Nga Shaban Murati
Botuar në DITA
“Vëllezërit janë të ngrirë” mund të parafrazohej titulli i një vepre të njohur për Kosovën i shkrimtarit më të madh shqiptar të të gjitha kohërave, Ismail Kadare, me titull “Krushqit janë të ngrirë”. Në qarqet diplomatike atlantike dhe europiane janë të shtangur që vëllai “Shqipëri”, anëtar i NATO-s, ka ngrirë dhe nuk po shpreh mbështetje zyrtare për kërkesën zyrtare të Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO.
Në datën 27 shkurt ministri i mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, parashtroi kërkesën që Kosova të ketë anëtarësim të përshpejtuar në NATO. Në datën 3 mars kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi në parlament se “Do të kërkojmë që Kosova të bëhet sa më shpejt anëtare e NATO-s”.
Në datën 3 mars Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë, ku i kërkon qeverisë të paraqesë kërkesën për anëtarësim në NATO dhe të nisë bisedimet për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Në 9 mars radio shtetërore e SHBA “Zëri i Amerikës” njoftonte se qeveria e Kosovës themeloi grupin ndërinstitucional të punës, që synon anëtarësimi e Kosovës në NATO.
Menjëherë në datën 1 mars për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në NATO erdhi mbështetja e fortë ndërkombëtare nga presidenti i Turqisë mike, Rexhep Taip Erdogan. Ai deklaroi se “Turqia si një shtet i rëndësishëm i NATO-s mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO”.
Presidenti turk evidentoi dy elemente të rëndësishëm të veprimit diplomatik për këtë çështje. Së pari, presidenti turk njoftoi se Turqia “ka ndërmarrë hapa” në drejtim të kësaj mbështetje për anëtarësim të Kosovës në NATO, njësoj siç veproi Turqia për procesin e njohjeve ndërkombëtare të Kosovës, ku Ankaraja ka dhënë një kontribut historik. Së dyti, presidenti i Turqisë deklaroi se “ne nuk kemi nevojë t’i marrim leje ndokujt për të mbështetur procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO”.
Janë dy elemente tepër të rëndësishëm diplomatikë, që tregojnë se Turqia ka nisur një proces përçapjesh diplomatike, ende i brendshëm në radhët e aleancës atlantike, me objektiv kërkesën e Kosovës për anëtarësim në NATO.
Në të njëjtën kohë kemi paralajmërimin e fuqishëm diplomatik të Turqisë në adresë të atyre shteteve jashtë aleancës, të cilat mund të kundërshtojnë anëtarësimin e Kosovës në NATO. Mendimi është se Turqia ka parasysh Serbinë dhe Rusinë, që mund të jenë kundër pranimit të Kosovës në NATO, pavarësisht se as Serbia dhe as Rusia nuk kanë asnjë mjet juridik dhe diplomatik për ta ndaluar NATO-n.
Për ecurinë e një procesi të ri brendatlantik të diskutimit të pranimit të Kosovës në NATO shkruante në 9 mars portali “lansinginstitute.org”, duke theksuar se “Kosova e ka fortifikuar mbështetjen nga disa shtete europiane për anëtarësimin në NATO”.
Në 4 mars mbështetje për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në NATO shprehu Talat Xhaferri, kryetar i parlamentit të Maqedonisë së Veriut, një shtet i NATO-s dhe fqinj me Kosovën. Në 6 mars kongresisti amerikane Ritchie Torres i dërgoi një letër presidentit Bajden dhe sekretarit të shtetit Blinken, ku shprehet se “është e rëndësisë jetike të ndihmojmë aleatin tonë Kosovë të anëtarësohet në NATO”.
Me një fjalë kemi në zhvillim e sipër një dinamikë të re atlantike dhe dëshminë e pamohueshme të një procesi brendatlantik lidhur me çështjen e anëtarësimit të Kosovës në NATO. Kjo nuk është e rastit, por produkt i një klime të re gjeopolitike në Ballkan, e krijuar pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë.
Situata e re e agresionit rus dikton një konfigurim të ri të arkitekturës atlantike të sigurisë në Ballkan për të mos lejuar më gjatë vakume strategjike apo gropa të zeza, të cilat mund t’i përdorë Rusia për qëllimet e saj aneksioniste dhe për akaparimin e zonave të tjera të influencës ruse pas Ukrainës.
Rrethana e dytë, që e dikton tani trajtimin e çështjes së anëtarësimit të Kosovës në NATO, është fakti që Rusia po e përdor Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën si vatra tensionesh dhe të ndërhyrjes ruse në Ballkan. Në situatën e re ushtarake në kontinentin europian me agresionin rus në Ukrainë është bërë iminent rreziku i provokimit rus të një konflikti në Ballkanin Perëndimor.
Pas pushtimit të Ukrainës dhe realizimit të objektivave të saj strategjike atje, Rusia pritet ta spostojë qendrën e përplasjes së saj gjeopolitike me NATO-n në Ballkanin Perëndimor dhe Kosova mund te jetë planifikimi i parë i saj, duke ndezur zjarrin me dorën e Serbisë.
Ndaj anëtarësimi i shpejtuar i Kosovës në NATO i heq Rusisë pretekstin dhe terrenin e ndezjes së një konflikti të ri në Veriun e Kosovës dhe në Ballkan.
Rrethana tjetër e re e rëndësishme, që dikton nevojën e anëtarësimit të shpejtuar të Kosovës në NATO, është rreshtimi i Serbisë me Rusinë për agresionin në Ukrainë. Serbia jo vetëm refuzoi të bashkohej me sanksionet e BE ndaj Rusisë, por as presidenti serb, as kryeministrja serbe, as ministri i jashtëm dhe as kryetari i parlamentit serb, nuk kanë thënë gjysmë fjale për të dënuar agresionin rus.
Vërtet Serbia ndërmori hapin demagogjik të votimit në 2 mars të rezolutës së 141 shteteve të OKB, që dënuan ndërhyrjen ruse në Ukrainë, por edhe para, edhe pas rezolutës, nuk ekziston as edhe një fjali apo fjalë e dënimit nga Beogradi zyrtar të agresionit rus.
Përkundrazi presidenti serb Vuçiç çdo ditë po shan dhe sulmon ndërhyrjen humanitare të 19 shteteve demokratike të NATO-s në Serbi në vitin 1999 për të ndalur spastrimin etnik dhe gjenocidin shtetëror serb kundër popullit shqiptar të Kosovës. Madje kryetari i parlamentit serb I.Daçiç në 14 mars u lavdërua se “Ne kemi luftuar kundër NATO-s”.
Shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës në 13 mars akuzoi Serbinë se po grumbullon mercenarë për t’i dërguar në Ukrainë për t’u bashkuar me forcat agresore ruse.
Duke anëtarësuar Kosovën në NATO Perëndimi forcon arkitekturën e tij të sigurisë në Ballkan dhe i heq Serbisë një shkak të madh të saj për varësinë nga Rusia. Nëse Kosova hyn në NATO, Serbia nuk mund ta ketë më ambicien për rikolonizimin e saj.
Kështu NATO zgjidh edhe çështjen e normalizimit përfundimtar të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës dhe eliminon vatrën e vazhdueshme të tensionit ushtarak serb në kufijtë e Kosovës.
Çështja e anëtarësimit të përshpejtuar të Kosovës në NATO doli si nevojë emergjente nga situata e re e agresionit rus në Ukrainë, i cili shkatërroi strukturat e marrëdhënieve, të ligjeve dhe të normave ndërkombëtare. Kjo do të thotë që situata e jashtëzakonshme dikton hapa dhe masa të reja jo të zakonshme, që nga sistemi i procedurave të pranimit e deri te aktivizimi i mekanizmave të reja të përshtatshme me rrethanat e reja pas agresionit rus.
Ndaj kërkesa për pranimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO ka dalë si nevojë urgjente e kohës së krizës dhe e koniukturave të reja të rrezikshme kontinentale pas luftës ruse në Ukrainë. E gjykuar në planin imediat strategjik dhe gjeopolitik përputhet më shumë me nevojën e NATO-s se sa të Kosovës.
Formalisht ka disa pengesa për anëtarësimin e Kosovës në NATO, të cilat funksionojnë në kohëra normale, por në kohërat anormale të agresionit dhe të agresivitetit kontinental rus duhen parë ndryshe gjërat. Burokracia nuk vlen në kohë lufte dhe pengesat formale duhen kapërcyer me akte dhe me nisma diplomatike, juridike dhe organizative, që reflektojnë situatën e re të përplasjes gjeopolitike NATO-Rusi.
Pengesa e parë formale është se katër shtete anëtare të NATO-s nuk e njohin Kosovën, ndaj duhet të ndërmarrin sa më parë aktin e njohjes së saj të menjëhershme dhe të mënjanohet kështu pengesa e nenit 10 të Traktatit Themelues të NATO-s, që kërkon unanimitetin për pranimin e një shteti europian në radhët e aleancës.
Ish-zëdhënësi i mirënjohur i NATO-s në vitin 1999, profesor Jamie Shea, deklaroi në 11 mars se “Kosova në NATO është e mundur dhe çështja e mosnjohjes nga katër shtete anëtare duhet zgjidhur e para”, duke lënë të nënkuptohet se shumica e shteteve anëtare të NATO-s janë dakord me anëtarësimin e shpejtuar të Kosovës. Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja duhet ta trajtojnë tani çështjen e njohjes së Kosovës në dritën e rrethanave të reja strategjike dhe gjeopolitike për NATO-n në Ballkan pas agresionit rus.
Nuk qëndrojnë më argumentet e deritanishme të këtyre shteteve për mosnjohjen e Kosovës. Katër shtetet e panë rrezikun, që përfaqëson Rusia për gjithë anëtarët e NATO-s. Katër shtetet e panë se përballë rrezikut rus, për ta e vetmja mburojë dhe shpëtim është NATO dhe jo izolimi individual.
Nëse NATO ka nevojë për Kosovën, kjo do të thotë që katër shtetet duhet të venë në plan të parë interesat atlantike. Për Kosovën si pjesë e NATO-s ka nevojë arkitektura atlantike e sigurisë dhe e gjithë shteteve anëtare.
Ka një mënyrë tjetër zgjidhje, që është diskutuar në qarqet e mbyllura atlantike dhe lidhet me ndryshimin e mekanizmit të vendimmarrjes dhe për zëvendësimin e nenit 10 të konsensusit. Ka propozime nga shtete të fuqishme të NATO-s që sistemi i vendimmarrjes të heqë dorë nga kushti i unanimitetit dhe të zëvendësohet me sistemin e marrjes së vendimeve me dy të tretat e votave të shteteve anëtare.
Kjo do të ishte një zgjidhje realiste, sepse do të shmangte pengesën e konsensusit për pranimin e Kosovës në NATO. Ka edhe një propozim tjetër brenda aleancës që katër shtetet anëtare, që nuk e njohin Kosovën, të abstenojnë tani në një votim të mundshëm dhe të mos pengojnë pranimin e Kosovës dhe ta bëjnë njohjen pas pranimit të Kosovës në NATO.
Këtu ekziston precedenti, sepse katër shtetet anëtare të NATO-s, që nuk e njohin Kosovën, kanë pranuar në BE, ku janë anëtarë, që Kosova të futet në rrugën e anëtarësimit në BE.
Çështja e anëtarësimit të përshpejtuar të Kosovës në NATO është bërë çështje dite e diplomacisë dhe e opinionit publik. Ka kërkesë zyrtare nga qeveria dhe shteti i Kosovës për anëtarësim. Ka përkrahje të anëtarësimit të saj nga disa shtete anëtare të NATO-s. Turqia përveç mbështetjes zyrtare, ka kaluar në një fazë më të avancuar të mbështetjes me ndërmarrjen e hapave ose të lobingut diplomatik për pranimin e Kosovës në NATO.
I munguari i madh në këtë çështje jetike kombëtare, shtetërore dhe diplomatike është Shqipëria. Është ulëritëse që qeveria dhe diplomacia e Shqipërisë nuk janë shprehur në mbështetje të kërkesës së Kosovës për anëtarësim në NATO. Shteti i “vëllait të madh” ka ngrirë dhe nuk mbështet shtetin e “vëllait të vogël”.

Shqipëria është anëtare e NATO dhe ka të drejtën që të mbështesë zyrtarisht kërkesën e qeverisë së Kosovës. Shqipëria ka detyrën kushtetuese dhe kombëtare të mbështesë anëtarësimin atlantik të Kosovës, që është shteti i dytë shqiptar. Tirana duhet të ngrihej e para në përpjekjet brenda NATO-s për realizimin e kësaj kërkese. Shqipëria duhet të ndërmarrë menjëherë lobing të fortë në Uashington dhe në selinë e NATO-s në Bruksel, për të ndikuar që balanca e peshores të anojë te pranimi në mënyrë të përshpejtuar i Kosovës në NATO.
Qeveria e Shqipërisë duhet të marrë shembull nga Turqia, e cila jo vetëm shprehu fort përkrahjen për anëtarësimin e Kosovës, por ka ndërmarrë veprimin diplomatik të përçapjeve në funksion të kësaj mbështetje. Shqipëri duhet të kishte mbështetur e para qeverinë e Kosovës në kërkesën për anëtarësi atlantike. Shqipëria duhet të kishte përshëndetur Turqinë për mbështetjen e kërkesës së Kosovës dhe sidomos për procesin diplomatik të nisur nga Ankaraja për këtë qëllim.
Tirana zyrtare po hesht si mumje sikur nuk është fjala për shtetin vëlla të Kosovës, por për ndonjë shtet të humbur në Oqeani. Mund të kërkoni njëmijë e një shpjegime në qiell e në tokë përse kjo mosbështetje skandaloze e qeverisë së Shqipërisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Është shumë e thjeshtë: Është hipoteka e qeverisë së Shqipërisë te Serbia, e cila i ka mbyllur gojën dhe veprimin. Është frika dhe servilizmi i saj ndaj Serbisë. Nuk shpjegohet ndryshe ky qëndrim vrasës i qeverisë së Shqipërisë ndaj kërkesës së Kosovës për anëtarësim në NATO. Për efektin negativ, që ka kjo heshtje qeveritare, kemi dëshminë se Tirana praktikisht është kundër që Kosova të hyjë në NATO.
Sepse tejkalon kufijtë e skandalit fakti që kryeministri i Shqipërisë në kulmin e flakëve të luftës në Ukrainë dhe në Europë gjen kohë dhe fjalë të reklamojë projektin serb të të ashtuquajturit “Ballkan i hapur” dhe nuk i kushton as një fjalë dhe as një sekondë kërkesës së Kosovës për në NATO.
Kryeministri i Shqipërisë ka tre vjet që u ça duke bërë presione të pahijshme dhe të gjithfarshme për të detyruar me dhunë Kosovën të futet në “Ballkanin e hapur” të Serbisë dhe nuk bie ndërmend të përkrahë Kosovën në NATO.
Qysh pas agresionit të parë rus në Ukrainë të vitit 2014 dhe aneksimit rus të Krimesë, dhe pas spostimit të qendrës ruse të tensioneve në Ballkanin Perëndimor, i jam drejtuar qeverisë shqiptare në vitin 2016 se është koha për një nismë të Tiranës për Kosovën në NATO: “Mendoj se bëhet e nevojshme ndërmarrja e një nisme nga ana e Tiranës brenda Aleancës Atlantike për shpejtimin e procesit të integrimit atlantik të Kosovës në NATO”. (Libri “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës”, 2018, fq.163). Nuk më dëgjuan atëherë dhe mendova se e kishin me mua. Tani në 2022 po bindem që e kanë me Kosovën.
Serbia është shqetësuar shumë nga perspektiva e pranimit të përshpejtuar të Kosovës në NATO. Presidenti serb Vuçiç në 14 mars deklaroi se “disa në Perëndim duan që katër shtetet anëtare të BE, që janë edhe anëtarë të NATO-s, të njohin Kosovën që Prishtina të hyjë në NATO”. Vuçiç dha alarmin në 19 shkurt se Kosova për gjashtë muaj do të hyjë në NATO.
Serbia është e shokuar, së pari që çështja e anëtarësimit të përshpejtuar të Kosovës ka fituar përkrahje të gjerë në NATO, dhe së dyti që Serbia është e pafuqishme përballë NATO-s dhe nuk ka se çfarë të bëjë. Në datën 28 shkurt Vuçiç deklaroi se “ideja e hyrjes së Kosovës në NATO nuk është e shqiptarëve të Kosovës, por është ide e politikanëve nga SHBA”.
Alarmi i Serbisë vjen nga fakti që nëse NATO anëtarëson Kosovën, ëndrra serbe për ripushtimin e Kosovës hyn në arkivol. Por Kosova në NATO është një realitet që po afrohet dhe është pjesë e zgjedhjeve që kanë bërë: Kosova me NATO-n dhe Serbia me Rusinë. Serbia i ka duart e lidhura dhe i mbetet vetëm të pranojë edhe ajo Kosovën si shtet i pavarur, siç ia ka kërkuar presidenti amerikan Bajden.
Studiuesja Suzana Grubjesiç, e “Qendrës për politikën e jashtme” në Beograd, i deklaronte gazetës serbe “Telegraf” në 1 mars: ”Kërkesa e Prishtinës për anëtarësim në NATO është e inkurajuar nga jashtë dhe Serbia nuk ka se çfarë të bëjë për këtë çështje. Situata e tanishme po ndryshon botën dhe ne nuk duhet të çuditemi nëse kjo ndodh”.
Natyrisht nuk e ndalon hyrjen e Kosovës në NATO as heshtja solidare e Tiranës në rezonancë me qëndrimin serb. Kosova në NATO është siguria kombëtare dhe jetike e Kosovës, siç është edhe siguri kombëtare dhe jetike e Shqipërisë. “Vëllai i madh” është i ngrirë nga akulli serb, por nuk e di nëse ka popull, që duhet të ngrihet dhe ta detyrojë qeverinë e Shqipërisë të përkrahë Kosovën në NATO. Le ta dëshmojmë se në 110 vjetorin e pavarësisë Shqipëria do të pavarësohet edhe nga Serbia.
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

E ka nje spjegim kjo gje:Edi Rama eshte sot ARMIKU ME I MADH I KOMBIT SHQIPTAR!
Mos degjoni propaganden e tij te ndyre gebelsiane se ai ndryshe derdellit,por ndryshe vepron!
Vetem shporrja nha politika e ketij DIKTATORI do t’i tregoje vendin edhe Sali Berishes dhe do t’i jape frymemarrje demokracise dhe shtetit ligjor ne Shqiperi!
Me Edi Ramen ne qeveri do jemi te HUMBUR PERGJITHMONE!
Harrove te thuash : Rroft Saliu…nefund
O Madravello,te lumte per emrin qe ke zgjedhur se ashtu je!
Sa per sali Berishen ia kam lene gruas tende,se une prej 31 vjetesh kam dashur ta shoh varur ne litar!
Por ti je GOMAR pa samar se kujton ,qe kush akuzon Ramen qenka me Saliun!
Une jam me shumicen e shqiptareve dhe as me Ramen e as me Berishjen,por me shqiptaret e vertete,qe respektojne epopene e lavdishme te LUFTES ANTIFASHISTE NACIONAL CLIRIMTARE,gjakun e derdshur dhe sakrificat e panumertya te 28 mije deshmoreve dhe 70 mije partizaneve heroike,qe luftuan per clirimin e kesaj Shqiperie qe kemi sot!
Por ti dhe te tjeret si ty jeni ARMIQ TE KOMBIT SHQIPTAR prandaj kujtoni se Rama qenka i mire meqenese te ka punesuar ty,qe te shk… gruan dhe vajzen ne pune ,por kurre nuk te ha meraku as per demokracine dhe shtetin ligjor!
Po Kosovo, nuk do qe te jete ne Open Balkan, perndryshe Ballkani i Hapur.
Te sulmosh Kosoven tani esht njelloj sikur te sulmosh NATOn forcat e se ciles jane brenda pikerisht per ta mbrojtur ate per sa kohe ajo nuk ka konsoliduar pamvartesine e saj si shtet!
Une mund te pohoj se “Maradona ishte nje nga futbollistet me te mire ne Bote “kjo nuk me ben mua specialist sporti! Referencat qe ben ke librat e tu te botuar kohe me pare tregojne qe ke kohe qe s’ha kot!
NATO nuk u befasua nga nderhyrja ne Ukraine se u pa muaj me pare pregatitja ruse dhe per te ndaluar veprime te tjera perforcoi mbrojtjen e aleateve te saj.
Gjithe B.Perendimor gjithashtu erdhi ne vemendjen e saj. Frau Analena Baerbock jo me kot erdhi per vizite ne Ballkan!
Zoti Murati kerkesen e Kosoves per antaresim ne NATO menjehere pas Turqis e perkrahu edhe shteti mike Kroacia.Edhe presideni i Malit te zi u shpreh pro!Qeveria e Shqiperis eshte ne duar te klanit grekoserb dhe nuk e bene nje gje te tille.Populli thote;shtepia qe duket nuk do kallaus.
Eh te ishte saliu qe te beri ty nga komunist ne ambasador ,do furnizonte vucicin si dikur milloshevicin me karburant.
Vucic e ka KARburantin qe i duhet aty poshte tavolines se Open Ballkan ate Edi Ramen d.m.th. e nuk i bie nevoja fare per Sali.
Më duket se Erdogani, në shpjegimet që i ofroi Vucicit, mohoi t’i ketë dhënë znj. Osmani përkrahjen decidive për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Bëhej fjalë thjesht për një përkrahje të kushtëzuar, pasi që Kosova të shmangte pengesat tjera drejt këtij qëllimi. Thjesht, retorikë politike.
Z.Sh.Murati: Dëshira e të gjithë ShqipëFolësve është që Kosova të Antarësohet në NATO.Kjo edhe për situatën në Ukrainë dhe më gjërë.
1.Më parë Kosovën duhet ta njohin si SHTET 4 Shtetet antar të NATO-s.Ndryshe fishekët e manovrës nuk bëjnë punë.
2.Kosova në NATO do të acaronte RUSINË e cila do sulmonte Kosovën me anën e Sërbisë,Duke hapur një vatër të dytë të L3B.
3.E.Rama në KS të OKB i di më mirë këto punë se sa Ti Z.Murati.
4.A.Kurti si dhe R.Haradinaj nuk kan qën dakort me kërkesat e SHBA+BE ndaj Sërbisë,ku u përfshi nga Kosovarët edhe E.Rama që ishte dakort me udhëheqsit e botës.Dhe këtu “VËLLAI VOGËL U TREGUA ADOLESHENT NË POLITIKË”
5.Janë bërë disa mbledhje Qeverie të përbashkëta në Tiranë e Prishtinë me inisiativën e ER dhe vërehet se Prishtina i neglizhon Ato.
6.Open Balkan mbështetet nga SHBA+BE dhe jo nga A.Kurti.Kjo është një arsye më shumë të nxirret konkluzioni se A.Kurti dëgjon Saliun e Liken dhe jo E.Ramën.
7.A.Kurti ka kërkuarë rrëzimin e E.Ramës nga qeveria duke krijuarë një PARTIZË TË VV NË TIRANË e paprecedent në Europë e botë.
8.Kur E.Rama foli haptë në Beograd për të njohur Kisovën si Shtet,Ministri Jashtën Enver Hoxhaj deklaroi “. Nuk ka çi duhet ER të merret me punët tona..ne i zgjidhim vet Ato..”
-Ndaj këshillat e vëllait të madh ER ndaj Kosovës kanë qënë korrekte dhe jo si sulmoni Ju ..militanti Sb.
9.Rruga për tu pranuarë në NATO e Kosovës,etj është nëpërmjet AMERIKËS+BRUKSELIT dhe kur në komunitetin Shqipfolës të ket STABILITET.Dhe këtë e deformim e bën Sb Putini nr.2 në Shqipëri,si Fatkeqsi Kombëtare dhe i PD.
-FLM DITA
Pershendetje shoku Ethem Lalaj –
Se pari e me kryesorja, mos ngaterro gradat tua, je Kapterr jo Kolonel !
Se dyti, nuk ke haber fare nga politika e jashtme keshtu mos u ngaterro kot.
Per keto 2 arsye rri aty ku je, tek fisheket e manovres se je vertet Kapterr ekspert.
Te fala andej nga Corrushi.
Ja fut kot, more çorrushiot! I zoti e shet telllalli se jep!
O kolonel pi…po pse Turqia,Kroacia,Mali i Zi ,kryekuvendari i Maqedonis ,nuk i dine keto pune,ka mbet ti te shesish mend?
Vellai i vogel (Kosova) me pjesemarrjen direkte te ketij palo k/ministri (A.Kurti) , ka bere e ben te pa munduren per rrezimin e qeverise se ligjeshme te vellait te madh , Shqiperise ! Te tilla perpjekje te pergjakeshme beri disa vite me pare ish k/ministri ne egzil B.Bukoshi , duke i versulur me hekur e zjarr batalionin e Farkes , te cilen Shqiperia e armatosi dhe sterviti per clirimin e Kosoves nga pushtimi serb . Nuk po permend as Divizionin ” SS ” te Mitrovices dhe as falangat e pa numurta te kosovareve qe jane vene e vazhdojne te punojne intensivisht ne sherbim te UDB se kunder Shqiperise dhe vete Kosoves !
EH MORE SHABE NGELE BATHA BATHA PO NJE KOKERR.
Është normal more ky i ish propagandes komuniste që atëherë edhe bënit kërcënime ushtarake të hapura ushtrisë Jugosll. nëse futetet në Kos. dhe jo se hyri por shkatrroi Kosovën kurse ky për dëshirat e Kosovës i h edh fajin rregulkisht çeverisë në Tirana po kush pranon shtet pa kontroll të mbrenshëm teritori në organizma të fuqishëm
PËRGËZIME, AMBASDOR I SHQUAR!
Së pari, mendoj se duhet falënderuar Gazeta “Dita”, që trajtesa të tilla, i shpall “Ekskluzive”. Duke i bërë nder vetes së saj, sa i takon politikës editoriale në shërbim të Çështjes Kombëtare.
Sa i takon Ambasadorit tonë të shquar, çfarëdo që të themi e të shkruajmë, i ngelemi borxh atij, në shprehjen e Mirënjohjes.
Së dyti, sa i takon Çështjes së Hipotekës “shqiptare” në Beograd, kjo është çështje e rëndë. Aq e rëndë, saqë nuk ka “kandar”, që ta ngrerë, e lere më ta peshojë.
Fakti që ambasadori ynë i shquar, e ka shkruar para gjashtë vitesh(e cituar), bën fjalë për një fenomen shkatërrimtar që ka ngërthyer këtë ngrehinën që mbiquhet edhe “shtet”, pa lere më, që na qenka edhe…”shqiptar”….
Ashtu siç fakti që një lehës mediokër këtu më lart, e akuzon Sali Berishën, për faktin se ai, paska emëruar Ambasador Profesor Shaban Muratin(!!!).
Po nëse ka pak gjëra me të cilat mund të krenohet Saliu, njëra prej tyre, është fakti që ai emëroi Ambasador një shqiptar të madh e shumë të ditur, të vetmin ekspert kompetent të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të gjeopolitikës, që kemi gjallë sot.
Pra, Saliu me këtë emërim, ka nderuar jo thjesht veten e tij, por Shqipërinë dhe Kombin.
Por fakti se shteti i sotëm shqiptar(më saktë ata që përveç të tjerave, marrin edhe rroga për këtë punë), nuk i zbatojnë orientimet largpamëse të Ambasadorit tonë të shquar, nuk bën me faj këtë të fundit. Përkundrazi.
Ulëritës është fakti që serbërit e shprehin hapur se nuk janë në gjendje të pengojnë Kosovën për anëtarësim në NATO(siç e penguan dhe e pengojnë për njohjen si shtet), tregon qartazi se atyre u shkojnë shqetësimet nga “aleati ynë”(lexo: grekërit), që këta të fundit , të jenë të shfajësuar para tyre.
E edhe më ulëritës akoma, është fakti që, edhe pse serbërit dhe grekërit, e thonë hapur këtë, “shteti amë” nuk guxon të hapë gojën, pa lere të ngrerë zërin e të lobojë për realizimin e anëtarësimit të Kosovës në NATO….
MIRËNJOHJE, PROFESOR MURATI!
Ismail, mbaje veten se u shqeve ne te ndenjura. E kuptoj kete delirin tend dhe te Shabes, behet fjale per Erdoqenin e turqise, mikun e turkoshakeve dhe trushpelareve por aspak te Shqipetareve! Kjo dacibao e radhes, s’ka asnje ndryshim nga ato qe bente dikur tek ‘zeri i popullit’, diplomati jot ‘i shquar’, ate kohe, ne shenjester ishte blloku atlantik, sot eshte blloku ‘sovjetik’. Saliu paska nderuar atdheun kur e beri ambasador? O koqe kandari me mentalitet shpellari, kerma e Vicidolit, eshte faqja me e zeze e atij vendi, eshte anti-shteti qe u instalua me dhune e qe kulmoi ne gjakderdhje, ne djall ajo kohe dhe diplomacia e tij perfshire kete dhe fahri balline!
Ka shume e shume menyra per te kritikuar qeverine e Rames, mbi te gjitha korrupsionin e te tjera si keto, por aspak per ato qe shtron Shaba. Nuk e pjerdh njeri Shqiperine, dhe aq sa ka bere, e ka bere nen diktatin e Amerikaneve, ca prisni, qe ta marim ne per dore Naton?! Sa per Turqine tuaj, eshte i vetmi vend qe e ka minuar nga brenda kete aleance, kur adoptoi sistemin antiraketor Rus, e te tjera marreveshje qe ‘i shquari’ jot, si ka permendur kurre!
Eshte perdorur nga Putin dhe sot e ka veshtire t’u bashkohet atyre sanksioneve qe vendet e tjera vendosen. Se pyet askush Erdogen, as ate Albin skuthin apo Osmaneshen, USA, Gjermania, Anglia, vendosin per ate pune, e kjo s’behet si carcafet qe shkruan Shaba me nje gjuhe helmi, e mbi te gjitha, nuk eshte aspak e lehte! Sulltan Erdoga, nuk perfaqeson me Turqine kemaliste, laike, por eshte nje qenie e poshter e neo-otomanizmit, dy shtetet tona i shikon si dy vilajete te kohes se qoftelargut, me Serbine, ka mardhenie shume te mira, ka investime ne disa miliarda e as qe ka ndermend qe t’i humbe, vepron mbas skene ne dem te te ardhmes se Shqipove kudo ku jetojne, propagande, xhami e trushpelarje per t’ua pjerdhur trurin te dyzuarve, c’ka eshte fatale per kombin tone por edhe per Kosoven, kjo ben qe Sllavet ti quajne thjeshte mbetje otomanesh ‘ne token e tyre’!
Nejse, juve s’doni t’ia dini, ashtu sic bete per 500-vjet( jo me kot e quani vellazeri’), fajin e ka gjithmone Evropa, si nuk ju kuptoi kurre ajo? Shko tani dhe futi nje tasqebap e mos u dhjas shume!
Ja fut kot, vilajete vilajete, por jane keto “vilajete” qe I stepin agresoret kunder kombit tone
Ty Rremo anonimi, nuk mund të të mërzitem dot, për faktin që ke ndërruar vendin e gojës me b…..
Prandaj edhe më qan hallin se “u shqeva në të ndenjura”! Sepse ti vetëm ato njeh, e nuk njeh kokë. Më saktë, je një b…. e tërë, nga thonjtë e këmbës, e deri në majë të flokëve.
Prandaj, nuk mundem të të mërzitem dot, se nuk ma lejon (dis)niveli.
Por për hir të së vërtetës, ti dhe shumë lehës të tjerë të ngjashëm me ty, Ambasadorin tonë të shquar, e keni akuzuar ndër vite, siç ju ka ardhur për mbarë, ose siç ju paguajnë të lehni. Pra, njëherë e akuzoni si progrek, një herë si prorus, njëherë si proturk, e sot si proturk.
Po ju nuk dini se çfarë nderi jeni duke i bërë atij intelektuali të madh.
Sepse nëse ai do ishte të gjitha këto bashkë, për të cilat e akuzoni ju, atëherë ai ngelet një shqiptar i madh, e doemos më i shquari diplomat që kemi. Dhe ai po paguan taksën e idiotëve dhe antishqiptarëve si ju.
Dhe përsëri, e nderoni veçanërisht.
Ismail, nuk ta qaj me hallin, e kuptova, je sumeqire ne kuptimin e plote te fjales! Po mire more dallkauk, une qenkam ‘anonim’, po ti vete, kush je? ‘bashkepordhembajtesi’ i artikullshkruesit, edhe kjo s’do shume mend per t’u kuptuar!
Po, mua me paguajne, ne mergim ku jetoj e punoj, me paguajne per ate pune qe bej si kushdo tjeter, si njeri i lire. Shqiperine dhe gjithcka u’a kemi lene juve, kur shikojme qe e keni kthyer ne nje mejhane turke ne mes te Europes, kjo na irriton nga brenda, kete e shprehim me ndonje koment ne keto forume, qe gjithsesi, nuk zgjidh asgje! Sigurisht qe keto komente irritojne ju puthadoret dhe sumelepiresit e djeshem dhe te sotem qe nuk keni pike dinjiteti, jeni po ju qe paguheni per te lehur, prandaj, vazhdo te hash tasqebapin, jo me kot ta tash, e ben mire detiren e qenit qe leh atje ku i hedhin per te ngrene!
Eh,,me fund,morrem fryme lirisht,kur nxorri koke perseri shaba yne,hoxhist,ilahi bismilahi..
Here tjeter mos e vononi kaq shume.
Here tjeter,kur shaba,nuk mund te shkaravise ndonje gje,na e nxirrni te pakten si fotografi,
HA VASO, HA! SE TË BËN MIRË, PAS ÇORBËS GREKE.
Këto që shkruan z. Murati janë shumë të sakta dhe asnjë argument dhe justifikim nuk i kundërshton dot, por me keqardhje duhet thënë që si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë mungojnë “burrat dhe gratë e shtetit”. Fatkeqsisht, kanë bërë karrierë politike njerëz mediokër pa formimin minimal të të kuptuarit të gjërave në interes të Shqipërisë dhe Kosovës. Ky fenomen shikohet në të dy shtetet shqiptare. Rama nuk e njeh diplomacinë dhe politikën e mirëfilltë. Krahu tjetër, Berisha, Basha, Meta, janë akoma më keq, sepse kanë dëmtuar Shqipërinë me veprimet e tyre. Po kështu Kurti do futej me votime në Shqipëri! Osmani erdhi dhe këputi broçkulla në Parlamentin e Tiranës, dhe u takua me “non gratën” Berisha! Këto gjëra tregojnë papjekuri politike dhe diplomatike. Nuk janë njerëz që e kapin situatën në çast dhe veprojnë ashtu si duhet. Hyrja e Kosovës në NATO është plotësisht në interes të të dy shteteve shqiptare dhe forcon pavarësinë e Kosovës, dhe kjo është elementare për t’u kuptuar. Nga ana tjetër “Ballkani i Hapur” është i parakohëshëm për t’u zbatuar, pa u zgjidhur përfundimisht problemet e Ballkanit Perëndimor.
Vllai vogel kosov lufton qeverin e vllait te madh qe te vije non grata sali me ilir cfurkun se shpreson ta bej antare te lidhjes myslymane si turkoshak qe jane.
Kosova ne NATO eshte nje utopi. Kete duhet ta dije c’do politikan kosovar se pari qe mos kerkoje te imitoje Zelenskyn dhe pastaj Kosova te kete fatin e Ukraines.
Kosova ne NATO eshte utopi edhe per faktin se 4 shtete anetare te NATO nuk ja njohin pavaresine. Mjafton Spanja, qe kurre nuk e njeh Kosoven sepse i duhet te pranoje edhe pavaresine e Katalonjes.
Per Kosoven dhe c’do vend te vogel mbrojtja me e mire e paqes eshte shpallja Neutrale. Zvicra e Suedia si te tilla (Neutrale), nuk u sulmuan as nga Adolf Hitler gjate WW2
Vetem Berishaq e fut Kosoven ne NATO
Vetem Berisha e fut Kosoven ne NATO
Vetem Berisha e fut Kosoven ne NATO
O i mjeri redaksi qe po vuan kaq shume
O mjerani redaksi
Ne se Berisha e djege me barute edhe nje Gerdec tjeter dhe ne se shkatrron gjysmen e Tiranes. athere Berisha e fute Kosoven ne NATO.
Ore njeri. Shqiperia hyri ne NATO jo se e deshen Sali Berishen pore se u interesonte atyre.
Lereni pallavrat.
Ne kosove eshte baza Amerikane, qe nuk do largohet derisa te zgjidhet statusi final i kosoves, Keshtu qe argumenti i shabes, se kosova rrezikohet te sulmohet nga serbia, nuk qendron.
perderisa argumenti nuk qendron, bie poshte edhe kerkesa me nxitim per futjen ne NATO. ajo kerkese eshte thjeshte nje propagande e qeverise kurti, qe te terheqi vemendjen nga problemet e kosoves, plus Shaba ka edhe hallin qe te faktorizoje turqine si aleate strategjike, pavaresisht se turqia ka mbajtur te njejtin qendrim me serbine ne luften ne ukraine.
dhe ne NATO turqia eshte aleati me i pabesueshem i aleances, ka 20 vjet qe qe ne perendim po mendojne ta debojne turqine nga NATO.
Turqia eshte i vetmi vend i natos qe ka blere sisteme te avancuara raketore ruse.
Turqia eshte i vetmi shtet qe NATO i ka bere embargo dhe nuk e lejon te bleje armatime superiore si avione f35 apo raketa patriot, sepse eshte hallka e dobet e natos.
E mira e kesaj bote eshte qe cdo kush mund te shfaqe mendimin e tij lirshem! E keqja ne kete fenomen eshte, qe nje pjese e madhe e ketyre njerezve duan qe tu shkoje vetem mendimi i tyre!
Shaba na tregon qarte, se hyrja ne NATO kerkon me pare njohjen e Kosoves edhe nga ato 4 vende te tjera europiane, anetare te NATO-s. Nga ana tjeter kap vetem nje moment te shkurter te shtetit shqiptar, kujdesshmerine dhe jo vrapin amok, duke e quajtur ‘qendrim prej mumje’, duke harruar keshtu rolin e dipllomacise shqiptare ne lidhje me Kosoven, packa se rol modest, biles i qellimshem modest, gje qe ka ndikuar -sado pak- qe Kosova te jete aty ku eshte sot! Jam i sigurte, sic shumica e shqiptarve te Shqiperise, se sikur fati i Kosoves te kish mbetur ne dore te vetem kosovarve dhe njerezve “patriote” alla Murati, fati i kosovarve do te ish tani me keq!
Padiskutim qe 99,99% e shqiptarve deshirojne panvarsine e Kosoves, por kjo s’do te thote qe te gjithe te marrin mendimin e Shabes e te vrapojne amok, duke e perkeqsuar gjendjen e Kosoves kot me se koti!
Pa dyshim z Shaban Murati eshte nje nder njohesit e paket ne Shqiperi qe zoteron tekniken dhe filozofine e politikes se jashtme.Ne artikullin e mesiperm gjerat jane te argumentuara qarte.Ngelet e paqarte ne disa reagime emocionante, se perse duan te erresojne edhe ato gjera qe jane te qarta si drita e diellit. Nga kendveshtrimi i nje eksperti te politikes se jashtme, me shkrimet e tij qe shume nga ne i ndjekin ne vazhdimesi, ai ka treguar analize e mendim kompetent prej dipllomati qe e njeh politiken e jashtme , duke dhene vleresimin qe kane merituar secilit lider politik ketu ne Shqiperi, ne Kosove dhe ne mbare kombin shqiptar.
Sigurisht Shabani është I zemeruar me ER që nuk e beri Minister te Jashtem ose Keshilltar apo Ambasador.
Do të ishte i besueshem nese do të shprehte jo thjesht opinionin e tij apo çka ai beson se ka bere a s’ka bere Qeveria Shqiptare, por referencat zyrtare të saj apo MPJ.
Qoftë edhe si gazetar ai mund të pyese drejtperdrejt ER apo O XH.
Është e papranueshme për një figure të statures se Shaban Muratit të shprehet me ato terms ndaj qeverise se vendit tend, aq më teper pa një dokument, pa një citim, thjesht se ashtu mendoj unë se është më mire (!).
Ky diplomati qe militon qe nga koha e enverit, nuk di kryesoren: ne diplomaci asnjehere nuk enderrohet; dhe ne kete kuptim , per momentin, endrra per Kosoven ne NATO e kalon cdo fantazi.
Ore miq dhe jo miq komentues. Po në Kosovë ka një bazë të madhe ushtarake… plus ushtria jo e UÇK-së, plus Albini me militantët, edhe Shaba myslumsni fanatik…e shumë të tjerë. Bëri gjë ky kur ishte ambasador? Pyeteni! Shkroi libra për hesap të vet. Turp t’i vijë që na hiqet patriot, berishist klasik, nga ata fanatikët që bëri karrierë në socializëm si komunist i thekur, kopjo Sala. Të tillë të shesin për një picë.
o Shabe paske ik per lesh. Pak i ashper rreshti i pare, por perdorimi politik i nje çeshtje te tille te rendesishme kombetare per interesa te politikes se dites apo interesa meskine nuk te le rruge tjeter.
Po pse more toc duhet te perzihet Shqiperia, apo qe te filloj Vucici dhe pas Kirjakosi te ulerasin per Shqiperine e Madhe.
Po ti e di more Shabe qe edhe te ulerasi Shqiperia kete pune mund ta mbarojne vetem fuqite e medha.
Pale po kur shkruan qe Nato eshte me interesuar ta pranoje Kosoven ne gjirin e saj, se sa kjo e fundit?!