“Fakti është që vërejmë një prirje shqetësuese në shumë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore si dhe në Ballkan. Aspiratat e qytetarëve të këtyre vendeve po shtypen nën barrën e korrupsionit, interesave oligarke, interesave që përdorin paranë për të shtypur kundërshtarët politikë, për të blerë politikanët dhe grupet mediatike dhe për të dobësuar pavarësinë e gjyqësorit si dhe të drejtat e organizatave joqeveritare” .
Ky shqetësim i ngritur nga sekretari i Shtetit të SHBA-së, John Kerry, në Konferencën e Mynihut për Sigurinë lidhur me problemin e korrupsionit me të cilin përballen vende të Evropës Juglindore e Qendrore, eshte me aktuale se kurre per Shqiperine sipas ish-kryeministrit të vendit Sali Berisha. Në një reagim në faqen e tij zyrtare të fb, Berisha dënon heshtjen e qeverisë përballë kësaj deklarate.
“Se pari dua te pershendes perzemersisht qendrimin dhe shqetesimin e Qeverise se SHBA per rajonin, perfshi ketu dhe Shqiperine, shprehur keto dite nga sekretari John Kerry ne konferencen boterore per sigurine ne Munich, i cili paralajmeroi se aspiratat e qytetareve te disa pjeseve te Europes Qendrore dhe Lindore dhe Ballkanit po shkelmohen nga interesa oligarkike dhe korruptive, interesa qe perdorin parate per te shtypur opoziten politike dhe disidencen, blere politikane dhe media dhe per te dobesuar pavaresine e gjyqesorit.Kjo deklarate e Sekretarit John Kerri eshte me aktuale se kurre per Shqiperine, vendi ne te cilin kreret e mazhorances erdhen ne pushtet duke blere vota dhe kane hapur merkaton e deputeteve dhe politikaneve, vendi ku i mohojne opozites te drejtat e saj kushtetuese, perdorin per qellime politike luften kunder korrupsionit, hedhin poshte me vendime qeverie nene te Kushtetutes, ligjet e vendit, vendimet e Gjykates Kushtetuese dhe gjykatave te tjera te vendit dhe kontrollon mbi 85% te mediave te vendit.Pikerisht per te gjitha keto arsye, Rama vet dhe me urdher te tij, ministrat heshten si fije e barit per deklaraten e Sekretarit Kerri. Por heshtja e tyre flet me shume se cdo fjale apo fjalim tjeter” shkruan Berisha.

Ky ka harruar qe para 5-muajsh ishte kryeminister,,,,, kaq pak pa pushtet dhe i duken sikur kane kaluar dekada te tera,,,, perfundimisht njeri i semure
He is referring to you Mr. Berisha.You must have forgoten that was you who was leading the country for years. Stop the nonsense and let the goverment do its job. You are a struck match, let Albanians live their lives in peace. Remember, you your days are numbered!
I nderuari Trebicka la nje thenie lapidar. Vdes per nje çike magazinjer. Edhe ky i ngrati :-vdes per pushtet e para. Por nje dite do ti ngecin ne fyet… Bumerang per vete e ka…