Një Robinson Crusoe në 2014-n

anazapta

Kjo është fotoja e parë e meksikanit Jose Salvador Albaniaga, i gjetur në ishujt Marshall, 14 muaj pasi anija me të cilën udhëtonte u prish.

Jose të kujton Tom Hanks në filmin “Cast Away”, një histori e ngjashme me atë të Robinson Kruzosë, personazhi i njohur i Daniel Defoe.

Albaniaga rrëfeu se mbijetoi në det për 8 mijë milje duke pirë gjak breshkash dhe duke ngrënë zogj që uleshin në varkën e tij.

“Nuk mbaj mend shumë nga udhëtimi. Gjithçka që kisha parasysh ishte vetëm det, det, det…”, ka treguar ai.

Ai falënderon Zotin që është gjallë dhe thotë se momenti më i vështirë për të ishte vdekja e shokut të tij, katër muaj pas prishjes së mjetit me të cilin lundronin.

Dy peshkatarët humbën kontrollin mbi anijen e tyre në 21 dhjetor të 2012-s dhe për 14 muaj me radhë Jose mbeti në oqean, pa mundur të tërheqë vëmendjen e ndonjë mjeti tjetër lundrues.

Ai është aq i çorientuar sa nuk mban mend as moshën e tij apo emrin e vendit ku ka lindur, por autoritetet kanë nisur kërkimet për familjen e tij.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *