjete ndër spitale, për problemet dhe abuzimet me medikamente, por i mësonte shqiptarëve imtësisht si të lanin duart e ku ta vinin maskën.

Tani, për krizën energjitike, strategjitë e qeverisë bazohen në kursimin. Ministrja krah Ramës, praktikisht, na kërkoi të mos blejmë cigare me makinë dhe të ecim në këmbë.

Dukshëm, e njëjtë është pritshmëria edhe për bukën a të tjera produkte jetike, që janë shtrenjtuar ndjeshëm, si karburanti. Por falë Zotit, në këtë mars të ftohtë, mund të na ishte kërkuar edhe të ngrohemi me qiri.

Ndonëse në një luftë të mirëfilltë, sakrificat janë të pritshme nga çdo shtresë e popullsisë, nga çdo individ në mundësinë e mënyrën e vet – si në Ukrainë – në Shqipëri, sakrificat janë ekzkluzivisht për supet e njerëzve të thjeshtë. Atyre u duhet të shtrëngojnë rripin pa bërë zë.

Prandaj, një tjetër ministre, e zënë në befasi prej pyetjes në lidhje me çështjen apo, thjesht, se i mungon pjekuria e nevojshme për të ditur peshën e fjalës, kishte guximin të deklaronte publikisht, pikërisht ditën kur nafta kapi çmim rekord, se ajo prej postit nuk mund të ecë në këmbë. I duhet të përdorë makinë.

Por kryeministri dhe grupi që e rrethon, sado të paeksperiencë e të rinj në politikë të jenë, duhet të kuptojnë se shqiptarët nuk mund të jenë viktimat konkrete të “luftrave” të tij imagjinare.

Me dëshirë, prej mungesës së alternativës apo për mjaft arsye të tjera, ai me stafin qeverisës që shpesh të kujton titullin e librit të famshëm të Luiza Mei Ellkot “Gra të vogla” janë ata që na udhëheqin.

E i takon atij të parit e atyre me rradhë të përpilojnë strategji të mirëfillta që shqiptarët të mos vuajnë, ku ideja “unë ha e ti më shih” nuk ka vend.

Është përgjegjësia e tij dhe e atij grupi, në mesin e të cilit ka prej atyre që nuk tërhiqen ta përngjasojnë me një Zeus të pashmangshëm shefin e vet, që të mos i mësojnë shqiptarët si të tkurren më tej dhe si të bashkëjetojnë me hallet, por t’ia zbusin ato.

Por, si duket në Olimpin ku jetojnë qeveritarëve tonë, të cilët momentin e blerjes së domateve më të lira e fotografojnë si eveniment, të cilët dalin të blejnë cigare me makinë, dhe të cilët turpërohen kur njerëzit protestojnë se nuk munden të “luftojnë” më, nuk e kuptojnë këtë.

 

Share This Article
12 Comments
  • OK Edona.Është e nevojshme që gazetarët e mirfilltë të kritikojnë Qeverinë për mungesat që vrehen kudo,siç duhet të ndidh për çdo kryeafamiljar që nuk kullandrisë dotë familjen e tij.Dhe kjo ca më shumë kur në këtë vënd për 9 vjet nuk ka opozitë,ndaj maxhoranca po bën opozitën e vetes.
    -Edhe në këtë qeverisje punët nuk po shkojnë si në vaj ..për shkak edhe të fatkeqsive që ndodhën të cilat Ju i përmëndët.Dhe qeveria ja doli me sukses ndonse e pengonte tmerrsisht Berishizmi.Është kjo arsyeja që unë kam shkruarë në DITA se KM E.Rama është më i miri KM në 30 vite..të paktën nuk ka vidio me zë e figurë për vjedhje e vrasje.Shpifje pa fakte ka plotë.Pasi tek ne SPAK është akoma në pelena..ose ka frikë të veproi se e psojnë si Xhevat Hana,R.Hoxha,K.Trebicka..etj,nga e njëjta mëndje me dorë të fshehur. !
    -Lufta në Ukrainë nga protestuesit militant Partie duhej të merrej në konsideratë.Dhe para se të shkonin në KM,të shkonin në Ambasadën Ruse që të ndalohej lufta.Mandej në Ambasadën Ukrainase për të dërguar ndihma modeste..e mandej le të ulurinin RAMA IKË.Por nuk duhej të bllokohej trafiku..dhe të shahej KM me libër shpie siç bën Saliu.
    -Në kushtet e një opizite copash mish për qënt nuk duhej..Rama ikë..por Rama mblidh mënd e kokës për të bërë më të mirën për popullin.Dhe Ai këtë e bëri.
    FLM DITA,E.LL

  • Eh ti kisha tere shqiptaret si kete Ethem Lalaj, te gatshem te hane dhe glasa e mua mos me lene te iki nga pushteti! Do mbreteroja mbi kete varferi e do ja lija trashegim Zahos pas meje.

  • Duro e ca mor Popull dele shume duruar,
    Sakrificat shijoni se nuk kane te mbaruar,

    ju qe shume duruat per Socializme 47 vjet,
    duroni edhe 47 tjera per Rilindjen e shkret,

    Rripat pra shtrengoni dhe fare mos u ankoni,
    me mua mbi koke vetem Sakrifica do shijoni,

    as nena nuk i jep gji foshnjes pa qare, kete e dini?
    nga une vec Sakrifica keni, sa kohe ne gjume rrini!

  • Sigurisht, sepse pashallarët as që e çajnë b@thën për popujt.
    Këta plehrat që kanë hipur në qeveri , marrin vendime pa u këshilluar me askënd, por kur vijojnë pasojat JA LENË POPULLIT NË B@THË TI HEQË.

  • Po pra, edhe ne habitemi si bën protesta ky popull kështu për rritje çmimesh në kohë lufte në Ukrainë! Imagjino (larg qoftë) sikur lufta në Ukrainë të zgjatë 20 vjet, duhet të mos ketë asnjë miting, asnjë protestë ndaj qeverisë se nuk i prish punë Ramës or jo, por mërzitet NATO. Ne duhet të kënaqemi vetëm me faktin që Rama është me Ukrainën, dhe del në foto dhe i hedh dorën në qafë kryeministrit të Francës, Anglisë, Merkelit, e ca futbollistëve apo aktorëve të Hollywood-it, dhe ndonëse ata e shohin me habi në fotografi, atij nuk i hyn në punë habia e tyre, po çasti, dmth fotografia që do ekspozojë në rrjetet sociale me ta.

  • E ke vënë re ti se sa merren me postin e Armand Dukës së Federatës së Futbollit njerëzia përfshirë edhe mediat mediatike, dhe koorupsionin apo manipulimet e supozuara apo të faktuara në atë Federatë? Se aty luhet para e madhe prandaj..Po pse nuk merren ca jo vetëm me çmimet e produkteve që konsumon populli çdo ditë, me ato organizmat apo shoqatat “fantazmë” që duhet të kontrollojnë cilësinë e tyre! Mora dje nja dy kg domate me 220 lek kg, që m’u dukën të bukura kështu të kuqe nga jashtë por gur, nuk priteshin as me hanxhar kasapi mes për mes. Se mirë që blemë produkte ushqimore nëpër supermarkete, apo tregje të ndryshme pa parë data skadencash e pa marrë fatura, por të paktën edhe kur marrim ndonjë gjë fast-food-i ta dimë që nuk kanë brenda edhe pak mut për t’i shtuar “shijen”..Pavarësisht se ne populli i hamë me qejf përsëri, dhe imagjinojmë sikur në sandwich-et apo byreçkat, nuk ka edhe pak mut, por majonez. Apo nuk kanë “plasur” edhe llojet e biskotave gjithfarlloj në supermarkete apo markete, me data skadence si ta duash ti por nuk është çudi që produkti që konsumon të jetë që nga Lufta e Parë Botërore, pasi ka shijen e dheut sapo i përtyp nja dy-tri herë. Sa për vajin mos e pyet, sikur detet dhe oqeanet të ishin fusha me lule dielli, nuk do kishte kaq shumë vaj, e në çfarë shishesh plastike i do? I do të vogla, të mesme, të mëdha? Kemi sa të duash! Po paçe do ti? Paçe sa të duash! E di që mund të hash edhe paçe me mish gomarri të ngordhur, se qentë i ruajnë shoqatat për ruajtjen e qenve, madje bëhen edhe protesta për ruajtjen e jetës së qenve, edhe kur nuk i kafshojnë qentë njerëzit. Kur protesta për mbrojtjen e maceve, dhe sidomos minjve nuk bëhen, por nuk është çudi që të krijohen OJQ edhe për mbrojtjen e jetës së minjve, akrepave dhe gjarpërinjve, pasi prishen ekuilibrat e faunës, dhe jepen fonde edhe për to.

  • “E bukura” është kur ky z.Rama edhe na kërcënon me indirekt duke thënë që “po të ishte kohë tjetër, ju që rebeloheni apo protestoni ndaj pushtetit apo qeverisë do hanit plumbin”, nënkupto “që unë ju fal e nuk ju jap plumbin se jam i qut, liberal e tolerant se di të pozoj edhe karjashtë në plazhe nudo ju o popull fshatar 75%, konservator, injorant e tabumadh, që dini vetëm të hani vetëm “bukë e gjizë”, e dëgjova dhe njëherë nga ai këtë në emisionet gjysëm-tragjikomike të Blendi Fevziut.
    Tani jo se nuk i jemi mosmirnjohës z.Rama që na fal e “nuk na jep plumbin ballit” si në kohë të tjera dhe nga të tjerët, por habitemi se si i shkon në mendje kaq gjë, dhe se si ai edhe mund ta bënte këtë po të donte, por nuk e bën se është më i zgjuar se të tjerët, aq më tepër që di edhe anglisht e frëngjisht, italisht po se po, kurse për punë ekonomie, financash e menaxhimi lungomaresh e incentivash, e mëson e shoqja e tij aktuale, ekonomiste dhe financieee e përkryer.

  • a
    Medi Belortaja
    E rëndësishme është që popujt në çdo vend të botës qofshin, pasi i krijojnë dhe ngrenë vetë pushtetet autoritare dhe diktatorët e llojeve dhe ngjyrave, i rrëzojnë, sado të ndryshme të jenë për nga “ngjyrat” (sociologët-psikologët-populistë thonë se popujt dhe njerëzit gjithfarëlloj i krijojnë diktatorët, sado mizorë qofshin, mbretërit, perandorët dhe satrapët, pasi ata njerëzit vetë shohin të mishëruar aspiratat, ëndrrat dhe dëshirat e tyre të nën-ndërgjegjes; pra më thjesht shembulli, nëse Enveri u bë ai që u bë, ishte faktori se tek figura e tij, njerëzit panë atë që ata donin të ishin gjithsecili).
    Fajin në fund e kanë diktatorët, ata duhet të ndëshkohen dhe ndëshkohen dhe jo ata që ndërtuan dhe i bënë të tillë. Ata “e dredhin”.

  • O popull haruat 97 si behehej per buke,Bota sote eshte ne lufte cfare doni tellallin cfare jane raketat qe po nise evropa e Usa ne ukrain,karamele po te vdekurit tek ukrainasit filma me regjizor.Ne keto momente duhe te bere njesh qeveria dhe populli per te perballuar situaten,Ata qe protestoje Jane cakenje qe duan ndonje kerme per dhembet e tyre,due qorat qe i vene mbrapa atyre qe duan ta shkaterojne Shqiperine, mendohu nje sekonde kujte i sherbejne keto.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *