Në dyqanet e produkteve ushqimore sot çmimi i vezës me pakicë është rritur 10.5% më shumë se javën e kaluar, duke reflektuar shtrenjtimin me 20% në tregun e shumicës.
Çmimi i vezës arrin 21 lekë/kokërr nga 19 lekë që ishte më parë.
Drejtori i shitjeve në kompaninë prodhuese të vezëve “Ovvital”, z. Lilo Seraj, u shpreh për Monitor se rritja e çmimeve është ndikuar nga shtrenjtimi 54% i bazës ushqimore për pulat dhe dyfishimi i çmimit të energjisë.
“Deri ditën e shtunë të javës të kaluar çmimi i vezëve me shumicë nga kompania jonë ishte 15 lekë/kokërr. Këtë javë çmimi i shitjes u rrit 20%. Veza u shit 18 lekë/kokërr. Deri javën e kaluar kemi përdorur rezervat ushqimore që janë blerë me çmim më të lirë . Për këtë arsye nuk kemi ndryshuar çmimin, me qëllim të mbronim konsumatorin. Tashmë prej 1 jave çmimet e lëndëve të para janë rritur me 54%. Çmimi i misrit ishte 37 lekë/ kg ka shkuar 58 lekë/kg. Soja ishte 95 lekë/kg ka shkuar 125 lekë/kg.
Vaji i sojës ( pjesë e bazës ushqimore për pulat) ishte 150 lekë/litër ka shkuar 300 lekë/litër. Çmimet janë rritur edhe për shumë produkte të tjera që kanë lidhje me bazën ushqimore. Energjia për biznesin e madh u rrit. Fatura e muajit janar është dyfish më e lartë se janar 2021. Nafta që ka lidhje me pjesën e shpërndarjes u rrit me 20-25%”, pohon z.Seraj.
Në këtë periudhë për prodhuesit e vezëve shqetësim nuk është vetëm shtrenjtimi i lëndëve të para, por mungesa e tyre në treg. “Nga Ukraina bëheshin furnizimet kryesore me misër për shkak të çmimit të leverdisshëm.
Mbyllja prej 1 jave e eksporteve të Serbisë na ka shtuar akoma më tepër vështirësitë për gjetjen e lëndës të parë. Kemi nisur furnizumet me misër dhe sojë nga Kanadaja dhe Amerika Latine, ku çmimet jo vetëm janë më të larta, por edhe koha e mbërritjes të tyre është e largët. Pavërsisht situatës po vazhdojmë furnizimet me çdo lloj kosto, që të mos preket prodhimi”, veçon drejtori i shitjeve të kompanisë “Ovvital”.
Lënda e parë e prodhimit të vezës dhe mishit të pulës zë 85% të kostove të tyre (35% e zë lënda e sojës, çmimi i së cilës është dyfishuar.) Rritja e lartë e çmimeve të lëndëve të para nisi që në muajin mars të 2021. Prodhuesit e vezës ngritën edhe vjet shqetësimin për dyfishimin e çmimit të sojës dhe misrit. Vjet 1 kg sojë u ble 90 lekë nga 55 lekë/kg që ishte para pandemisë.
Ndërsa misri vjet në mars u ble 200-250 euro/ton nga 150 euro/ton që shitej në 2019. Rritja e çmimit të vezëve ka qenë e herpashershme në treg, për shkak të shtrenjtimit të lëndëve të para.
Operatorët kryesorë të tregut të prodhimit të vezëve pohuan se çmimi i shitjes me pakicë nga fermat për shkak të shtrenjtimit të lëndëve ushqimore, në mars 2021 arriti 13 lekë për kokërr nga 9-11 lekë për kokërr që ishte para pandemisë./Monitor
a.m/dita

me mire nje pule sot, se vezen se blem dot.
I propozoj kryeministrit që për të ulur çmimin e vezëve dhe për të patur sukses të plotë në mbarshtimin e pulave që po na ngordhin të krijohet urgjentisht Akademia e pulave dhe gjelave. dhe Universiteti i Kamzës të lidhet me universitetin e pulave dhe gjelave në SHBA.
Nuk diskutohet fare në këtë periudhë krize shtimi i sipërfaqeve për të mbjell grur, misër, soj, elb, tërshërë, perime, fruta….as ringjallja e blegtorisë së ngordhur. Më thoni keni dëgjuar qoftë edhe një herë të vetme piktor kryeministrin të flas për këto probleme, për ringjalljen, strategjinë e shtimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale në vënd por
vetëm britma histerike
“Do ngrihen çmimet moreeeeee……, se po vriten në Ukrainë moreeeee…….dhe juve nuk u vjen keq por vetëm mua që po derdh lotë për ditë moreeeeee… ,
mos protestoni o popull të çartur moreeee…… se do tju shpall edhe 450 000 të protestoni agjentë të Putinit moreeeee ……” dhe
në mëndjen e Edi Ramës nuk ekziston fare ideja që ne të prodhojmë por vetëm të importojmë, të importojmë çdo gjë.
Edhe ky i pulave, zotëria Sera, mëndjen e shokut Edi ka, do të rris pulat me ushqim deri nga Kanadaja ku do vej ta mar misrin se
nuk i vete në mëndje që mund të mbillet dhe këtu dhe ta ketë të sigurt që pulat i kanë ngordhur nga ushqimi i skaduar, i prodhuar me kalbësira serbe.
Nuk ju gënjej, më besoni, mora për të ushqyer derrin peleta serbe, dhe kur ja hodha , afroj feçkën dhe nuk i preku fare , i gjeta të pa prekura edhe mbas një ore dhe me mënçurin e tij si derr ai e kuptoj që ishin serbe . I them zotit Sera dhe të gjithë biznesmenëve koleg të tij bëhuni të zgjuar të paktën sa derri im, mos merni produkte nga biznesmenët Arkan Arkaniçët serb të Open Ballkan pa kontrolle si ai veterinar që me djallëzi është hequr se janë kalbësira dhe pse jo edhe me infeksione pulë vrasëse.
E di që shoku Edi do të shqetsohet dhe me një herë për të shpëtuar pulat nga ngordhja masive do të krijoj, sikurse krijoj Akademinë e lopëve të tij të rracës dhe barinjëve, Akademinë e pulave dhe gjelave me kryepulë pseudministren Karcifa dhe kryegjel të Akademisë atë vetë , shokun Edi.
Ngrihuni o biznesmenë të pulave dhe të tjerë, kërkoni me ngulm e të mos tërhiqeni që të prodhohet gruri,misri, soja, tërshëra….në tokën e bekuar dhe të begatë të Shqipërisë duke e ndaluar që krimineli Edi Rama të vras me kallashnikovin e çmimeve bujqësinë sikurse vrau blegtorinë, shpëtoni fshatin nga shpopullimi total. Apo edhe ju po prisni që antishqiptari i flliqur dhe i marrosur nga kusaria Edi Rama tu sjell skllevrit nga Bagladeshi mbasi të përzer me kallashnikovin e çmimeve dhe taksave të shkallura shqipëtarët në emigrim?
Vërtet ju biznesmenët, edhe ju të pulave që po ngordhin, jeni bër patronazhistë të gestapos së tërmeteve elektorale të Edi Ramës dhe ndoshta është ndonjë mallkim për ju që u ngordhin pulat?