Edhe Ballkani Perëndimor do të vuaj pasojat e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë. Kështu deklaroi përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, në konferencën për shtyp gjatë vizitës së tij në Bosnje dhe Hercegovinë.
Paralajmërimi i fortë i Borrell është se stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor mund të preket gjithashtu dhe sot duhet të konsiderohet më e rëndësishme se kurrë.
Sipas tij duhet të ketë një rritje të ushtrive në këtë rajon.
“Vala goditëse e luftës në Ukrainë do të prishë ekonominë botërore dhe do të krijojë efekte që shkojnë përtej territorit ukrainas. Kjo do të thotë se stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor mund të preket gjithashtu dhe sot duhet të konsiderohet më e rëndësishme se kurrë. Dhe kjo justifikon “rritje të ushtarëve” në rajon.” u shpreh Borrel mes të tjerash.
a.m/dita

Hajde pra mos na beni naze se na merr rusi pastaj.
Ça prisni? A ju shpetuam krishterimin? Hajde pra, tregohuni mirenjohes dhe mjaft me lojra te shemtuara me Shqiperine.
Vizat para Clirimit nuk ekzistonin per Shqiperine. Por, qe kur u beme pale me ju ne Luften II Boterore, ju na e futet duke na izoluat, sikur mos ishim Europiane.