Protesta shtyhet të shtunën, Rama: Përpjekja e fundit e foltoreve e fallxhoreve për të sjellë militantët nga rrethet

J L

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat në Shqipëri.

Me anë të një postimi në Twitter, Rama shkruan se shtyrja e protestave për ditën e shtunë është bërë nga aktorë politikë, të cilët po kërkojnë të bëjnë një mobilizim financiar për të sjellë militantë nga rrethet.

Sipas tij, këto janë përpëlitjet e fundit të ‘Shtëpisë së Lirisë’ për t’i dhënë protestës pamjen e një dallge televizive që i shërben vetëm Kremlinit.

Postimi i Ramës: 

Shtyrja e protestave të turpit për të shtunën lidhet me mobilizimin financiar dhe partiak të foltoreve e fallxhoreve për të sjellë militantët nga rrethet, që përpëlitjet e fundit të marrin befas pamjen e një dallge televizive, të cilën vetëm Kremlini mund ta shohë me admirim!

j.l./ dita 

Share This Article
8 Comments
  • po paske qen trap fare o edi. nje populli 10 ti po ri nuk ri dot pa folur po ri ore edhe dhi e zgjebosur edhe bishtin perpjet. çfar kerkon te na thuash se ti ke te drejt. po ri se ke nente vjet qe po e vjedh kete shtet,,,,,lere kete muhabet ska lezet lere ik puno dhe po ishe vertet i zoti puno mir dhe zbato ligjet puno drejt poe shikon qe se ben largohu me nder

  • Akuzon per turp TURPI, drogaxhiu hajdut qe doli lakuriq ne France qe akuzoi Babain dhe mohoi Gregun si djalin e tij

  • Ku eshte genjeshtra ketu tek ajo qe ve ne dukje Rama? Ata qe bejne artopalantin atje dhe qe nxisin njerzit t’u shiosh rroten e orave qe kane ne dore e veshjet, thua as ne pasarela nuk i kane te tilla, e po iu hapet barku per popullin. Kujdes nga keta sharlatane qe munohen te perdorin kete situate kaq delikate dhe te bejne trazira.

  • PROTESTA NUK ESHTE PARTIAKE…. MOS BEJ P ROPAGANDE ….SI PUTINI QE THOTE NE RUSI SE NE UKRAINE NUK KA LUFTE……PROTESTA ESHTE QYTETARE…..

  • Z. Kryeminister! A e dini ku marrin dore dhe goje foltoret e ku marrin krah fallxhoret?… Halli eshte se qe tre dekada ne Tirane keni shti ne gjiun tuaj “shqiptar” shume shakaxhinj e perrallaxhinj te “Republikes se Kosoves”…, bile po i mbani edhe per keshilltare ata qe e kane sha e shantazhu luften e UÇK per liri e per Shqiperi… Po mbani afer e majmeni udbasha te LDK e te “UÇK” qe s’lane t’zeze pa i bere Shqiperise e popullit shqiptar e me ta po doni ta bene Shqiperine?!… Nuk ka thene populli shqiptar kot se koti: Çfare te mbjellesh, edhe do korresh! E keni obligim dhe borxh t’i qendroni krah Shqiperise dhe popullit shqiptar dhe kiete nuk mund ta arrini duke i pase per keshilltare udbashat e kosistat “shqiptare” e “patriote” te LDK te Prishtines e kompanive te saj ne Tirane e gjithandej trojeve shqiptare…
    Kendellu, Tirane shqiptare, sa nuk eshte bere teper vone per Shqiperine tone dhe per populloin tone shqiptar!…

    DRENICA E KUQE

  • Ti po i sillje nga rrethet. I perdore dhe luajte me gjakun e viktimave te 21 janarit si ta donte qejfi. Deri sa vure bythet tek karrigia qe ke. Kurse sot protestuesit po protestojne per buken e gojes. Jo per te sjelle njeri ne pushtet.Ti je nje zvarranik dhe mos ne kete bote ne boten tjeter do te zeje haku i njerezeve qe po i shkaterron jeten dhe po i perzen nga vendi i tyre per buken e gojes.

  • Jo mor Edi.Nuk mbarojne parate Tona,Jane te droges.Po mbaroi droga mbaruam dhe ne,se nga gerdeci Pak Ka mbetur.

  • Ndërsa shoku Enver bënte Kadri Hazbitë agjentë të sovjetikëve dhe madje Mehmet Shehun poliagjent ky i çmënduri do të bëj agjentë të Kremlinit popullin që, me të drejtë, po kërkon uljen e çmimeve dhe taksave spekulative destabilizuese dhe kriminale sidomos në situatën e luftës.

    Mos është ky, Edi Rama, agjent i Kremlinit që, me taksat super të larta dhe çmime absurde nga pikpamja e ligjeve ekonomike,për të provokuar popullin, do të destabilizoj vëndin në interes të politikës subversive të Kremlinit të cilit ai shërben?

    SHISH dhe SPAK të hetoj mos është kryeministri ynë i tërhequr në bashkpunim nga shërbimet e spiunazhit ruso serb?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *