Lista e çmimeve në muajin janar ka si referencë matjet e INSTAT të disponueshme për publikun në web-in zyrtar, ndërsa çmimet e datës 15 mars u morën nga pikat e pakicës në kryeqytet, që kanë reflektuar nivelet më të ulëta të rritjes.
Sipas listës së çmimeve bashkëngjitur, rritjen më të madhe në vlerë e patën yndyrat, mielli dhe nënproduktet e tij, hidrokarburet etj.
Çmimet e vajit dhe gjalpit kishin përqindjet më të larta të rritjes. Një kg gjalp u shit dje me 1,000 lekë nga 682 lekë në janar, me një rritje 46.6%, ndërsa çmimi për një litër vaj u rrit me 40% duke shkuar në 320-330 lekë për kg nga 228.1 lekë që ishte në janar 2022.
Çmimet e yndyrave u rritën me shpejtësi pas sulmeve të Rusisë në Ukrainë. Vendet në konflikt kryesojnë listën e eksporteve të vajit dhe lëndës së parë për këtë produkt.
Të përfshira në luftë dhe sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë sollën rritje të menjëhershme të çmimeve në produktet e vajit. Ndërsa çmimi i gjalpit ka si shkak kryesor faktorë të brendshëm që janë krijuar nga kostot e larta të energjisë dhe karburanteve në fabrikat e përpunimit të qumështit.
Për shkak se shumë prej tyre e blejnë energjinë në treg të lirë, aktualisht një kilovat energji blihet 4-5 herë më shtrenjtë se vitin e kaluar në këtë periudhë.
Pas yndyrave rritjen më të lartë e shënoi mielli dhe nënproduktet e tij. Një kilogram miell i paketuar u shit dje me pakicë me 135 lekë nga 99.2 lekë në janar, duke u rritur me 36%. Çmimi i makaronave u rrit me 20.5% dhe buka një kilogram u rrit me rreth 17%.
Një litër qumësht u shit dje 160 lekë për litër nga 120.3 lekë në janar. Ndërsa një litër kos natyral u shit me 150 lekë me rritje 16.2% në krahasim me muajin janar.
Kostot e larta të energjisë dhe transportit po prekin të gjithë zinxhirin e industrisë ushqimore në vend. Rritja e ushqimit për kafshë po rrit kostot e fermave të mëdha, pasi Ukraina dhe Rusia ishin lojtar të rëndësishëm në Europë për furnizimin me këto produkte.
Për këto arsye, edhe çmimi i një veze u rrit me 16%. Një kokërr tani po shitet me 21 lekë nga 17 lekë që ishte në janar 2022.
Çmimet e naftës dhe gazit gjithashtu u rriten fort pas luftës. Një litër naftë dje kushtoi rreth 10% më shumë se ne janar 2022. Çmimi tani po kontrollohet nga një bord i përbashkët me përfaqësues të qeverisë dhe tregut, të cilët mblidhen periodikisht për ndryshimin e çmimeve.
Në krahasim me muajin janar kanë pësuar ulje vetëm çmimet e kastravecëve dhe qepëve. Kastravecët shiten 14% më lirë se në janar, për shkak se në treg ka dalë prodhimi i ri i serrave, ndërkohë që kërkesa për eksport ka shfaqur probleme pas luftës në Ukrainë.
Lufta ka ndryshuar tendencat e konsumit. Nën panik se çmimet do të rriten më tej dhe se produktet do të mungojnë në treg, këtë muaj pati blerje jo të zakonta në artikujt e vajit dhe miellit në atë masë sa u zbrazën raftet e njësive të shitjes.

Monitor
a.m/dita

Sipas INSTAT “Lufta ka ndryshuar tendencat e konsumit”! Jo aspak.
Lufta ne Ukraine po sherben ai alibi per kete qeveri qe te fshehe deshtimin ekonomik ne keto mbi 8 vjet qeverisje, kurse te kushdo qe shet ne Shqiperi sherben si justifikim per te rritur cmimet aq sa munden, perfshi edhe cmimet e sherbimeve.
Gjithcka rendon tek konsumatori qe vetem ble e nuk ka c’te shese e kjo perben thelbin e krizes ketu.
Turp turp thote ai pm.
Ne grop do shkoje ndyresira me tere sorrollopin e tij sali bash meta monika e cdo pm tjeter.
Kriminelo drogaxhi hajdute kurvare
Dita
Cfare e them e them
se e kam pare vete. Artikujt e ambalazhuar jane shume më shtrenjt se edhe ne vendin më te shtrenjte ne Europe, Angline. Nje liter vaj lule dielli ne supermarketin Sainsbury’s ishte 1.06. pra nje paund e 6 pens. Konvertojeni vete. Cmimet ne supermarkete ne varesi te emrave te prodhuesve shkojne nga 1 paund deri ne 3 paund. Pervec emrave te prodhesve edhe supermarketet ne Angli shesin artikujt me logon e supermarketit. Keto mallra jane edhe më te lira se ata te brandeve apo markave ushqimore me emër. Po keshtu ndodh me sheqerin, fasulen. I gjen më lire ne Angli se ne Shqiperi. Pastaj jane edhe dy supermarkete te lira qe i gjen ne te gjithe Europen si Lidl dhe Aldi, te dyja gjermane, qe kane cmime mjaft te lira. Pse nuk i sjell Rama keto dy suoermarkete qe te mbushin barkun shqiptaret?
Gazeta mund te dergoje gazetare per te verifikuar cmimet ne disa vende te rajonit apo edhe BE-se.
Robert
Dita
Cfare e them e them
se e kam pare vete. Artikujt e ambalazhuar jane shume më shtrenjt se edhe ne vendin më te shtrenjte ne Europe, Angline. Nje liter vaj lule dielli ne supermarketin Sainsbury’s ishte 1.06. pra nje paund e 6 pens. Konvertojeni vete. Cmimet e nje pako me 10 veze, ne supermarkete, ne varesi te emrave te prodhuesve shkojne nga 1 paund deri ne 3 paund. Pervec emrave te prodhesve edhe supermarketet ne Angli shesin artikujt me logon e supermarketit. Keto mallra jane edhe më te lira se ata te brandeve apo markave ushqimore me emër. Po keshtu ndodh me sheqerin, fasulen. I gjen më lire ne Angli se ne Shqiperi. Pastaj jane edhe dy supermarkete te lira qe i gjen ne te gjithe Europen si Lidl dhe Aldi, te dyja gjermane, qe kane cmime mjaft te lira. Pse nuk i sjell Rama keto dy suoermarkete qe te mbushin barkun shqiptaret?
Gazeta mund te dergoje gazetare per te verifikuar cmimet ne disa vende te rajonit apo edhe BE-se.
Prodhimi vendas nuk nxitet se pastaj humbasin te ardhurat qe perfitojne nga kontrabanda. Ne Shqiperi duhet nje Revolucion, por nuk ka kush ta beje.
Hajdeni ne SHBA ta meerni vesh se cmimet jane rritur dyfish, por dora e agjentures ruse priret perpara se t’i ngreje njerezit ne demonstrata: Jemi ne lufte o bashkatdhetare!
Ti pardje komentoje nga Gjermania, paske shkuar ne USA tani?
Monitor po shpjegon që rritjet e çmimeve janë prej konfliktit . Nuk është reale rritja e çmimeve . Ka abuzim me rastin e konfliktit dhe sanksioneve. Pyesni ekonomistët që të kuptoni si rritet çmimi . Për arsye të kostove që preken apo bashkë me to ka abuzim. Pra rritja 5% dhe abuzimi 15% venë 20% sëbashku. Kështu shpjegoj për të gjithë artikujt.
Por nuk ka shtet që bën kontrollin e subjekteve që tregëtojnë këto produkte.
Shteti mbron qytetarët e vetë e jo tregtari.
Besoj e kupton.
Pse duhet thene shporte ? me mire i shkon thesi i çpuar nga fundi