Mbledhja në PD, zbuten qëndrimet për largimin e Bashës: “Ok për komisionin e përbashkët, por jo për kthimin e Berishës”

redaktor

 

Në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve në PD, të thirrur nga Lulzim Basha, një nga propozimet e hedhur nga krerët e degëve ishte krijimi i një komisioni të përbashkët ku pjesë të jenë anëtarët e PD dhe anëtarët e grupimit të Berishës.

Sipas gazetarëve të pranishëm, krerët e degëve e kanë qenë të qartë në deklaratën e tyre: Ata kanë theksuar se vendimi për Sali Berishën të jetë në fuqi, duke përjashtuar rikthimin  e tij në krye të PD.

Nëse e krahasojmë këtë mbledhje me mbledhjen e kaluar, duket se ka një lëkundje të tyre sa i përket qëndrimit të Bashës në krye të PD.

Në tryezë janë hedhur disa opsione, linja e parë është që Berisha nuk mund të rikthehet dhe kanë propozuar krijimin e një komisioni nga anëtarë të PD, dhe një pjesë e anëtarëve të Komisionit të Berishës.

Sipas këtij opsioni as Berisha dhe pas Basha nuk janë zgjedhje, duke kërkuar të gjendet një person tjetër.

Ka dhe një pjesë të kryetarëve të degëve që kanë theksuar se në këtë moment nuk është zgjidhje largimi i Bashës nga drejtimi i PD.

Por të gjithë kanë shprehur dakordësi që as Berisha nuk është pjesë e zgjedhjes. Kujtojmë që është deklaruar një mbledhje e organeve të PD-së për të diskutuar largimin e Bashës dhe ardhjen e Berishës” – raporton ABC.

i.b. / dita

Share This Article
7 Comments
  • Nuk eshte koha per largimin e Bashes, kur ne loje eshte futur me kohe te plote kryekrimineli dhe kryehajduti , perbindeshi agjent serbo-rus Sali Vuk Karaxhich.

  • Mbahu Bashe dhe kte here,se haxdiqamilsit duan Baben.
    Nuk rron dot llumi i rrugacerise ne PD,pa Babe saliun.

  • Berisha qelleimishte e zgjoidhi Bashen per Kryetar te Partise demokratike dhe e perdori si kobure ne duart e tije .
    Berisha e kommandoj Bashen ne te gjitha opsionet e tije , opsioe keto qe e fundosen Bashen.
    Pra Berisha nuk munde te pranonte nje kuader me te forte se vetja e tije, Pikrishte Basha ishte i zgjdhura me qellim qe ai te mos e kundershtonte ne asnje mendim qe jepta Berisha.
    Dy vendime te rendesishme qe fundosen Bashen ishte.
    a) Dorzimi i mandateve te deputeteve te PD-se
    b) Bojkotimi i zgjedhjeve te pushtetit vendore .
    Keto ishin vendime te Berishes per dy qellime:
    a) Qellimi i pare ishte qe nepernes djegjes se mandateve dhe bojkotimit te zgjedhjeve te rrezoi qeverin Rama dhe te sabotije reformen ne Drejtesi.
    b) qllimi i dyte ishte ne se nuk ndodhin ase nejra dhe ase titra keto te perdoren nga Berisha per ta goditur Bashen si i pa afte dhe te arrihet shkarkimi i tij duke u rikthyer Berisha ne krye te Partise Demokratike.
    Ne te vertet Berisha eshte ne avantazh per realizimin e kthimit te tije ne kry te Partise Demokratike duke e realizuar qellimin e tije sipas projektit qe kishte bere qe ne kohen kur Berisha e vuri ne krye te Partise demokratike.
    Duke pare qellimet e prapsise se Berishes drejtuesait e tjere te PD-se nuk duhet te lejojen qe Berisha te rikthehet ne krye te Partise Demokratike. Pasi Berisha eshte veprimtari kryesote i luftes kunder reformes ne drejtesi dhe shpallja e tije Nengrato eshte nje vendim shum i drejte dhe mjafte i goditur kunder veprimeve antidemokratike te Berishes ne vendin tone.

  • E priteshme keta jane te emeruarit e Lul Braves, por i bejne gabim llogarite me Berishen e rikthyer me i forte se kurre duke hedhur ne kosh Kimeten dhe kush eshte pas saj.

  • Bash Brava nuk do te dorehiqet me deshire dhe pse kryesia i ka kerkuar doreheqjen. Ai do te krijoje dhe fraksion gjoja te djathte ne fund te betejes por qe te shkoje ne votime perballe kandidateve te tjere as qe e mendon se din se sa perqind do te marre . Kushtet qe ven ai per Berishe bien ne vesh te shurdhet se ne pozicionin qe eshte tash e disa muaj e sot i shkarkuar prej se dyti apo treti here nuk degjohen nga askush . Mire tha nje deputet se ky po te kishte 5 fitore nuk do te jipta kurre doreheqjen kur me 5 , 6 humbje nuk dorehiqet. Me sjelljen e tij si diktator ( u pa me 8 janar ) ai gabimisht eshte vendosur ne bllokun e djathte . Kuptohet se sa liri ka ne brendesi te grupit partjak .Stoicizmi i ttij don te tregoje se vendimi i shtatorit ishte i drejte . Po ne se shumica e perkrahte dhe s”bente me koken e vet . Fatin e Ben Blushit do te kete ne politike . Madje me keq me epitetet Brave e Bunkjer .

  • Lufta bëhet për SHQUP-in si NGREHINË dhe atë “pakogjë” ,TERITOR atje rrotull e ato pakogjë 4 KULLA që janë projektuar që në kohën e Saliut të ll-të , pa nuk po i bie ndërmënd askujt as për parti as për ideale , as për liri e as demokraci , apo votë të lirë e PLURALIZËM !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *