Debate të forta kanë ndodhur në sallën e Kuvendit mes zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ahmetaj deklaroi se beteja e madhe e opozitës kundër Reformës në Drejtësi u bë për të ngadalësuar integrimin e Shqipërisë në BE.
“U fol sot për thyerje embargo me Rusinë. M’u kujtua 1994 me naftën dhe furnizohej vrasësi i shqiptarëve. Ja vlen t’i kthehemi historisë. Qytetarët i rikthehen në kujtesë momenteve të zeza të vendit.”
“Forca politike në diskurs asnjë nuk ka dalë kundër Integrimit Europian. Shumë forca e kanë ngadalësuar diku edhe pa qëllim. Beteja kundër reformës në Drejtësi ishte e qëllimshme. Një botë nga e ardhmja dhe një nga e kaluara. Është një cunam global që godet kryesisht njerëzit në nevojë dhe vendet jo të varfra. Është paketë dinjitoze dhe jemi duke i rezistuar një lufte. Një fatkeqësie të tretë”, tha Ahmetaj.
Ndërkohë Berisha është rikthyer tek pandemia e Covid duke thënë se në Shqipëri janë shënuar 14 mijë e 700 viktimave.
“Këta janë tipa njerëz që kanë në borxh me gjakftohtësinë më të madhe të ecin mbi kufoma. Shqipëria numëron 14 700 viktima nga Covid ndërsa këtu rrihet gjoksi se si e përballuam në nivelin më të lartë në Europë të vdekshmërisë. Këto kanë humbur çdo ndjenjë njerëzore. Janë përgjegjës për këtë dramë të madhe. Lanë pa shtruar mijëra qytetarë të vdesin nëpër shtëpia”, tha Berisha.
Në një moment ka ndërhyrë edhe ministrja Elisa Spiropali duke thënë se Berisha përdor cdo fatkeqësi për kredo politike.
“Koha jote ka mbaruar. Por ti vazhdon e flet këtu për të larguar frikën. Si ai që bërtet në pyll. Ti je lindori më i madh shqiptarë. T’i je sovjetiku i fundit në këtë vend Sali. Ti nuk lë fatkeqësi për të përdorur për vete dhe për aksionin tënd politik. Nuk ke pyetur as për kufoma për pushtetin tënd. Ky është turp dhe duhet ta mbash. Nuk mjafton që ke mundur Lulin se je pakicë dhe ke shkallmuar partinë tënde”, tha Spiropali.
Duke replikuar me Spiropalin, Berisha e ka akuzuar se ka përvetësuar 5 milion euro.
“Më duhet t’i thëm, zonjës se Skënderbuci e ka shpërblyer me 5 milion euro. Avokat si mis 5 milionshja është shumë e përshtatshme për Edi Ramën. Mbajmë heshtje për 14 mijë e 700 viktima për Covid”, tha ai.
j.l./ dita

Ku e njeh turpin Saliu moj e Spiros?
Si shpesh po perdoret kjo fjala ” turp “,bile aq shpesh e vendepavend , sa po humb edhe kuptimin!E! ku ka mbetur tek Saliu ndjenje turpi , keqardhje dhimbje , pendese ,apo falje ! Tek ai kane perparesi ;egersia ;mashtrimi, servilizmi ndaj me te fuqishmeve,, egoizmi shtazarak ,pervetesimi i cdo gjeje ,pasurore , te mire publike , arritje ne cdo fushe te jetes !Ai mbetet figura me e shemtuar ne historine re Shqiptare , apo sic e kane percaktuar shume politikane ;fatkeqesi Kombetare!!,
Sali vdekja,=Remzi Hoxha,Shkëlqim Haklaj +vëllezërit+ të vrarët e Tropojës,+4 të bulevardit,etj etj.Sali ti thu jo,Meta me zë e figurë thotë jo.Ju jeni hajdutë e vrasës në mohim.Shko në ShBA se të bëjnë ti pohosh,shko,shko.
monstra, vampiri, njeriu i te gjitha poshtersive, ne krahun tjeter ndrikulla e despotit te Surrelit, cete kusaresh qe shkembejne sharje dhe akuza te verteta por qe aSPAKu as qe ka ndermend ndonjehere ti marri per te verteta. Kjo nuk ndodh ne komunen me te humbur por ne parlamentin e atij shteti pa shtet, nuk e imagjinoj dot nese do te degjoja ne parlamentin Italian, te tallnin dhe neperkembenin emrin e Garibaldit, keta te pa cipe e bejne qe cke me te, pervec demit kolosal qe i kane shkaktuar vendit, neperkembin edhe emrin e Heroit tone. E shkaterruan ushtrine qellimisht, te gjitha instancat e sigurise, asgje si frenon me keta bandite, askund tjeter nuk ndodh keshtu, te kishte ushtri qe ti merrte zvarre ne mes te asaj salle si qener dhe te jepnin llogari.