Atletico Madrid avancon në Champions League.
Në ndeshjen e dytë të 1/8, skuadra e Simeones mundi 0-1 Manchester United, me takimin e parë që kishte përfunduar 1-1.
Në ‘Old Trafford’ u zhvillua një ndeshje me rivalitet, por Renan Lodi në minutën e 41′ do të shënonte në atë goditje me kokë pas topit të dhënë nga Griezmann.
Në pjesën e dytë Man.United u hodh në sulm për të gjetur golin e barazimit, por nuk ia dolën.
Me këtë fitore skuadra spanjolle kalon në fazën çerekfinale të Champions-it, ndërsa Ronaldo me shokë duhet të largohen të dëshpëruar.
Në takimin tjetër është Benfica që kalon në raundin tjetër pasi mposhti në Amsterdam skuadrën e Ajax me shifrat 0-1. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Nunez në minutën e 77′.
j.l./ dita
