Këshilltari i Zelensky: Lufta duhet të përfundojë në fillim të majit

Amelda Amelda

Ukraina është zgjuar në ditën e 20-të të pushtimit rus. Granatimet ruse të Kievit vazhdojnë edhe sot, me djegien e një ndërtese banimi pasi u dëgjuan shpërthime në kryeqytet. Zjarri tani është shuar, thotë shërbimi shtetëror i emergjencave të Ukrainës, shkruan BBC.

Një këshilltar i qeverisë ukrainase tha se pret që lufta të përfundojë deri në fillim të majit, kur Rusisë t’i mbarojnë burimet për të sulmuar fqinjin e saj.

“Unë mendoj se në fillim të majit, ne duhet të arrijmë një marrëveshje paqeje,” tha Oleksiy Arestovich, një këshilltar i shefit të kabinetit të presidentit ukrainas.

a.m/dita

Share This Article
2 Comments
  • Zelenskyy eshte nje brilant, njelloj si nje student ekselent perpara nje ngelesi ne klase si Putin. Nuk ka me asnje shanc qe Rusia ta fitoje kete beteje. Goditjet me raketa dhe predha tankesh jane deshperimi i fundit i Putin, i cili po sheh te materializohet fundi vet i tmerrshem. Morali i fabules se Ukraines na meson qe nuk mjaftojne vetem muskujt, por duhen mend e mbi te gjitha duhet te jesh… i drejte.

  • Sido qe te perfundoje lufta, Zelenski eshte tashme nje hero europian! Ai na rikujtioi se ka shtete me arme shfarosese, qe nuk udhehiqen nga persona te pergjegjshem, por nga psycho!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *