Zyrtarja e lartë e OKB-së, thirrje për hetimin e vrasjes së civilëve në Ukrainë

Amelda Amelda

Drejtuesja politike e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për hetimin e vrasjes masive të civilëve në Ukrainë dhe shkatërrimin e qindra ndërtesave , shkollave, spitaleve dhe infrastrukturës tjetër civile, dhe që autorët të mbajnë përgjegjësi.

Nënsekretarja e përgjithshme e OKB-së, Rosemary DiCarlo, tha në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork të enjten se “e drejta ndërkombëtare humanitare është e qartë” në ndalimin e sulmeve të drejtpërdrejta ndaj civilëve në operacionet ushtarake dhe sigurimin e mbrojtjes së tyre.

Megjithatë, tha ajo, shumë nga sulmet e përditshme që po godasin qytetet e Ukrainës “thuhet se janë pa dallim, duke rezultuar në viktima mes civilëve dhe dëmtime në infrastrukturën civile”.

Ambasadorja e SHBA në OKB, Linda Thomas-Greenfield, shkroi në Twitter se “Ukraina nuk do të jetë kurrë fitore për Putinin” pavarësisht nga çdo gjë.

a.m/dita

Share This Article
1 Comment
  • po pse ne irak,siri,afrike,lindje e mesme nuk jane vrare civile?Keta te vrare lopa i ka pjelle?Sharabajge .Shikojeni nga turinjte c’fare mutin eshte .Ajo vlen per filma horor qe zhdukin njerez me acid ne bathe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *