FIFA dhe UEFA në KAS, merret vendimi për Rusinë

J L

Lufta që Rusia nisi ndaj Ukrainës i solli shumë probleme për sa i përket sportit, por në veçanti futbollit.

UEFA dhe FIFA kishin vendosur të përjashtonin Rusinë nga aktivitetet kombëtare me përfaqësuese dhe klube.

Kjo bëri që rusët të merrnin vendimin që të padisnin në KAS UEFA-n dhe FIFA-n. Por ky vendim është hedhur poshtë.

Në një komunikatë zyrtare presidenti i KAS-it ka hedhur poshtë kërkesën e Rusisë dhe si rrjedhojë mbetet në fuqi vendimi i institucioneve të futbollit.

Një goditje e fortë për Rusinë dhe futbollin e saj.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *