Portieri i Arsenalit, Vojçieh Shçeçni, deklaron se skuadra është e përgatitur për t’u përballur me një muaj të ngjeshur me ndeshje. 23-vjeçari tha se “Topçinjtë” nuk kanë frikë të ndeshen me Liverpulin dhe Manchester United në kampionat e me Bajernin në Champions League, edhe pse të gjitha këto sfida janë brenda 11 ditëve. Ai tha se çdo ndeshje është e vështirë dhe se mezi pret të përballet më lojtarë të klasit botëror.
