Frika pas pushtimit të Ukrainës, Shqipëria “zgjidh qesen”, rriten ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen

Amelda Amelda

Mësymja ruse në Ukrainë, si kurrë më parë që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, tregoi se paqja nuk zgjat pafundësisht dhe Europa nuk është “strehë e sigurt”.

Ky shqetësim duket se ka prekur edhe Shqipërinë, një nga 30 shtetet anëtare të aleancës ushtarake, NATO.

Referuar një vendimi të Këshillit të Ministrave të datës 2 mars, shpenzimet për mbrojtjen në tre vitet e ardhme pritet të rriten ndjeshëm. Nga 326 milion dollarë këtë vit, shpenzimet në vitin e ardhshëm parashikohet të rriten në 364 milionë dollarë për të kaur shifrën 441 milionë dollarë në 2025-n.

“Viti 1999 tregoi qartësisht se ushtria shqiptare duhet të kishte rritje të buxhetit të saj, për arsye se gjatë luftës së Kosovës ne patëm shpeshherë inkursione të forcave serbe në territorin tonë, ku pati edhe një minim prej 4 kilometrash të territorit shqiptar.

Ne nuk patëm mundësi ta mbronim atë territor. Këto tregojnë se kapacitetet tona mbrojtëse kishin rënë”, shprehet Dritan Goxhaj.

Për njohësin e çështjeve ushtarake, Dritan Goxhaj, këto investimeve të parashikuara duhet të shkojnë në tre drejtime kryesore.

“Në forcat detare, ajrore dhe kundërajrore, pasi në Shqipëri këto ekzistojnë vetëm në letër”, tha Goxhaj.

Aktualisht, Shqipëria shpenzon për mbrojtjen 1,54 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kjo shifër është ndjeshëm më e ulët se Serbia apo Mali i Zi, ndërsa në raport me NATO është gati 50 për qind më pak.

a.m/dita

Share This Article
18 Comments
  • Do blejme cfurqe se i duhen popullit te 2 marsit te komandant ilirit.

    • JO jo kemi open Salicin qe na mbron me poredhet e tije. Kemi liken qe na mbron me cfurce dhe me sopate .
      SALICI BERI TENDRA PER TI PRISHURE EDHE POZICIONET NE MALE QE ASKUJT NUK I BENIN GJE , POR PER TA BER SHQIPERIN TE GATSHME PER T`JA DORZUAR ARMIQVE.
      Sote ne do te luftojm vetem me pordhet e Berishes.

  • Do të jenë në letër si ato qentë e emergjencave civile, ishin paguar, por nuk i dinte kush nëse ishin apo jo. Edhe ushqimi iu ishte blerë, shtrenjtë madje … por rroftë Kosova që na ndihmoi se të ishte për ne … TALLAVA komplet …

  • Ne Shqiperi,cdo gje qe blihet,blihet me e vogel dhe me e lire dhe e shemtuar,por Shteti zhvatet shtrenjte nga hajdutet,Shikoni Policine me uniforma skandal dhe makina e motorra te shemtuar,kete do bejne edhe me mbrojtjen ,do blejne skarcot e Natos…Me kete Kryminister Qe ecen me makine 6 mije CC dhe u thote njerezve se duhet te ja dine per nder qe kane drita e hane buken e nuk i vret cfare prisni.Shqiperia kishte arme se me bazukat me tanke te viteve 70 e katiusha po behet lufta ne Ukraine,po armet i Shiti Ilir hajduti,i shkriu shkelzeni e parate i beri PP Rama.Shqiperia nuk ka as buke po i lutet serbit,ka akoma 600 mije Shqiptar ne Greqi se nuk i ushqen dot…mrrekullia e dheirokracise vazhdon akoma pas 30 vitesh,me Fjalimet e xhaxhi Rames ,qe hiqet anti Rus gjoja po lutet per miell Rusoserb.A ka Turp ky Sharlatan se qelbi dhe llogjiken e gomarit……O Ramut ik se na u bere me keq se Saliu o njeri i ulet o fodull komunist.

    • Ore Gac idioti e karabushi. Ore trupeshk po si mendon ti Kryeministri do udhëtojë me kalin e Sali Viçidolit.
      Koqe kandari.

      • Ti bythen fshija Rames se une nuk e fshij bythen me ty Ore Ti Tirons me brekushe me mut …Komento lajmin jo Komandantin tuaj thonjpaprere me shkolle vizatimi te Enverit.akoma me Ramen juve,Po pse ne 90 jemi.ik ha byrekun se e nxorre sot rrogen o debil I Rames

  • Cka i duhet Shqiperise gjith keta shpenzime per mbrojtje?me cilen ushtri dote mbrohet kur populli ka ikur dhe kan mbetur vetem te koruptuarit dhe hajdutet,nga ana tjeter edhe buken nuk e keni jeni te mvarur nga armiku qe tju jep 1kg mjell dhe 1 liter vaj ose 1kg sheqr,fshatrat nuk e kane ujin ,rugen ,rymen fushat nuk punohen pse ka ikur populli,te vetmit qe jetojne ne Shqiperi jane Deputetet,ministrat,( hajdutet)

  • Ç’behet keshtu more..! Nuk e kisha menduar kurre se do vinte dita qe do te na servireshin parrullat e Partise se Punes si zbulime te reja si p.sh. “Mbrojtja e atdheut detyre mbi detyrat” ose “Te sigurojme buken ne vend ” apo ” Nafta çan bllokaden”

  • sapo vjen koha për të paguar!?
    tërë patriotizmi folklorik i shqipos,tërë “shqiptari ta derdh plumbin në gojë”,”shqiptarin nuk e ka lindur nëna nga barku por pushka nga çarku” harrohen dhe del menjëherë”çna duhen armët ne,ka boll sërbi dhe gërku”!!
    ndyrësia e shqipërisë shumica në komente!!

  • Shqipëria, mbas rënies së Perandorisë Otomane, u bë shtet i pavarur nga konjukturat politike të fuqive të mëdha, në veçanti të perandorisë antisllave austro-hungareze. U krijua si shtet brenda kufijve aktualë apo siç quhen ndryshe londineze, ndërkohë që u lanë jashtë gati gjysma e trojeve etnike. Jo aq sa do te deshnin fqinjët sllavo-grekë, por ndërthuarja e interesave të tyre me atë të gjashtë të mëdhenjve, në prill 1913 në Londër, u vendos ajo e sotmja. “E dimë që po bëjmë padrejtësi, por sot këto janë interesat tona”-do deklaronte atëhere kryetari i konferencës së ambasadorëve, ministri i Jashtëm britanik Eduard Grei. Këtë e pranoi në rastin e Kosovës, edhe kryeministri Tony Bler, i cili deklaroi atëhere, se “me ndërhyrjen në Kosovë vumë në vend një padrejtësi historike”, edhe pse kjo e cunguar.
    Thënë këto, mund të themi se nga ato padrejtësi jo vetëm që ngelëm të rrudhur sa më s’ka, që siç do deklaronte atëhere Ismail Qemali, referuar asaj padrejtësie: “Kurva Europë, na la malet dhe kënetat”, kjo, jo vetëm për këtë, do na linte edhe të varfër. Në këto kushte të vegjël dhe të varfër mos vallë duhet të kemi një ushtri dhe armatim të tillë, që siç aspironte kolltukofagu Enver, të jetë e gatshme të mundë çdo armik dhe koalicion armiqsh, e denjë për t’u vënë në gojën e Don Kishotit modern?!?!
    Atëhere si do duhet të veprojmë? Epo kjo është e përcaktuar në strategjinë tonë kombëtare, sanksionuar në Kushtetutë dhe ligje të aprovuara nga populli shqiptar, ku ne duhet të jemi të gatshëm t’u përgjigjemi me dinjitet çdo provokimi apo agresioni të mundshëm, gjë që të paktën sa të jetë NATO, anëtare e së cilës jemi ka pak gjasa të ndodhë.
    Shqipëria gjatë shek. XX pati shumë pushtime nga fqinjlt apo nga të mëdhenjtë, por ata të gjithë, kur do të duhej, ca se u mundën nga kundërshtarët e ca në tryeza bisedimesh, u larguan dhe kjo jo se i përzunë shqiptarët me forcë. Siç e thashë më lart, kjo Shqipëri për shkak të popullsisë homogjene me mbi 90% shqiptarë autoktonë, dhe të historisë, u krijua prej tyre dhe mbrohet po nga ata si një realitet i pa ç’bëshëm, pavarësisht krizave që koha do sjellë. Ndaj detyra jonë, e shtetit, qeverive dhe e vetë popullit duhet të konsistojë në rritjen ekonomike, që me ato resurse që kemi të dalim nga përcaktimi “vendi më i varfër i Europës”, të sigurojmë një jetë dinjitoze, e cila pasohet domosdoshmërisht nga atdhedashuria dhe patriotizmi natyral dhe jo propagandistik, siç dëshmoi diktatura, pasojat e së cilës nga trashëgimia e saj i vuajmë edhe në demokraturën e sotme. Atdheu duhet edhe kur ai të do. Ndryshe ndodh, siç ndodhi pas ’90, ku gati gjysma e shqiptarëve e braktisën atë. Dhe për këtë nuk na i kanë fajin të tjerët. Mireqënia dhe, krahas saj një shtet i së drejtës, do jenë mbrojtja më e mirë. Armatosja deri në “dhëmbë”, si reminishencë e regjimit të kaluar nuk sjell dobi. Historia, derimë sot, sa u takon shqiptarëve, na e ka provuar.

  • Sa shpejt u kujtuat ju flamurtaret e kozmopolitizmit (Fatos Lubonjera, Ardian Klosera e Ed ramera, etj.) qe trumbetuat per 30 vjet se ka ardhur koha e vellazerimit midis popujve dhe fundi i nacionalizmit prandaj nuk na duhet me ushtria dhe me ne krye Sali Berishen shitet per skrap nje armatim aq te fuqishem (kujtoni vetem aeroplane te tipit MIG etj kishim mbi 200 (Jugosllavia qe armatosej nga Perendimi per te perballuar ndonje sulm te ruseve nga Hungaria kishte po ashtu 250 aeroplane reaktive).
    Carmatosja dhe shkaterrimi i ushtrise shqiptare eshte nje nga krimet me te medha qe eshte bere i gjate historise mbi njeshekullore te shtetit shqiptar

  • S’ ka mundesi as triliona euro ti mbroje Shqiptaret nga tradhetia që gjen terren te jugoret mercenare, te të t’mesmit injorante e te verioret e përçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *