INSTAT/ Shqipëria me nivel të dobët arsimor, më shumë se një e treta e 25-39 vjeçarëve janë vetëm me arsim fillor

Amelda Amelda

Kur parashtrohet çështja se Shqipëria duhet të ndryshojë modelin ekonomik drejt degëve me vlerë në ekonomi, që gjenerojnë më shumë të ardhura për frymë, duket të kemi parasysh se niveli arsimor i popullatës së re në moshë, që është në kulmin e produktivitetit, nuk jep shpresë.

Të dhënat e INSTAT për arsimin sipas gjinisë në grup moshën 25-39 vjeç tregon se 41.1 për qind e femrave janë me arsim fillor dhe 35 për qind e meshkujve janë me këtë nivel arsimi në vitin 2020. Arsimi fillor dominon të dyja gjinitë që janë në kulmin e arritjeve të tyre profesionale.

Me këtë nivel arsimi Shqipëri e ka të vështirë të përballojë kalimin nga bujqësia dhe fasoni në aftësi të tjera inovative që sjellin më shumë të ardhura.

Analiza arsimore e popullsisë e grupmoshës 25-39 vjeçare tregon se 38.7 % e femrave në këtë moshë janë me arsim të lartë, 20 % me arsim të mesëm dhe 41 për qind më arsim 8 vjeçar. Ka disa zhvillime ekstremë në arsimin e femrave, të cilat janë në mazhorancë edhe në arsimin fillor edhe në atë të lartë, ndryshe nga meshkujt.

Të dhënat e INSTSAT tregojnë se, 38.7 % e meshkujve në këtë grup-moshë janë me arsim të mesëm, 26.4% janë me arsim të lartë dhe 35 % janë me arsim fillor.

Perspektiva nuk është optimiste. Në vitin 2020, Shqipëria kishte 27,9% e të rinjve të grup -moshës 15-29 vjeç që nuk ishin as në punë dhe as në shkollë, sipas INSTAT.

Duke e krahasuar me një renditje të Eurostat, Shqipëria është katërta, pas Turqisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Italisë, me përqindjen më të lartë te të rinjve që as nuk punojnë dhe as nuk mësojnë dhe as nuk janë në ndonjë trajnim (shih grafikun).

Gjatë vitit të kaluar, një në gjashtë të rinj europianë nuk ishin as në shkollë, as në punë, ose 17% e totalit të të rinjve, ndërsa në Shqipëri, afërsisht 1 në 4 të rinj nuk është i zënë as me punë dhe as me studime.

Shumë të rinj që kanë humbur punën janë drejtuar për ndihmë në zyrat e punës. Të dhënat zyrtare tregojnë se në tremujorin e katërt të vitit 2020, ishin të regjistruar të papunë rishtas në zyrat shtetërore të punës rreth 5000 të rinj të moshës 15-29 vjeç.

Të dhëna të tjera sektoriale sugjerojnë se të rinjtë që kanë humbur punën ishin të punësuar në sektorin e shërbimeve dhe bizneseve të lidhura me turizmin, si hotelet, baret dhe restorantet.

Rritja e papunësisë në moshën 15-29 vjeç ndikon negativisht trendet e emigracionit në vend, që ishin të larta edhe para krizës pandemike.

Monitor

a.m/dita

Share This Article
11 Comments
  • Sa qesharak qe eshte INSTATi. Ne Shqiperi 80 % e kesaj grupmoshe jane me arsim te larte edhe kete e dine te gjithe.

    • Nuk eshte qesharak.
      Spekullimet e Instat kurves i paraprijne politikave “popull-dashese” te kryekurvarit

      • Po shume sakte Qwerty. Ashtu jane INSTATi edhe Edvin Rama.

    • Shesin diplloma-iluzione rinisë,duke zbutur perkohesisht kompleksin e inferioritetit që
      do zbulojne me format e verteta tragjike kur te perballen me evropen.

  • Ku poshkojme me kete analfabetizem dhe pa shkence e teknologji ne shekullin XX?
    30 vjet me pare kishim ishim nje nga vendet me nivelin me te larte arsimor ne Evrope (edhe ne shumicen e kooperativave te bashkuara kishim shkolla te mesme bujqesore.

    • Shqiperia nuk ka qene kurre nga vendet me nivel te larte arsimor, ne evrope. Keshtu thuhej dhe ti e besoje. Sot, ne evrope ka shtete ku kushdo mund te shkoje te studjoje ne universitet dhe falas. Pa folur per nivelet e shkollave. Atje nuk shiten diploma.

  • Me shume se nje e trete jane me arsim fillor?Ne rregull.Ne Kosove me shume se gjysma jane me diplom fakulteti ose master dhe doktora ,por mbi 99%e tyre nuk dine te shkruajne dhe flasin shqipe,Pa gabime dhe me logjike.

  • I shkaterroi pra poplli se do vite ceku i bardh… s’erdhi ceku, erdhi Sudja. Ca kukrra profesoresh qe ngelen ju i shani e si leni gjo pa thon, ju qe i cut paret per lesh ke Sudja s’pranoni menje akademikesh, doni prap Xhaferr, Vef, edhe SUDE!!

  • Nuk ka nevoje tu shikojme diplomat, se ato blihen me para, provimet me para ose menyra te tjera. Sa hapin gojen “te diplomuarit” kuptohen sa injorante jane. Nuk po e kuptojme me shqipen, shqiptaret e rinj nuk dine as ta shkruajne as ta flasin Po dine shume mire dembelizmin, te prishin parate e prinderve apo te afermve nga emigracioni, apo nga droga e trafiku. Dine te vishen e lyhen e zhgryen, merret me me mend se nga financohen, punes nuk i thone njatjeta fare, mburren, akuzojne qeverine, ate te vendit dhe te huajat se ua kane fajin dhe bla, bla bla klubeve te nates e te dites, derisa perfundojne semaforeve, burgjeve rrugeve etj etj. Zoti ju ndihmofte se tani s’bleni dot nafte per ato makinat lluksoze. Fukarase nuk ja qani dot hallin juve, se fukaraja do mbijetoje eshte mesuar me pak, po ju cdo beni. O kryeminister fillo pastro ato vendstrehimet e Enverit dhe mblidh ca rezerva ushqimore per te mjeret

    • Ti ke te drejte o Selami.

      Por ky fenomen nuk eshte vetem ne Shqiperi por eshte ne te gjithe Europen edhe Ameriken. Kjo eshte kultura perendimore per te rinjte edhe asgje tjeter. Debilizmi eshte fenomen qe promovohet nga te gjitha mediat, televizionet, gazetat, rrjetet sociale si facebooku edhe tik toku. Prandaj mos mendo qe ky fenomene shte vetem ne Shqiperi. Jo, eshte ne te gjitha vendet. Shqiperia vetem sa ka kopjuar perendimin. Edhe ketee e kane bere te gjitha vendet ish-socialiste qe vetem sa kane imituar perendimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *