Greqia do të rindërtojë maternitetin e shkatërruar të Mariupolit

Amelda Amelda

Qeveria greke ka njoftuar se është “e gatshme të rindërtojë” maternitetin e bombarduar në Mariupol më 9 mars.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, iu referua lidhjes së qytetit me grekët e mërguar, një komunitet prej 120,000 banorësh që kanë jetuar dhe punuar atje për shekuj teksa dha lajmin.

Mitsotakis tha: “Greqia është gati të rindërtojë maternitetin në Mariupol, qendra e minoritetit grek në Ukrainë, një qytet afër zemrave tona dhe simbol i barbarisë së Rusisë.”

Bombardimi i spitalit nga Rusia tronditën botën pasi u shfaqën imazhet e një gruaje shtatzënë në gjendje të rëndë që po transportohej me urgjencë me barelë nga ndërtesa e bombarduar.

a.m/dita

Share This Article
3 Comments
  • Nuk jane Greke te Merguar o turq te felliqur por kane qene atje qe ne kohen e Luftes se Troas.
    Krimeja ka qene me Emrin Greke ne Lashtesi Tavros.
    Ishullin gjarperinjve Fidho-nisi Jane varrosur Akilit dhe Patrokli pasi u vrane ne Luften e Troas apo Ilyon nga vjen dhe fjala Ilyadha e Omiros (Homeri).
    Mariopolis eshte Emertim Greke.
    Po ashtu edhe Melitopoli.
    Jane si Vorio Epiritet qe kudo qe te germosh Greqisht do lexosh.
    Prandaj dhe i ndryshuat Emertimet Greke te Vorio Epirit se kini Ndergjegje dhe Identitet Osmane qe nga Kostantinopolis ne Nder te Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos.
    Mallkuar qofshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *