Një vlerësim për Behon, gruan që priti ardhjen në jetë të disa brezave dhe gjeneratave

redaktor

 

Është zhvilluar dje ceremonia e dhënies së titullit “Qytetar Nderi” e Bashkisë Mat, ish-kryemamisë së Maternitetit të Burrelit, Behixhe Kazhani.

Në ceremoninë e dhënies së këtij tituli të mbajtur në ambjentet e Bashkisë ishin të pranishëm zyrtarët lokalë, të afërm dhe miq.

Këshilli Bashkiak e votoi Behon, gruan që ka pritur disa breza e gjenerata me 15 vota pro dhe asnjë kundër.

Drejtuesja aktuale e këtij spitali, kolege e rinisë, tregoi se si ky institucion ishte shembullor në Republikë për nga pastërtia dhe shërbimi dhe Beho, njeriu që zgjidhte të sakrifikonte çdo gjë për punën.

Beho ka studjuar në Korçë dhe është kthyer në Burrel në moshën 20-vjeçare. Çmimin ia kane dhënë njerëzit që e kanë dashur atë si grua dhe si mami.

“Ua dedikoj këtë vlerësim njerëzve që u kam shërbyer, dhe veçanërisht kolegëve të mi të Maternitetit dhe spitalit ku kalova vitet më të bukura të jetës time” – tha Behixhe Kazhani.

n.s. / dita

 

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *