Aktivisti Adriatik Lapaj ka zbuluar kërkesat e protestuesve, duke i lënë afat qeverisë deri të shtunën për plotësimin e tyre.
Kërkesat fillonin që nga heqja e taksave mbi naftën, e deri te rishikimi i buxhetit 2022, në mënyrë që sipas tyre të rishikohet kriza.
Kërkesa e përgjithshme është ulja e qëndrueshme e çmimit të karburantit me vendet e rajonit. Respektimi për shtresat vulnerabël dhe shtresave në nevojë.
Kërkesat:
-Heqja e taksës së qarkullimit dhe pezullim i alternuar i barrës fiskale mbi çmimin e karburantit.
-Pezullim i TVSH-së për produktet e shportës bazë.
-Përcaktimi dhe ngritja e përkohshme e marzhit të fitimit në sektorin e hidrokarbureve dhe transparencë me publikun.
-Zgjerim i skemës së kompensimit dhe mbështetjes së fermerëve.
-Paketë reale ndihme për pensionistët, invalidët dhe familjet me ndihmë ekonomike deri në tejkalimin e krizës dhe përcaktimin e minimumit jetik.
-Hetim e mbikëqyrje e koncesioneve dhe shpenzimeve që ndikojnë në buxhetin e shtetit, si dhe e operatorëve që mund të ndikojnë arbitrarisht në rritjen e çmimeve.
j.l./ dita


Paska harruar llapa edhe nje pike, skrirja e qeverise dhe qeverisja e vendit nga llapa, vetem kjo pike i mungon peticionit. Aman po kush eshte ky llapa dhe ne emer te kujt flet ky, interesat e kujt mbron ky llapa!!!
PO SOLET JU QE BENI GAM GAM NE PORTALE, KETA DO E MARRIN NE DORE VENDIN. kY, PD-JA, SORROS, QELBSINAT..ETJ ETJ
KSHUQE O I DILNI VET PER ZOT O MOS BONI GAM GAM