OKB: Tre milionë refugjatë nga Ukraina

Amelda Amelda

Numri i personave që kanë ikur nga Ukraina vazhdon të rritet dhe arrin pragun e 3 milionë. Sipas të dhënave të fundit të OKB-së, që nga 24 shkurti – data e agresionit rus – gjithsej 2,952,026 refugjatë kanë kaluar kufirin ukrainas për të kërkuar strehim jashtë vendit.

Të dhënat, të përditësuara më 14 mars nga Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR), tregojnë se mbi shumicën dërrmuese të njerëzve që ikin kanë mbërritur në Poloni (pothuajse 1.8 milionë refugjatë). Pasuar nga Rumania (mbi 422,000) dhe Moldavia (pothuajse 340,000).

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *