Apeli rrëzon zgjedhjet në FSHF: Asambleja e pavlefshme, Duka i pezulluar me vendim të formës së prerë

J L

Gjykata e apelit ka lënë në fuqi masën e pezullimit të Armand Dukës në krye të FSHF. Me vendimin saj të formës së prerë, Apeli ka rrëzuar zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Apeli ka vendosur që Duka dhe Sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku  të pezullohen me vendim të formës së prerë.

Gjithashtu,  në vendimin e sotëm është vendosur që dhe Asambleja e FSHF-së është e pavlefshme sëbashku me presidentin Duka.

Gjykata i ka cilësuar të drejta akuzat e ngritura, duke  gjetur shkelje të rënda nga Duka dhe Shulku. Në vendimin e saj, Gjykata thotë se shkeljet e realizuara nga Duka dhe Shulku përbëjnë vepër penale.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *