Rrëfimi i Bujar Hoxhës, kush e thurri skenarin e 2 prillit ’91 në Shkodër, cili ishte agjenti i Sigurimit “Skifteri” (PJESA II)

J L

 

Nga Xhevdet Shehu

Botuar në DITA

Pak fjalë për pjesë e dytë të rrëfimit të Bujar Hoxhës: Shprehja e njohur popullore se e vërteta vonon por nuk harron, ndoshta më shumë se kujtdo ngjarjeje tjetër të këtyre 30 viteve të fundit, mund t’i shkojë për shtat ngjarjes tragjike të dy prillit 1991 në Shkodër.

Shumë e qartë në pamje të parë, por e manipuluar dhe fshehur me kujdes më vonë, pas një gjykimi farsë që u zhvillua për gjoja zbardhjen e ngjarjes, në fakt kemi parë manovrat më të paskrupullta për ta shtrembëruar të vërtetën e për ta kthyer përmbys atë.

Mirëpo ja, ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit në Kukës, Vlorë dhe Tiranë gjatë viteve 1989-1992, Bujar Hoxha flet me guxim për këtë të vërtetë dhe tregon me gisht fajtorët dhe kriminelët ë vërtetë, të cilët edhe sot e kësaj dite, jo vetëm nuk janë ndëshkuar, por kërkojnë të dominojnë politikën dhe të bëjnë karrierë.

E pyeta dje Bujarin se nga i buron gjithë ajo siguri për të vërtetën e 2 prillit dhe ai m’u përgjigj:

– Nga faktet dhe vetëm faktet. Problemet që shtjellohen në librin tim “Pluralizmi shqiptar dhe Sigurimi i Shtetit” mbështeten në dëshmi të sakta dhe zbërthen për lexuesin mekanizmat agjenturore mes dy shërbimeve sekrete, të Sigurimit të Shtetit  dhe spiunazhit jugosllav, duke nxjerrë në pah edhe turbullirën që nisi të shfaqej në strukturën e kundërzbulimit tonë.

Nuk kishte shpjegim tjetër, “defekti” i makinës me grupin e vëzhgimit në Lezhë, kur masat aktive të vendosura kishin përjashtuar një mundësi të tillë. Nga ana tjetër, DPB Shkodër kishte njoftim të saktë për këta njerëz me përparësi agjenturore dhe kundërzbulimi i Tiranes nuk mori asnjë njoftim për ecurinë e operacionit.

Po aq çuditshëm si operacion i dështuar, ky libër është edhe një dokument i dorës së parë që mbështetet në burimet më të mira të agjentëve të fshehtë të kundërzbulimit dhe të pabotuara e të panjohura më parë…

Por le t’ia lemë fjalën Bujarit ta tregojë atë, siç e ka përjetuar dhe si ka ndodhur, mbështetur në fakte dhe informata të sakta të kohës.

(Vijon nga dje)

PAS DITËS SË GËNJESTRËS –  “DY PRILLI”

Këtu, or tungjatjeta, e varin njeriun, e mandej i bëjnë gjyqin (një thënie shkodrane)

Gati një muaj para zgjedhjeve parlamentare të marsit ’91, kundërzbulimi i Tiranës, përpiloi disa raporte sinjifikative për skenarë ogurzinj, qëllimi i të cilave ishte të krijoheshin konfrontime sociale. Në Tiranë u veçua zona ku do kandidonte R. Alia (më parë bastion historik i Enver Hoxhës), kërkohej me çdo kusht të luhej me riskun. R. Alia u vu në dijeni dhe u shtrua varianti i ndryshimit të kandidimit në këtë zonë, por ai nuk pranoi. Fitorja e kandidatit të Partisë Demoktratike e shmangu konfliktin e parashikuar.

Humbja në zonën elektorale e fyeu në palcë. Për shkak të “bujarisë” së treguar në çështjet e imponuar nga opozita, ai krijoi një tokë të djegur përreth vetes. Skenari ishte përgatitur, për të pritur pasardhësin e tij, S. Berisha, i cili vendosi të kapte fluturimthi rastin për të fituar zgjedhjet.

Në skenë do dilte “Skifteri” i cili raportoi se po përgatitej një skenar ogurzi në Shkodër, si bastion i fortë i demokratëve. Përveç të tjerëve përmendi E. B. asistent pedagogun në Universitetin e Tiranës, me origjinë nga Kosova, ardhur ilegalisht e sistemuar në Tiranë. Ngjarjet po bëheshin interesante: një i afërt i profesorit kishte ardhur nga Kosova si vizitor, pikërisht për t’u çmallur me “kushëririn”. Nga përgjimet mikrofonike, u mësua për futjen ilegalisht të një grupi diversionist nga Jugosllavia për të vënë në zbatim skenarin e parashikuar. Ishte kapur sinjali se sekretari i ambasadës Jugosllave në Tiranë po përgatitej për të shkuar në Shkodër, në momentin e fundit ndryshoi mendje.

“Skifteri” dha një detaj me vlerë: “autorët do ishin shqiptarë dhe të huaj… misioni do jetë unik në llojin e vet”. Gjatë ndjekjes së bërë E. B. dhe “kushëririt”, makina e dërguar me njerëz nga qendra  pësoi “defekt” në Lezhë. Po bëhej e qartë se procedurat për ezaurimin e informacioneve sekrete po bëheshin të ngatërruara duke krijuar “mure” dhe aty ku nuk duhej. “Defekti” me makinën në Lezhë na vuri në dyshime, pyetjet kërkonin përgjigje. Në përballje me një koleg në ministri rritëm tonet e debatit, i vura në dukje se nuk vuaja nga krenaria e të shprehurit ndershmërisht. Unë i nxora informacionet, mbi të gjitha burimi ishte i yni.

Informacioni nuk u përpunua me kujdes, nuk u interpretua saktë ose pati shenja alarmi nga drejtuesit në qendër. Hezitimet për të vepruar me hetime të forta, të ndihmuar nga qendra, paralizuan muskujt, ç’ka bëri që këto raporte të dukeshin të çalë.

Reagimi i kundërzbulimit të Tiranës për “dy prillin” ishte tipik për dhënien e informacioneve refleksive, me qëllim që shërbimi të dilte i pastër, duke drejtuar fajin në drejtim tjetër, atje ku duhej. Në përmbajtjen e tyre, u dërguan disa raporte sekrete ku thuhej për futjen ilegalisht nga kufiri jugosllav të disa personave për “të bërë terror”, duke orientuar bazën e strehimit, një shtëpi private, pronari njihej me pseudonim operativ. Materiali ndoqi procedurën, për shpejtësi u bë njoftimi emergjent me shifër. Në këto raporte dilnin edhe emrat e drejtuesve të partisë demokratike në Shkodër, P. Arbnori, A. Spahia, A. Kazazi e të tjerë, pa veçuar ardhjen nga Tirana të Azem Hajdarit. Në vijim bëhej me dije se skenarët ishin përgatitur për të nxitur gjakderdhje, kërcënime me vdekje, duke vënë në shënjestër Sigurimin e Shtetit si organizator të ngjarjes. Një kujtesë: në makinën që po çonte me urgjencë Pjetër Arbnorin në Shkodër, nga një kontroll “rutinë” u pa se ishte fshehur një pushkë, shoferi pranoi se ishte e tij. Hetimi degradoi dhe nuk qullosi asgjë. Për më tepër, në raportet konfidenciale, kundërzbulimi afronte opinione për P. Arbnorin si njeri konspirativ. Por a ka ndonjë profesion më të diskutuar se sa spiuni i spiunëve?

Në pjesën e mbetur të prillit, çdo njeri në këto struktura, pavarësisht nga rëndësia, priste me padurim të mësonte, më në fund, kush do cilësohej fajtor për “dy prillin”. A do të shkohej përgjegjësia deri lart, mbase deri te R. Alia? Apo do kalonte poshtë, tek specialistët e thjeshtë që prisnin gjithë frikë se cilat koka do të priteshin dhe cilët do sakrifikoheshin, për të shuar etjen e radikalëve për fajtorë. Drejtuesit opozitar në Shkodër e më lart  nuk e përmbanin ngërdheshjen, duke pritur me mllef rrëzimin e qeverisë Nano. Kërkohej me ngulm një spektakël pompoz, që të shërbente si lëndë e parë për të përmbysur qeverinë. Kur lexoi raportet e Sigurimit të Shtetit, R. Alia shprehu një zemërim se historia ishte krejt ndryshe dhe kishte te drejtë të alarmohej. Për arsye ligjore, dhe, çështje morale, R. Alia duhej të mbronte si burrë shteti veprimtarinë e Sigurimit të Shtetit dhe agjentëve të tij nga falangat e fryra në kor që sajonin paturpësisht lajme të sajuara duke afektuar pa dyshim të gjitha veprimet e ngjarjes. Ky rast do mbetej si gozhdë në derën e këtij institucioni dinjitoz, të mbyllte sytë dhe të tregonte gjëagjëza.

Qeveria nga ana tjetër ishte në kushte alarmi dhe me një gjendje të rënë shpirtërore. Si presidenca dhe qeveria po etiketoheshin si përgjegjës për masakrën dhe nisën të merrnin kërcënime. Kasnecët e mediave opozitare merrnin në shenjë tabelat e përgatitura për goditje, ndërkohë publiku opozitar kërkonte hakmarrje dhe qeveria bënte përgatitje të sakrifikonte ndonjë kurban për t’ia lëshuar turmës, dhe, u gjendën menjëherë: drejtuesit e DPB Shkodër!

Atë, që ndodhi në seancat gjyqësore, do përshkruhej si një spektakël histerik me klithma e goditje gjithfarëlloji. Mbi bazën e kësaj çorbe të gatuar me të dhëna të tërthorta, pa prova bindëse, prokurori i porositur paraqiti akuzën me konkluzione të hamendësuara se autorët e masakrës ishin të arrestuarit që sipas tij kishin urdhëruar të qëllohej mbi turmën që solli pasojat e njohura. Por një përfundim i tillë nuk kënaqi dhe bindi kënd, veço militantët dhe nxitësit e masakrës. Ah po, dhe gjyqtarin natyrisht, një zyrtar servil në palcë që do i hapte gropën sistemit të drejtësisë. Prokurori dhe gjyqtari të gajasur nga procesi do shënjoheshin si përdhosës të drejtësisë ndërkohë politika shqiptare do i gradonte me tituj përulës të karrierës. Më qesharakë do prezantoheshin P. Arbnori dhe A. Spahia që e shfaqën hapur parapërgatitjen e dëshmisë. A. Spahia përmendi disa gjykime të përgjithshme, lidhur me orët e ngjarjes, por ato thënie nuk përmbanin ndonjë të veçantë, që në një farë mënyre të forconte dëshminë e “vëllamit” të tij të strukur. U tha që ishte qëlluar nga një ndërtesë dykatëshe, nuk u hetua me seriozitet. Ali Spahia deklaronte se u qëllua nga ndërtesa e komitetit të partisë, pa qenë fare në vend ngjarje. Nuk është  e mundur që një plumb të kërcejë në këtë mënyrë. Duhet të ketë qenë një burrë me të vërtetë i zoti!

Të sqarohemi, me rastin e “ dy prillit “, ministria e Brendshme e gjeti veten në qendër të një situate që  nuk pasqyronte të vërtetën, përveçse qëllimit politik. Nëse do gërshetoheshin të dhënat e kundërzbulimit të Tiranës me një hetim të fortë, pasojat do të ishin shmangur. Mendjelehtësia dhe hutimi humbën pikë, lëshuan një deklaratë justifikuese dhe më pas avulluan. Masat e propozuara nga Dr.P.B. Tiranë u neglizhuan, ndryshe nuk do binin në grackën e organizuar nga zbulimi jugosllav me spiunët e tyre, por rregulli dhe ligji dolën jashtë kontrollit. Po kuptohej se episodet e “dy prillit” kishin me tepëri karakter djallëzor se operistik, të cilën “ Skifteri” vetëm sa e kishte skicuar.

Për të kundërshtuar këto vlime anarkiste, u dërguan me detyra specifike disa informatorë të maturuar nga Tirana, me origjinë shkodrane dhe lidhje me interes. U siguruan disa informacione ku jepeshin emra organizatorësh dhe ekzekutorësh, disa prej tyre të implikuar edhe para dy vjetësh që kërkonin të digjnin ndërtesat e komitetit të partisë dhe DP Brendshme si dhe “shpalljen Republikë” të qytetit. U sigurua dhe një dëshmi nga një ish i dënuar që dinte fakte për ngjarjen, i dekonspiruar dhe i kërcënuar e tërhoqi dëshminë.

Mungesa efektive e koordinimit operativ e çoi “dy prillin” në fatalitet. Nga pikëpamja e thjeshtë operative ajo vazhdonte të ndikonte negativisht në aftësitë e kundërzbulimit në Shkodër, prandaj çështja më e fortë e ditës mbeti e pazgjidhur. Në propozimin tonë theksonim se analiza e materialeve të çështjes, e kryer deri tani ishte jo e plotë dhe në shumë aspekte e diskutueshme. Për të nxitur progresin, konkludonim se “dy prilli” mbetej e hapur dhe se mund të ecte pozitivisht vetëm nëpërmjet një hetimi të kujdesshëm të kundërzbulimit në qendër dhe hetuesisë qendrore, askush prej tyre nuk e panë të arsyeshme të hidheshin në sulm.

Frika është një fjalë e keqe që kontrollon shoqërinë. Arma më e rëndësishme, që përdori opozita radikale, ishte pikërisht manipulimi, me dinakëri i frikës. Asgjë më shumë se sa frika nuk e kufizon aftësinë e njeriut për të shfaqur personalitetin e tij, pikërisht kj

o nxiti radikalët që mori përmasat e një “marshimi kryqtarësh”. Veçanërisht, mbi SSH u sul një lukuni e tërë politikanësh, gazetarësh që zinin bulevardet si gangsterë që nuk dinin ç’është keqardhja dhe realiteti. Elita e kalemxhinjve nisi të vihej në provë.

(Vijon)

 

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Share This Article
15 Comments
    • Emri i tij, si i shumë pseudonimeve, shumica për politikanë e shtetarë, shfaqur herë pas here në shtyp, do dalin mbasi Shqiperia të behet anetare e BE. Ç’lidhja ka kjo do thotë dikush? Epo deri atehere, meqe ajo ditë duket e largët, do kenë vdekur të gjithë dhe kështu me ta do merren historianët.

  • O na hengshi ate M… e mengjesit me gjithe ata “drejtues ” te Sigurimit te diktatures qe bashke me hetuesit dhe gjykatesit te denonin si gjithmon ne shumicen e ceshtjeve vetem ;ne “Emer te popullit” pra pa prova dhe pa u bazuar ne ndonje ligje specifik

    • E more plehra Beni , mos kujton se vajte ne Amerike dhe u bere njeri ? Kane qene atje shume te tjere perpara teje dhe mbeten shtaze edhe sot e kesaj dite . Me gjithe mangesite e veta , sigurimi i shtetit te asaj kohe , e tregoi ne menyre te persosur epersine e vet ndaj sherbimeve te huaja dhe i ka bere lolo ne syte e botes , gje qe e kane pohuar me vone personalitete te larta shteterore ! O idjot , a e di ti se sa dokunte arkivore ( qe me ligjin amerikan duhej te c`bllokoheshin vite e vite me pare ) , mbahen edhe sot te bllokuara , dosare me mijra faqe , me pretekstin absurd , vendim i Kongresit Amerikan , per shkak se cenohet siguria kombetare ? Arsyeja e vbertete eshte se autoriteteve amerikane u vjen turp perpara botes , qe te ekspozojne krimet makabre qe kane kryer nder vite ndaj Shqiperise dhe poshterimin qe kane pesuar , perballe sherbimit sekret shqiptar ! Nuk ka gje me te felliqur , por edhe me te neveriteshme se sa te zhgerryhesh si derr i felliqur ne llumin e injorances dhe ta kujtosh veten si njeri me mend ! Yyyyt , idjot qe ke ngaterruar gojen me prapanicen ! Historia eshte bere dhe nuk c`behet me , pavaresisht qe kohet ndryshuan dhe sot SHBA-te jane realisht aleatet tane me te mire , kundrejt hijenave dhe armiqve tane shekullore greke e serbe !

    • O Ben bajga,kush kishte interest që të vriteshin njerëz,të shkatërroheshin shkolla dhe fabrika,të bllookoheshin rruge etj etj.Pa kthjellohu se ndoshta mund të kuptosh ndonjë fije.

  • Ju komunistat te beni me barre e ta lini kopilin ne dere .Ju te gjithe spiunet me te ndyer te sistemit te Hoxhes qe keni marre ne qafe me mijera njerez jeni aq te pa fytyre sa akuzoni popullin e vuajtur si maskarenj dhe ju qe i keni denuar sepse jane ankuar se s’kane pasur per te ngrene e per tu veshur dilni te gjithe burra te mire duke akuzuar ata qe vuajten nga ju. Rrace e ndyre,njerez pa fytyre qe ne vend te gjeni ndonje vrime te erret ku te fshiheni dilni ketu dhe akuzoni. Ju nuk keni qene sigurimi i shtetit sepse shtet nuk kishte por sigurimi i partise,njerez qe i keni sherbyer diktatures dhe vazhdoni edhe sot e kesaj dite.qelbanike qe ju urren nje popull dhe ju mbron nje parti. Nga 2013 qe fitoi Ram u bete te gjithe me flete,te gjithe te ndershem e te gjithe shkrimtar duke filluar nga Rama d.v.

    • O Edi budalla , shtet te vertete dhe te kompletuar me kufi te papreksem , me ushtri e armatim pertej te mjaftueshmes , me ekonomi , arsim , kulture , shendetesi autiritet e diplomaci per ta patur zili , kemi pasur vetem ne ato vite . A jane bere gabime e pa drejtesi . . . ? Jane bere shume bile , ne vecanti ajo qe thuhej me mburrje : Diktature e proletarjatit , lufta e klasave , etj . por keto bejne pjesen e erret te atij sistemi dhe nuk duhet te nxijme gjithecka , bashke me kellirat te flakim edhe foshnjen !

  • Agjenti Skifteri eshte Sali Berisha,.Sa duron qeni pa ngrene mut,aq duron Berisha pa pushtet.
    Berishes i kishin plasur ujrat,po pillte,,kta thone kush e beri 2 Prillin?

    • Ti Demo duhet t’a dish se kush është, mos mashtro me Berishën, sepse ai e kishte “Penicelina”. Një komentues ka shkruajtur që emrin e ke Enver Memishaj, që ke punuar si i SHIK-ut të Gazidedes në Vlorë, në vitin 1997. Ti këtë nuk e ke mohuar. Pra, ti duhet të dish se kush është “Skifteri”, por kërkon që edhe pas 32 vjetësh të gënjesh. Zagar i Berishës ke qenë dhe vazhdon që të ndyesh komentet duke vjellur vrer. Ju e shkatëruat Shqiperinë dhe “bisht qeni” do të mbeteni deri sa të zhdukeni nga kjo Botë.

    • Agjenti Skifteri eshte Isuf Haluci te cilit ju fal jeta ne vitet 80. Edhe Gramoz Ruci ne parlament 1994 deklaron qe shume bashkepuntor te OSSH pranuan bashjepunimin dhe ju fal jeta. Me vone Azem Hajdari e vesh Isuf Halucin me pardesyne e tij dhe e nxjerr ne prite dhe vritet. Vrasja ndodhi pasi Azemi kiahte probleme me elemete te ndryahem.

  • Dhe Berisha është akoma në politikë! Dhe Berisha zgjodhi Bardh Spahinë, djalin e Ali Spahisë si Kryebashkiak i Shkodrës, dhe shkodranët e votuan! Pse ka ndryshuar gjëndja pas 32 viteve?! Jo nuk ka ndryshuar, dhe themi përse gjërat nuk ndryshojnë për mirë në Shqipëri! Sepse janë të njëjtët njerëz, me të njëjtët mentalitet. Mos thoni pastaj se perse largohen shqiptarët nga Shqipëria! Arsyeja është se nuk duan të marrin erë tërë jetën mutit që keni bërë!

  • O zoterinj te nderuar te Dites dhe sidomos,miku Xhedo!
    Pse e ulni nivelin e gazetes tuaj,cilesore.Pse harxhoni energji e leter per shkrimet e Bujar Hixhes keti oficeri medioker te Sigurimit te Shtetit.Ne ate kohe,oficeret dhe sektori operative,pothuajse ishin nxjere jashte loje me orjentim te partise ( Ramizit)Pjesa me e madhe e oficerat e sigurimit kishim kohe qe mereshin me thashetheme neper zyre ,ja kishin varur punes e Graniteville.Pothuajse kishin shkeputur lidhjet me badhkepuntoret dhe kontaktin me veprimtarine kundershtare.Me preteks te pluralizmit,dolen udhezime qe e paralizonin punen operative,qe keti Kingut Bujarit nuk I kujtohen.Ato jane factor kryesor ne vleresimin e situates te asaj kohe.Nuk kuptohet pse ky Bujari ngateron miletin dhe Xhedon.
    Per te analizuar situate historike te asaj kohe ne Shqiperi duan historiane e specialiste me bole.Dhe jo “kuadro” te Akademise 2 vjecare te Saukuvilit,(ish filial I WUEST PONTIT) si Bujar Hoxha.
    E sidomos,situates agjenturore operative,subersive.Ai eshte sektori me sekret,veprime e kombinacione dhe mungese te theksuar dokumentesh.Bujari,I ka lexuar ne Temat por I ka haruar.Ato mundet te behet pas shume vitesh kur te nxiren dokumentat e shteteve te ngateruar ne cedhtjen shqiptare dhe qe e shkateruan ne ate kohe……o Jari.

  • Gjithmone Agjentura JUgosllave na Luftonte me “Vellezer” JUgosllave te ardhur ne Shqiperi,qe ne moshe te re..Ku Shteti Shqipetare ju dha BUke,i shkolloj dhe i Beri Profesora..si ne Rastin e “Asistent Profesorit” me Origjine Kosovare, qe na “Vizitohet nga Kusheriri” ne momentet me Kritike…dhe ne Kombinim me Diversante te hedhur per Akte Terroriste…
    Pra…e keqja na ka ardhur gjthmone nga “Vellezerit” e Veriut….
    Eshte e Turpshme te thuash se “Kosovaret” qe Arrestoheshin ne Shiperi,na ishin te “Pafajshem”???
    1-Rasti me UNike eshte i “Shkrimtarit” Resul Kapllani, qe shkroj Romanin e Famshem TRADHETIA, nje Roman me te Vertet me Vlera…por edhe ky “Shkrimtar” na u Arrestua nga sigurimi i Shtetit i Kohes..sepse Rezultoj se Ishte Bashkepunetore i Agjentures Jugosllave…Dhe ZBulimi i Tije u be Krejt Rastesisht:Ne Shqiperi na vjen nje Grupe-Turistesh Patriotesh nga Kosova..diku nga mesi i viteve 1970-75-se…dhe Shoqeruesit i cojne ne nje Ferem ne Lushnje duke u treguar Cilesin dhe Arritjet e Fermes ne ate Kohe,biles Shoqeruesi Rastesisht u permend edhe Emrin e Autorit te Romanit Tradhetia, te cilin e kishte Lexuar, dhe tha se i kishte Pelqyer shume dhe se “Shkrimtari Resul Kapllani”..punonte Mesues diku…..POR Kjo i “Dogji” veshet njerit nga Atdhetareve-Kosovare..i cili tha se nuk ka MUNDESI, sepse Autori i Vertet dhe Doreshkruesi eshte VRARE NGA UDB-ja Jugosllave….pas kesaj u Alarmuan organet e sigurimit te Shtetit qe edhe Arrestuan “Shkrimtarin Resul Kapllani”…qe ne te vertet,thjeshte Materjalin e Romanit e Mori nga UDB-ja…dhe ja na e paraqiti si te tijin..Pra nje Loje-Aliebie,nga UDB-ja per te bindur Sigurimin e Shtetit Shqipetare se Resul Kapllani ishte i paster-Kosovare dhe “Atdhetare i perndjekur” nga sistemi…
    e Verteta vertet Vonon por nuk Harron..sepse Mbase Burgut qe beri ne Shqiperi Resul Kapllani kerkoj Riatdhesimin ne JUgosllavi..dhe jeton edhe sote e kesaj Dite..diku ne nje Qytet te ish JUgosllavise..por jo ne Kosove…shkurt…”Mesuesit”..dhe Profesoret-Kosovare…ishin edhe Agjente te UDB-s….akoma edhe Sali Berisha-Dhenderr Serbe asnjehere nuk e ka dementuar ne ishte-eshte Agjente i UDB-s….
    Zoti e ruajt Shqiperine nga Spiunet e Serbise me Gjake Kosovare(Por qe ne te vertet jane Kosovare te keqij-Tradhetare)…lol

  • Nuk ka kosovar tradhetar or Raimond i zene ne Vlore me nene permetare,me banim ne Fier. Jeni ju ere ju,,zona pare operative,,ju Meken e keni ne Beograd.
    Kosova do behet kur ta konsideroje Tiranen armik te kombit shqiptar, njesoj si Beogradin,,se shkjet me ndyresira nuk jane ne Shumadi,por jane ne Shqipri..Kpsova te kuptoje se vellezerit e vertete i ka ne Kroaci,,dhe mos kqyre fare kendej nga batalonet e enver kopilit,,Koci Xoxes,Memet kriminelit,haxhi beogradit,,,.Klysht e atyre partizaneve sllavista jeni ju!

    • Kështu thoshte o Demo edhe Gazidedja, njësoj si ty! Shqiptarët janë të ndarë në të mirë dhe të këqinj dhe kjo nuk ka lidhje se nga cila krahinë apo shtet ndodhen. Ti p.sh. futesh në kategorinë më të keqe që kanë shqiptarët. Çdo epitet negativ të vjen për shtat, sa edhe krimbat që do të hanë, pasi të vdesësh, do të ankohen për mishin tënd gjithë vrerr që ke! Shkurt, je pjellë e djallit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *